LIVE UPDATES
Aktualitet

Sezoni i alergjive në kulm, specialistët: Çdo ditë raste të reja, po shtohen pacientët e moshës 20-30 vjeç

Në këtë periudhë shkaktarët janë polenet që kanë të bëjnë me sezonin polenik të hershëm por dhe ato të vonshëm që zgjasin deri në shtator-tetor. 

27 Prill 2023, 15:42 Nga k.m.
Sezoni i alergjive në kulm, specialistët: Çdo ditë raste
Foto ilustruese

TIRANË-Muaji prill shënon kulmin e sezonit ku më të shpeshta konstatohen alergjitë nga poleni i barit të egër. Mjekja alergologe në poliklinikën e specialiteteve nr.3 në Tiranë, Klejta Elezi, thotë për Gazetasi.al se me hyrjen e pranverës, konstatohen rritje të rasteve të të prekurve nga alergjitë.

“Në këtë pikë të sezonit të alergjive po konstatojmë më shumë raste të alergjive nga bari i egër dhe me alergjitë nga poleni i shkurreve. Kemi pacientë të rinj të moshës 20-30-vjeç të cilët ose janë të diagnostikuar dhe rikthehen për të marrë mjekimin e radhës ose janë pacientë që diagnostikohen me alergji. Çdo ditë konstatohen raste të reja , që vijnë për diagnostikim, përcaktohet diagnoza dhe marrin terapinë e nevojshme,”- thotë alergologia Elezi.

Sipas saj, në këtë periudhë shkaktarët janë polenet që kanë të bëjnë me sezonin polenik të hershëm por dhe ato të vonshëm që zgjasin deri në shtator-tetor. Por, sipas alergologes Elezi, në këtë periudhë shfaqen dhe alergjitë nga akarieni, ose siç njihet rëndom si alergjia nga pluhuri i shtëpisë i cili ka periudhën e vet të shfaqjes në pranverë-vjeshtë.

“Pikërisht në këtë periudhë kemi dhe rastet e rrufave alergjike ose acarim të astmave bronkiale që kanë si faktor polenet por dhe akarienet. Shenjat e rrufës alergjike vijnë që nga teshtimat, kruarje të hundës, sekrecionet nazale që shpeshherë janë të ujshme, të shoqëruara dhe me kollë të thatë.

Mund të kemi shenja të alergjisë që shfaqen me lotim të syve dhe pastaj mund të kemi dhe astmas bronkiale ku pacientët shfaqin shenja të kollës së fortë dhe vështirësi në frymëmarrje apo dhe fishkëllimë në frymëmarrje”, thotë alergologia.

Mjekët specialistë thonë se shumë të rinj paraqiten në qendrat shëndetësore me vonesë, pas disa vitesh që janë mjekuar në farmaci me medikamente që nuk trajtojnë alergjinë.

“Ndër pacientët e rinj alergjikë, konstatojmë raste të moshave të reja që në fillim janë mjekuar për alergjinë me medikamente të ndryshme që blejnë në farmaci pa kryer një konsultë me specialistin. Kjo u sjell dhe dëme në shëndet siç janë rrufat që na vijnë në formë të agravuar dhe na duhet të intervenojmë me një skemë mjekimi pak të zgjeruar. Kur e diagnostikojmë rrufën, përpos mjekimit, ajo çfarë i këshillojmë pacientit është imunoterapia apo dhe vaksina ndaj alergjisë”.

Alergologët thonë se imunoterapia është një kurë e avancuar dhe ofrohet në rastet kur medikamentet nuk janë eficente tek pacientët, ose kanë efekte anësore ndaj mjekimit.

“Ajo që ka rëndësi të dihet është se imunoterapia ndihmon në parandalimin e një astme bronkiale, pasi në një përqindje mjaft të rritur të pacientëve tanë që preken dhe diagnostikohen me rrufë alergjike, kemi një ecuri drejt astmës bronkiale, pasi gjithë sistemi respirator ka një ndërtim anatomik dhe një funksion fiziologjik i cili ndikon që ky inflamacion i instaluar në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, si pasojë e reaksioneve alergjike të zbresë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes duke u instaluar astma bronkiale e cila ka kosto në mjekim por dhe në cilësinë e jetës së pacientit”, thotë alergologia Klejta Elezi.

Mjekët bëjnë apel për të mos neglizhuar simptomat e alergjive por ti drejtohen specialistëve për ndihmë më të specializuar./GazetaSi

alergjite

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen