27 Prill 2023, 13:14
Nga F.M
Shutgan
MAMURRAS- Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Mamurras, ku ka agravuar deri në kanosjen e disa punonjësve me armë. Mësohet se i identifikuari si Ardjan Dervishi është konfliktuar me disa punonjës që po shtronin rrugën në një lagje të Mamurrasit.
Dervishi ka kundërshtuar shtrimin e rrugës dhe u ka dalë para punonjësve me armë, tip ‘shutgan’. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas përplasjes edhe me këta të fundit është arrestuar nga policia.
Njoftimi nga Policia e Kurbinit: Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Kërcënoi me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e një rruge, pasi pretendonte se ky territor ishte pronë e tij, kapet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut "Shotgun" dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 12:00, se në fshatin Shpërdhet, një shtetas po kanoste me armë gjahu, disa punonjës të një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e rrugës së gurorëve në këtë fshat, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe i veprimeve të shpejta operacionale, është kapur në flagrancë dhe është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi A. D., 48 vjeç, banues në Mamurras. Në momentin e ndërhyrjes, Policia i ka sekuestruar 48-vjeçarit, armën e gjahut “Shotgun” dhe municion luftarak. Nga hetimet paraprake, dyshohet se 48-vjeçari, për shkak se pretendon pronësinë mbi këtë territor, ka kërcënuar me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët në kuadër të një projekti të miratuar nga bashkia e Kurbinit, po merreshin me shtrimin e rrugës së guroreve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
konflikt ne mamurras
Aktualitet
27 Prill 2023, 14:04
A.B
Edmond Haxhia dhe Ardian Nikulaj
TIRANË- Zbardhet dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhisë, porositësit dhe organizatorit...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:55
A.B
Koço Buzo
TIRANË- Dënohet me burgim të përjetshëm Koço Buzo, ish-efektivi i Policisë së Elbasanit, i cili ...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:03
f.g
Edi Rama dhe Rishi Sunak
TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar rastin e vrasjes së Ardian Nikulajt nga një skuadër vras&eum...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:05
F.M
Harry Simson
TIRANË- Harry Simson, një nga anëtarët e grupit që ekzekutuan Ardian Nikulajn, rezulton se është një p...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:00
F.M
Ruben Saraiva
TIRANË- Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Rinas kanë zbuluar lidhjen e Edmond Haxhisë me grupin e...
Aktualitet
27 Prill 2023, 12:44
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Pogradec. Aksiden...
Aktualitet
27 Prill 2023, 12:34
I.A
Policia
GREQI- Dy shqiptarë janë zënë ashpër me njëri-tjetrin në Larisa të Greqisë, për një ...
Aktualitet
27 Prill 2023, 12:11
m.s
Foto ilustruese
ZVICER- Shqiptari që akuzohet se i ka marrë jetën gruas dhe kunatës në vitin 2018 në Zvicër, do t&e...
Aktualitet
27 Prill 2023, 12:25
F.M
Ardian Nikulaj dhe Edmond Haxhia
TIRANË- Ka qenë e dashura e organizatorit, Edmond Haxhia, vajza që bashkëpunoi me Policinë e Shte...
Aktualitet
27 Prill 2023, 12:10
I.A
Predha
SARANDË- Një predhë është gjetur pasditen e djeshme në Sarandë. Mësohet se predha është ...