14 Janar 2023, 09:37
Nga A.B
Bombulat e gazit
TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi është kapur duke tregtuar gas të kontrabanduar në një ambient të përshtatur. Personi me iniciale F.M, në këtë mënyrë fshihte edhe të ardhurat e përfituara nga ky aktivititet. Gjatë kontrolleve është sekuestuar një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburati dhe 25 bombola gazi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Metalic", nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë. Tregtonte gaz të kontrabanduar, në një ambient të përshtatur, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 21-vjeçari. Sekuestrohen një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Metalic".
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 21 vjeç, banues në Babrru.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., në lagjen "Skënderbeu", në Babrru, kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gas të kontrabanduar dhe këtë aktivitet nuk e kishte deklaruar në organet kompetente. Gjatë kontrollit në këtë ambient u konstatua një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
gaz kontrabande
Aktualitet
14 Janar 2023, 09:45
A.B
Shtepi
BRITANI E MADHE- Të kujdesej për “shtëpinë e barit” ose të vdiste. Përpara kësaj zgjedhjeje thotë...
Aktualitet
14 Janar 2023, 09:16
A.B
Vendngjarje
FIER-Autori i plagosjes së djeshme në Fier, rezulton se përdor tre emra, e për pasojë dyshohet se është pers...
Aktualitet
14 Janar 2023, 09:16
A.B
Arrestim
FIER- Arrestohet Vangjush Bitri. 33-vjeçari është kapur nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, dhe Njësia Op...
Aktualitet
14 Janar 2023, 09:12
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në vend. Dosja.al ka në faqe të parë reportazhin e BBC-së për...
Aktualitet
14 Janar 2023, 08:47
A.B
Shqiperia
BRITANI- BBC do të transmetojë prej 21 Janarit 4 episode që zbulojnë kulturën dhe historinë e Shqipërisë....
Aktualitet
14 Janar 2023, 08:35
A.B
Aksident
TIRANË- Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në kryeqytet. Në rrugën e Kavajës, një makinë...
Aktualitet
14 Janar 2023, 08:31
A.B
Termet
TIRANË- Gjatë natës deri në mëngjes u rregjistruan më shumë se 6 lëkundje tërmeti me magnituda nga 2 de...
Aktualitet
14 Janar 2023, 07:40
A.B
Emigrante
BRITANI E MADHE- Më shumë se gjysma e emigrantëve që pretenduan se ishin viktima të skllavërisë moderne p...
Aktualitet
14 Janar 2023, 07:12
A.B
Moti
TIRANË- Shqipëria përgjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vran&eu...
Aktualitet
13 Janar 2023, 22:56
F.M
Dozat
ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penal, u arrestua në Milano për shitje të l&...