LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vrasjen e Sanajt u kujdesën që të mos dalin informacione"/ Hoxha: Atentati te Kodra e Diellit rrëzoi sigurinë në zonën më të sigurtë

Hoxha tha se atentati ndaj Sanajt te Kodra e Diellit, ka ndodhur në zonën më të sigurtë në Tiranë, ku ka prezencë të gardës dhe policisë, për shkak se aty banon Erion Veliaj, politikanë, biznesmenë, ish presidenti Meta dhe gazetarë. 

3 Nëntor 2022, 22:49 Nga I.A
"Vrasjen e Sanajt u kujdesën që të mos dalin
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin te Kodra e Diellit, ku u vra Skerdilajd Sanaj, të cilin mediat i ngatërruan edhe emrin dhe e quajtën Briken Sanaj. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se atentati ndaj Sanajt te Kodra e Diellit, ka ndodhur në zonën më të sigurtë në Tiranë, ku ka prezencë të gardës dhe policisë, për shkak se aty banon Erion Veliaj, politikanë, biznesmenë, ish presidenti Meta dhe gazetarë. 

"Skerdilajd Sanaj dhe jo Briken Sanaj sepse edhe emrin ia ngatërruan. Është kujdesur të mos rrjedhë informacion për këtë ngjarje. U tha se u godit një person që përdor emrin Anton Gjini, por nuk ka lidhje fare. Ky informacion u mbajt diskret ndaj medias. Është goditur një nga zonat më të sigurta në kryeqytet. Kur ndodhi shpërthimi përballë TEG, thamë se krimi po godet në zonat më të sigurta, afër resortit ku banojnë njerëzit më të rëndësishëm të këtij vendi. Te Kodra e Diellit nuk hyn dot, ka polici aty. Skerdilajdi është vrarë 30 metra nga shtëpia e Kryetarit të Bashkisë (Veliajt) dhe 50 metra nga shtëpia e ish presidentit, Ilir Meta. Ka shumë personazhe të politikës, biznesit, medias dhe të krimit, që banojnë atje.  Si ka mundësi, që vendi më i sigurtë, vajtën goditën brenda? Veliaj e shikon nga ballkoni aq afër e ka.

Kjo është një çështje në hetim, ende nuk ka një përgjigje. Ka gjetur një vend që nuk dukej, dukej vetëm tyta. Autori është treguar shumë i kujdesshëm.  Ka goditur, është larguar. Makina u dogj afër Kasharit. Nga ky moment nuk ka asnjë gjë. Sigurisht është atentat me kosto, që nuk e bën dot kushdo. Është atentat me kosto materiale. Qitësi tregoi se nuk ka qenë për herë të parë aty. Atje ka polici dhe gardë. Ai mund të godiste para se të hynte te Kodra e Diellit. Ai ka eleminuar objektivin, por ka rrëzuar sigurinë e vendit më të siguritë në Tiranë. Këtë vend e mbronte imazhi dhe emri. Nuk mbetet asnjë vend i sigurtë", tha Hoxha.

artan hoxha skerdilajd sanaj

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri