6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe erozioni kërcënojnë rrugët dhe hekurudhat, ndërsa rritja e nivelit të detit paraqet rrezik për portet dhe objektet bregdetare.
Qeveria shqiptare e ka konsideruar sektorin e transportit ndër më të ekspozuarit ndaj rreziqeve klimatike, sipas Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike (NAP) për periudhën 2026–2036, një dokument strategjik që synon të mbrojë ekonominë dhe infrastrukturën nga rreziqet në rritje të klimës, në të cilin ndryshimet klimatike tashmë po rrisin presionin mbi infrastrukturën ekzistuese.
Përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe erozioni kërcënojnë rrugët dhe hekurudhat, ndërsa rritja e nivelit të detit paraqet rrezik për portet dhe objektet bregdetare. Valët e të nxehtit po shtojnë gjithashtu presionin mbi infrastrukturën e vjetruar.
Transporti rrugor mbetet forma dominuese e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në vendin tonë aktualisht, pasi rrjeti hekurudhor ka pësuar rënie drastike dhe aktualisht përfaqëson më pak se 1% të trafikut të pasagjerëve.
Plani parashikon shtatë masa prioritare për transportin, me një kosto të vlerësuar rreth 2,3 miliardë dollarë, ose 21% të buxhetit total që nevojitet për të zbutur pasojat e klimës. Këto masa fokusohen në vlerësime të rregullta të rrezikut për rrugët, përdorimin e zgjidhjeve bio-inxhinierike për të parandaluar përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave, si dhe zhvillimin e mobilitetit urban të qëndrueshëm.
Plani synon jo vetëm mbrojtjen nga rreziqet klimatike, por edhe krijimin e një sistemi modern transporti dhe zhvillimi ekonomik më të qëndrueshëm. Kërkohen investime në infrastrukturë rezistente ndaj klimës, të cilat pritet të rrisin sigurinë, të përmirësojnë lidhshmërinë dhe të mbështesin rritjen ekonomike në afat të gjatë.
Në vitin 2021 ishin funksionale vetëm 224 kilometra hekurudhë, me shërbime të kufizuara dhe shpejtësi të ulëta. Megjithatë, projekte të reja si linja Tiranë–Durrës me lidhje me aeroportin dhe projektet e propozuara drejt Kosovës dhe Greqisë synojnë rigjallërimin e këtij rrjeti dhe zhvillimin e transportit me emetime të ulëta.
Transporti detar mbetet jetik për tregtinë, pasi realizon rreth 70% të eksporteve dhe mbi gjysmën e importeve. Porti i Durrësit përpunon 92% të mallrave të vendit, ndërsa portet e Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës mbeten pika strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.
Por, teksa Shqipëria ka tashmë një plan për mbrojtjen nga rreziqet klimatike, institucionet ndërkombëtare kanë vënë në dukje se vendi ynë ka probleme të mëdha në zbatimin e strategjive dhe planeve në praktikë.
Me këtë plan, Shqipëria synon të harmonizojë prioritetet kombëtare me objektivat globale të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, në një kohë kur presioni i klimës mbi ekonominë dhe infrastrukturën po bëhet gjithnjë e më i dukshëm./Monitor.al
Foto ilustruese Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mo...
Durim Bami TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momenti, kur Durim Bami ka mbërritur në Shqipëri pas ekstradimit nga&...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua, pasi fshihte kokain&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Durim Bami, i cili u ekstradua nga Dubai ka mbërritur në Rinas. Bami ishte prej shumë kohësh i kërkuar...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë në Itali. Ata ishin dënuar më parë për ve...
SHBA- Modelja Misse (Beqiri) Maloku ishte vetëm 25 vjeç kur takoi pedofilin Jeffrey Epstein. Ajo është gruaja e parë...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka goditur një grup të strukturuar, i cili merrej me trafik të lëndëve narkotike. Në k...
Foto ilustruse GOLEM- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar në Golem. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi theu mas&eum...
Foto ilustruse MANZË- Policia ka vënë nën hetim 4 administratorë dhe pronarë lokalesh në Manzë. Ata dysho...
VELIPOJË- Policia ka shoqëruar disa banorë të Rrjollit, pas protestës që ata zhvillojnë prej ditësh në mbrojte t&...