E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Fabrikat shqiptare të fasonit (me sistemin e materialit të porositësit) punojnë me norma të ulëta fitimi, për shkak se mallrat që prodhohen në Shqipëri janë produkte gjysmë të gatshme. Humbjet nga kursi i këmbimit po gërryejnë fitimet, të cilat do të mund të investoheshin në përmirësimin teknologjik të kompanive.
TIRANE- Rritja e pagës minimale më 1 prill me 40 mijë lekë ishte e treta brenda vitit, duke bërë që paga e detyrueshme për punonjës të rritet me 33% brenda 12 muajve. Në pranverë të vitit të kaluar, paga minimale ishte 30 mijë lekë.
Bizneset e sektorit fason janë të alarmuar, sepse rritja e pagave ka hyrë në fuqi pasi janë negociuar çmimet me furnitorët. “Brenda një viti kemi negociuar me rritje për çdo sezon çmimet, nuk mund ta bëjmë më”, – tha Eva Laro, e cila drejton fabrikën e këpucëve ProDyn.
“Me shqetëson mënyra se si merren vendimet. Morën premtimin se rritja do të bëhej me dy faza. Rritja e menjëhershme me 18% është shumë e shpejtë dhe nuk lë kohë të përmirësohet biznesi dhe produktiviteti” – tha znj. Laro.
Në periudhën në vijim, ajo do të tregohet e kujdesshme për rritjen e çmimeve, pasi po rrezikon humbjen e klientëve, ku tashmë njëri prej tyre është larguar.
Rritja e pagës minimale, sipas saj, erdhi në një moment të vështirë ku sezoni nisi me rënie të porosive për shkak të ekonomisë globale me rënie. Ajo thotë se shumë fabrika do të përballen me vështirësi, për shkak të rritjes së kostove të pagave dhe rënies së porosive.
Ndërkohë është rritur interesi nga industria e modës në Europë për të zhvendosur prodhimin në Indi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Kryetari i Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe, tha se rritja e pagës minimale po e bën Shqipërinë jo konkurruese dhe po largon klientët.
“Me rritjen nga 1 prilli të pagës minimale, gradualisht do të rritet paga edhe për punonjësit që paguhen 40,000 lekë, pasi nuk mund të jetë në nivele të njëjta me një punonjës që ka përvojë profesionale dhe produktivitet.
Nivelin e pagës minimale e kalojnë 30 deri në 40% e punonjësve të sektorit. Pra rritja dhe kostoja e një biznesi të sektorit do të jetë edhe më e lartë.
Kjo do të jetë gropa më e madhe për sektorin fason. Rritja e pagës minimale rrezikon të kthehet në bumerang. Në anën tjetër është e nevojshme të bëhet kjo rritje, por që barra të mos rëndojë vetëm te biznesi, duhet të shoqërohet me lehtësi fiskale, me qëllim që të rritet produktiviteti dhe konkurrueshmëria, në cilësi dhe makineri të reja”, tha ai.
Z. Prençe shprehet se, përveç rritjes së kostove nga paga minimale, rënia e euros është një shqetësim madhor për industrinë, kur në shtetet fqinje si Serbia apo Maqedonia e Veriut e kanë kursin e fiksuar dhe të mbrojtur me ligj.
Mungesa e punonjësve, produktiviteti i ulët, amortizimi i impianteve prodhuese dhe rritja e karburantit që ndikon në shtim të kostos së transportit të punonjësve dhe të mallrave po mban peng produktivitetin.
“Këto elemente na bëjnë jo vetëm të humbasim konkurrueshmërinë në Ballkan, por edhe kontratat afatgjata dhe solide me markat europiane, që po orientohen drejt vendeve afrikane apo Uzbekistan me çmime më të ulëta dhe më shumë punonjës se manifaktura ‘Made in Albania’ e veshjeve dhe këpucëve”, pohoi Prençe.
Kursi i këmbimit rrënon fitimet e eksportuesve
Fabrikat shqiptare të fasonit (me sistemin e materialit të porositësit) punojnë me norma të ulëta fitimi, për shkak se mallrat që prodhohen në Shqipëri janë produkte gjysmë të gatshme. Humbjet nga kursi i këmbimit po gërryejnë fitimet, të cilat do të mund të investoheshin në përmirësimin teknologjik të kompanive.
Vitin e kaluar, vlera totale e eksporteve, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, arriti në 486 miliardë lekë, 80% e të cilave (389 miliardë lekë) ishin në euro.
Në janar të vitit 2022, kursi mesatar i këmbimit të Bankës së Shqipërisë ishte 121.5 lekë, ndërsa në dhjetor me 114.9 lekë. Në harkun e një viti, euro u këmbye me 6.6 lekë më pak, duke krijuar humbje të pastër 25.7 miliardë lekë, ose 225 milionë eurosh.
Në mungesë të krahut të punës, fabrikat shqiptare tani duhet të investojnë në novacion, në mënyrë që të ulin varësinë nga burimet njerëzore dhe të mund të realizojnë produkte që shiten shtrenjtë në tregjet huaja. Me rreth 225 milionë eurot e humbura nga kursi i këmbimit vetëm në një vit mund të ishte rinovuar e gjithë teknologjia e sektorit fason dhe e industrive të tjera që lidhen me eksportin.
Eksportuesit janë të shqetësuar se ekonomia shqiptare është duke u bërë gjithnjë e më shumë jokonkurruese për sektorin e prodhimit. Evdin Prençe nga Shoqata Pro-Eksport, i cili gjithashtu zotëron një fabrikë të prodhimit të këpucëve për eksport, tha se sektori fason humbi në total 2.5 milionë euro vetëm në 10 ditë në muajin dhjetor 2022, kur kursi i këmbimit nga 116 ra në 113 lekë.
Humbjet e eksportuesve, për shkak të kursit të këmbimit, janë bërë të qëndrueshme, pasi rënia po vijon me ritme të larta nga viti në vit. Në pranverën e vitit 2016, 1 euro kushtonte rreth 140 lekë. Që nga ajo kohë, Euro është nënçmuar ndaj Lekut me 26 lekë, ose 18.5%. Po në këtë masë kanë rënë edhe të ardhurat e eksportuesve.
Një euro po këmbehet aktualisht me 111 lekë nga 117 në fillim të vitit. Ndryshe nga kostot e tjera të aktivitetit, eksportuesit nuk mund të zhvendosin në çmimet finale humbjet që vijnë nga kursi i këmbimit, – pohojnë administratorët e fabrikave.
Pjesa më e madhe eksportuesve shqiptarë punojnë me kontrata. Nga dorëzimi i mallrave deri te pagesa kalojnë zakonisht 4-6 muaj. Por gjatë kësaj periudhe po ndodh që euro të nënçmohet me 3-4 lekë. P.sh., nëse nga një faturë eksporti 10 mijë euro në janar 2022 përfitoheshin 1,215,000 lekë në dhjetor, vetëm 1,149,000 lekë.
Ndërkohë që planet financiare bëhen duke marrë në konsideratë një logjike normale të kursit të këmbimit, mbiçmimi jashtë çdo parashikimi i Lekut po i tensionon prodhuesit. Kursi i këmbimit ka krijuar disa efekte pozitive në pagesat e kredive në euro të eksportuesve mirëpo të ardhurat që teprojnë nga ky proces, tatohen sërish si fitime dhe në fund, kursi i këmbimit vetëm po krijon humbje.
Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me gjithë vështirësitë që sollën çmimet e larta të lëndëve të para dhe mungesat në fuqinë punëtore arriti të integrohet në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës vitin e kaluar.
Të dhënat zyrtare zbuluan se vlera e eksporteve arriti në mbi 135 miliardë lekë (1,1 miliardë euro) me rritje vjetore mbi 20%, më e larta që nga viti 2015. Rritja në këto nivele u mbështet nga çmimet më të larta që morën prodhuesit shqiptare nga klientët europianë, pasi eksportet në sasi pësuan rritje me vetëm 5%.
Florian Zekja, nga Shoqata Pro-Eksport, shpjegoi se sektori po orientohet, gjithnjë e më shumë, drejt segmenteve të tregut me vlerë të lartë. Vitin e kaluar, si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para, prodhuesit shqiptarë të veshjeve dhe këpucëve negociuan çmime më të larta me furnitorët.
Mes vështirësive për punonjës dhe rritjes së kostove, sektori po përpiqet të hyjë në një hallkë më të lartë të zinxhirit të vlerës. Eva Laro, e cila zotëron një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të këpucës, ka kontrata me markat prestigjioze të tregut europian, si “Clarks”, “Josef Siebel”, të cilat janë për konsumatorë të nivelit mesatar.
Varësia nga Italia rrit ekspozimin ndaj krizave
Njësitë e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve realizuan vitin që shkoi 135 miliardë lekë, ose mbi 1,1 miliardë euro nga eksporti, duke shënuar një rekord të ri historik.
Edhe pse ka përpjekje për diversifikimin e kontraktorëve, në vitin 2022, fabrikat shqiptare shfaqën sërish varësi të lartë nga tregun italian, në të cilin shkuan rreth 78% të eksporteve, thuajse në të njëjtin nivel me vitin 2021.
Vlera e veshjeve dhe këpucëve që u eksportuan në Itali arriti në 105 miliardë lekë më 2021, nga rreth 88 miliardë lekë që ishte në vitin 2021, me një zgjerim gati 20%.
Gjermania u rendit e dyta me një vlerë eksporti prej 8,4 miliardë lekësh, ose 6.2% të totalit të eksporteve. Vetëm 15% e eksporteve shkojnë në vende të tjera si Greqia, Hungaria, Rumania, Franca, Serbia.
Varësia e lartë nga tregu italian e bën shumë të transmetueshme krizën. Sektori i modës në Itali po përballet me rënie të kërkesës dhe kjo po reflektohet në fabrikat tona.
Me gjithë ndryshimet e dy viteve në fundit, tregu shqiptar vijon të ketë varësi të lartë nga Italia. Edhe pse ka përpjekje për të gjetur kontraktorë të rinj në vende të tjera si Spanjë dhe Gjermani, sërish Italia mbetet vendi monopol.
Kjo varësi ndër dekada ka krijuar një dembelizëm në sektor, i cili nuk po bën përpjekje për të realizuar ciklin e mbyllur, por vijon të ofrojë shërbime ndaj porositësve italian që i sjellin proceset gjysme të gatshme duke realizuar vetëm qepjen në Shqipëri.
Kjo mënyrë pune ofron më shumë siguri për fabrikat shqiptare, pasi gjatë pandemisë Covid-19, ato që kishin realizuar ciklin e mbyllur dhe ishin të pavarura në tregjet e shitjes, u përballën me falimentim.
Marrë nga Monitor
TIRANË- Moti do jetë me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës së sotme. Temperaturat minimale do t&e...
Policia TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë të ditur se asnjë problem nuk është konstatuar gjatë ruajtjes së obj...
Qendra e votimit TIRANË- Tensione brenda qendrës së votimit në Kamëz. Një qytetar, është tensionar pasi nuk ka ditu...
MALLAKASTËR- Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, kandidat i PD-së në Mallakastër është ndaluar nga pol...
KRUJË- Bedri Murati u arrestua në flagrancë me precedent te theksuar kriminal, i cili shpërndante lekë për llogari të kandi...
Vila në Nivicë TEPELENË- Pamjet që po shikoni tregojnë vilën dy katëshe ku dyshohet se kanë qëndruar dy 46-vje...
Asfalt në Peshkopi PESHKOPI- Heshtja zgjedhore vijon, por 'punimet' nuk janë ndërprerë. Në një video të sjellë nga ...
Fredi Beleri SHQIPËRI- Në Shqipëri gjykata e Vlorës vendosi sot të lërë në fuqi arrestin me burg për Fredi Bel...
Himarë GREQI- Familjarët e Pandeli Kokaveshit, i cili u la në burg bashkë me Fredi Bejlerin, nën akuzën e blerjes së vot...
Policia TIRANË- Pandeli Kokoveshi, i cili u vu në pranga bashkë me Fredi Belerin është lënë në burg. Kokoveshit i &...