6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ky plan masash synon sigurinë në zona bregdetare, liqenore dhe lumore, lehtësimin e qarkullimit në pika kufitare, parandalimin e aksidenteve, zbatimin e ndalimit të muzikës në orarin e caktuar dhe mbrojtjen e mjedisit e zonave turistike.
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për sezonin turistik 2025. Ky plan masash synon sigurinë në zona bregdetare, liqenore dhe lumore, lehtësimin e qarkullimit në pika kufitare, parandalimin e aksidenteve, zbatimin e ndalimit të muzikës në orarin e caktuar dhe mbrojtjen e mjedisit e zonave turistike.
Bëhet me dije se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Po ashtu njoftohet se nga 16 qershori deri më 15 shtator 2025, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.
MASAT E POLICISË SË SHTETIT PËR SEZONIN TURISTIK 2025
Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash, i cili synon:
Sigurinë në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore;
Lehtësimin e qarkullimit në pikat e kalimit kufitar;
Parandalimin e aksidenteve rrugore dhe veprimtarive kriminale;
Zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës;
Mbrojtjen e mjedisit dhe zonave turistike.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë të cilat do të kompensohen sipas legjislacionit përkatës.
Në funksion të planit janë vënë në dispozicion:
Dhjetëra automjete dhe motomjete për rritjen e gatishmërisë dhe reagimit të shpejtë;
Punonjës policie me biçikleta që patrullojnë në plazhe, për forcimin e policimit komunitar dhe për t’iu ofruar ndihmë pushuesve;
Njësia Policore Detare për kontrollin dhe ndëshkimin e lundrimeve të rrezikshme brenda zonave të ndaluara;
Dronë që do të përdoren nga shërbimet policore për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve rrugore.
Policia Kufitare ka marrë masa për shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore në PKK, me qëllim menaxhimin e fluksit turistik.
Do të ketë shtim të kontrollit në kufirin e gjelbër dhe në kufirin blu, për të parandaluar krimin kufitar dhe kalimet e paligjshme.
Policia Rrugore, me pajisjet inteligjente, dronët dhe alkooltestuesit, do të jetë 24/7 në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara.
Njëkohësisht, janë shtuar patrullat në zonat turistike për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për garantimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.
Nga 16 qershori deri më 15 shtator 2025, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.
Për të zbatuar dhe përmbushur sa më mirë masat e përcaktuara në planin e masave, strukturat vendore të Policisë po bashkëpunojnë me:
agjencitë turistike për destinacionet turistike, për pajisjen e mjeteve lundruese me dokumentacionin përkatës dhe zbatimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe masave të sigurisë;
kryetarët e fshatrave dhe pushtetin vendor;
vrojtuesit e plazheve, emergjencat civile dhe ato shëndetësore, si dhe me shërbimet zjarrfikëse.
Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë po vijon operacioni “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, do të ushtrohen kontrolle për zbatimin e orarit të muzikës dhe ndëshkimin e shkelësve të nivelit të zhurmës. Tashmë, punonjësit e Policisë janë pajisur me aparate të matjes së zhurmave.
Ndërkohë, krahas planit të masave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e grupeve të monitorimit të shërbimeve në terren, për zbatimin rigoroz të Kodit të Etikës, nga çdo punonjës policie, në komunikim dhe në veprim.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112.
TIRANË- Ditën e sotme maturantët në të gjithë Shqipërinë, po zhvillojnë provimin e tretë të Maturë...
Foto nga vendi i ngjarjes GREQI- 12-vjeçari shqiptar, Kleoni i cili humb jetën pasi u mbyt në lumin Arahtho të Artës do të ...
foto ilustruese TIRANË- Një 54-vjeçar i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për tra...
Michael Schmid TIRANË- Presidenti i Eurojust, Michael Schmid gjatë fjalës së tij në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit P...
Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela gjatë fjalës së tij në Forumin Konsultativ të Prok...
altin dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Konsultativ të...
silvio gonzato TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë zhvillohet Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe&nbs...
foto ilustruese TIRANË- Mbi 27 mijë maturantë do t'i nënshtrohën ditën e sotme provimit të Matematikës. Ky &eu...
Foto TIRANË- Të gjitha struktura akomoduese që funksionojnë me regjim ditor (B&B, bujtina) do të duhet të paguajnë t...
Foto TIRANË- Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 ...