LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Akademia e Policisë, tha ai, do të jetë gjithashtu në listën e prioriteteve, në mënyrë që nga aty të dalin efektivë sa më të trajnuar.

17 Shtator 2022, 15:46 Nga F.M
Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici:
Muhamet Rrumbullaku në takim me oficerët

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në një takim prezantues oficerët ndërlidhës dhe përfaqësuesit e misioneve dhe programeve që asistojnë Policinë e Shtetit për përmbushjen e detyrave funksionale të saj. Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm njohu të pranishmit me vizionin dhe standardin që kërkon të vendosë në raport me qytetarët, për luftën kundër krimit dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht ata strategjikë.

Muhamet Rrumbullaku tha se synimi i tij në këtë sfidë që e konsideroi personale, nuk është ndryshimi i emrave të drejtorëve, por i filozofisë. Prioritet, ai tha se do të ketë goditjen e krimit të organizuar dhe strukturimin e ekipeve që u është ngarkuar kjo detyrë. Rrumbullaku tha gjithashtu se do të ngrihet një këshill i posaçëm si strukturë e Policisë së Shtetit për emërimet e reja. Akademia e Policisë, tha ai, do të jetë gjithashtu në listën e prioriteteve, në mënyrë që nga aty të dalin efektivë sa më të trajnuar.

Fjala e Rrumbullakut:

“Të nderuar oficerë ndërlidhës dhe përfaqësues të misioneve dhe programeve që asistoni Policinë e Shtetit. Së pari, ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim prezantues, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të cilën nuk e shikoj aspak si detyrë të radhës, por si mision të shenjtë në shërbim të qytetarëve dhe në luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe ndaj krimit në përgjithësi. Këtë mision nuk e kërkova, as nuk punova për të ardhur këtu dhe kjo është shumë e sinqertë, por ky mision m’u besua dhe për mua është sfidë personale të punoj për të ndërtuar standarde dhe vizionin e ri për organizatën e Policisë, për një qasje ndryshe në raport me qytetarët dhe për luftën ndaj krimit të organizuar e krimit në përgjithësi, si dhe në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit. E ndjej detyrim institucional, por edhe personal, në fuksion të përmbushjes së prioriteteve dhe sfidave që kam marrë përsipër në drejtimin e organizatës së Policisë, si dhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me partnerët, që të zhvilloja këtë takim me ju, për t'ju njohur nga afër me prioritetet, vizionin dhe pritshmëritë që kam.

Gjatë takimeve prezantues që kam zhvilluar me strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, kam bërë të qartë për organizatën, qytetarët dhe partnerët se do të punoj fort për ta ndryshuar vizionin e organizatës që drejtoj, duke ridimensionuar imazhin e Policisë në komunitet, me qëllim që punonjësit e Policisë të jenë krahu i djathtë i qytetarëve. Kjo sepse jam i bindur, nisur edhe nga përvoja ime e gjatë në drejtimin e strukturave policore, se pa besmin dhe mbështetjen e qytetarëve përmbushja e misionit tonë do jetë e cunguar. Të nderuar pjesmarrës: Prioriteti im nuk është ndryshimi i emrave në krye të strukturave qendrore e vendore, por ndryshimi i filozofisë dhe i metodologjisë së punës dhe për të arritur këtë duhen domosdoshmërisht reforma ligjore, strukturore dhe arsimore. Nevojitet analizimi i rasteve dhe nxjerrja e përgjegjësive të drejtuesve në të gjitha nivelet e strukturave ku punonjës policie janë të përfshirë drejtpërdrejt në paligjshmëri, veprimtari kriminale dhe favorizim. Është i domosdoshëm krijimi i një lidhjeje të qëndrueshme të strukturave që kam në varësi me terrenin dhe me problematikat që hasin qytetarët, për të eliminuar tërësisht kulturën e zyrës dhe të papërgjegjshmërisë së drejtuesve në të gjitha nivelet e drejtimit të organizatës. Besoj se vetëm kështu do të mund të fitojmë akoma më shumë besimin e qytetarëve dhe më tepër mbështetjen e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare, që janë shumë të çmuara për Policinë e Shtetit.

Synoj ndryshimin kryesisht të strukturave që merren me hetimin e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti, si dhe krijimin e një strukture sa më efikase, me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në këtë drejtim. Gjithashtu, dua t'ju bëj me dije se do të ndryshojë mekanizmi i menaxhimit të burimeve njerëzore. Brenda pak ditëve, në Policinë e Shtetit do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie, praktikë kjo që do t'i japë fund vendimmarrjes së deritanishme që ishte atribut vetëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet. Transformimi i Akademisë së Sigurisë është një objektiv dhe kjo do arrihet duke marrë modelet më të mira europiane të mësimdhënies, me qëllim që efektivët e Patrullës së Përgjithshme dhe oficerët për Hetimin e Krimit, të cilët do të përgatiten në Akademinë e Sigurisë, të dalin prej andej sa më të aftë profesionalisht dhe të përshtatur me kulturën europiane dhe më gjerë të policimit në komunitet. Kjo do të ndikojë në rritjen e besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët e me partnerët, si dhe në rritjen e rezultateve të punës në interes të rritjes së parametrave të sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve, si dhe për goditjen më me efikasitet të fenomeneve kriminale globale.

Konsideroj si një nga prioritetet kryesore intensifikimin e bashkëpunimit me partnerët, për goditjen e fenomeneve kriminale, realizimin e operacioneve të përbashkëta, si dhe për shkëmbimin e praktikave më të mira policore, në funksion të rritjes së sigurisë. Misioni i Policisë së Shtetit, që nga krijimi i saj dhe çdo ditë e më intensivisht, ka ndërlidhur përmes urave të bashkëpunimit dhe miqësisë, shtete, organizata, grupe ekspertësh dhe efektivë, me qëllim përmbushjen e plotë të tij. Në kontekstin global dhe kibernetik që fenomenet kriminale kanë marrë sot, secili prej jush dhe organizatat që ju përfaqësoni, janë një mundësi më shumë që Policia e Shtetit shqiptar të realizojë më me efikasitet detyrat e saj funksionale në shërbim të sigurisë publike, jetës dhe pronës së qytetarëve. Vlerësoj shumë kontributin tuaj të deritanishëm në forcimin e partneriteteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe për mbështetjen e ofruar nga Misionet, Programet dhe Projektet që asistojnë sot Policinë e Shtetit. Duke konsideruar si domosdoshmëri bashkëpunimin ndërshtetëror, pasi krimi i organizuar nuk njeh kufij, ngjyrë apo gjuhë, kam bindjen se është shumë i domosdoshëm thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe organizatave që ju përfaqësoni, duke eliminuar çdo barrierë, burokraci e keqkuptim dhe bashkërisht të vijojmë të punojmë për të luftuar më me efikasitet ato fenomene kriminale që sot janë kërcënim real për të gjitha vendet tona. Ashtu siç kam kërkuar nga strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, për ndryshim të metodologjisë së punës, po kështu jam i vetëdijshëm për forcimin e bashkëpunimit me ju, me organizatat që ju përfaqësoni dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Ju shpreh vullentin tim të palëkundur dhe të organizatës që unë drejtoj, se bashkëpunimi ndërmjet nesh do të jetë transparent dhe profesional, pasi besoj fort se çdo sukses arrihet kur ke një bashkëpunim të ndërtuar mbi baza besimi, profesionalizmi dhe korrektësie. Kemi një mision të përbashkët, luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmin, si dhe për të garantuar rend dhe siguri për qytetarët e vendeve tona, ndaj ju ftoj që bashkërisht të kontribuojmë akoma më shumë për ta përmbushur cilësisht këtë mision.

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë