8 Maj 2026, 08:01
Nga D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro aktin normativ për uljen e akcizës së naftës kur çmimi kalon 220 lekë. Mësohet se, kryeministri Rama iu bashkua punimeve vetëm pas mesnatës për procesin e votimit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të opozitës për interpelancë.
Ndërkohë, mazhoranca rrëzoi propozimet e PD-së, të cilat synonin reduktimin e taksës së qarkullimit dhe heqjen e akcizës së gazit për industrinë "Made in Albania". Rama iku pa e votuar projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”, që u miratua me 84 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim. Gjithashtu bëhet me e dije se, seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 00:35.
Projektligjet e miratuara:
-Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”.
85 pro vota, 25 kundër
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.
108 vota pro, 0 kundër
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.
85 vota pro, 25 kundër
-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
85 vota pro, 25 kundër
-Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.
85 vota pro, 25 kundër
-Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.
85 vota pro, 25 kundër
-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.
85 vota kundër, 25 pro
-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
85 vota kundër, 25 pro
Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.
84 vota kundër, 25 pro
Projektvendimet:
- Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”- Sekretar e mekanizmit kombëtar për parandalimin e torturës ku u zgjodh Ahmet Prençi me 84 vota pro e 22 kundër.
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit” - Sekretar për mbrojtjen dhe promvimin e të drejtave të fëmijëve”, ku u zgjodh Alma Faskaj me 82 vota pro, 26 kundër, 1 abstenim.
- Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” miratoi emërimin e Genta Tafës me 83 vota pro, 25 kundër, 0 abstenim.
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë” ku u zgjodh Merita Bejtja me 84 vota pro, 23 kundër, 1 abstenim.
- Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë” ku u zgjodh Matilda Shehu me 104 vota kundër, 1 pro, 2 abstenim.
- Projektvendimi “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit” ku u zgjodhën Edlira Buzani dhe Rajmonda Reveli me 105 vota pro, 0 kundër./Dosja.al
seance plenare seance maratone kuvendi
Aktualitet
8 Maj 2026, 07:57
D.S
foto ilustruese
Raporti i detajuar i konsumit të barnave për muajin mars 2026 bazuar në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimeve Sh&...
Aktualitet
8 Maj 2026, 07:20
D.S
Foto ilustruese
Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtue...
Aktualitet
8 Maj 2026, 07:15
D.S
Foto ilustruese
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti ...
Aktualitet
7 Maj 2026, 23:48
SARANDË- Lulëzim Tabaku është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit në Sarandë, 66-vjeçar Rexhep Ismaili.
N...
Aktualitet
7 Maj 2026, 23:24
E. D
SARANDË- Policia ka dhënë detaje lidhur me atentati në sarandë, ku viktimë mbeti 66-vjeçari, Rexhep Ismaili. Blutë b...
Aktualitet
7 Maj 2026, 23:12
E. D
Mirlinda Karçanaj, Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshë...
Aktualitet
7 Maj 2026, 23:00
E. D
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni ...
Aktualitet
7 Maj 2026, 22:48
E. D
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri me thika në pranë një mobilerie në Nik&eu...
Aktualitet
7 Maj 2026, 22:37
E. D
pamjet
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku vikti...
Aktualitet
7 Maj 2026, 22:34
E. D
pamjet
SARANDË- Policia ka blinduar Sarandën, në tentativë për të identifikuar dhe arrestuar autorët që kanë e...