LIVE UPDATES
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar t’i ndalin sulmet dhe t’i rifillojnë negociatat

Ndërkohë, Axios, duke cituar gjithashtu një zyrtar amerikan, raportoi se bisedimet do të zhvillohen në Katar.

29 Qershor 2026, 08:36 Nga D.S
Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar t’i
shba

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë rënë dakord të ndalin sulmet hakmarrëse ndaj njëri-tjetrit dhe të takohen sërish për negociata, duke lejuar gjithashtu lëvizjen e sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, tha një zyrtar amerikan për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, Axios, duke cituar gjithashtu një zyrtar amerikan, raportoi se bisedimet do të zhvillohen në Katar. “Bisedimet teknike do të vazhdojnë për të gjitha fushat e memorandumit të mirëkuptimit. Të dyja palët do të tërhiqen për momentin dhe anijet do të mund të lëvizin lirshëm nëpër ngushticë”, tha zyrtari vonë në mbrëmjen e 28 qershorit.

Axios raportoi se të dyja palët planifikojnë të takohen më 30 qershor në kryeqytetin e Katarit, Doha.N “Vendosëm të ndalim të gjitha aktivitetet kinetike”, u citua të ketë thënë zyrtari amerikan, duke përdorur termin që zakonisht i referohet sulmeve ushtarake.

Edhe agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane, raportoi se Uashingtoni pret që bisedimet të vazhdojnë në ditët në vijim. Vendndodhja e takimit nuk u bë e ditur.

“Asgjë nuk është anuluar”, citohet te ketë thënë zyrtari.

Teherani nuk komentoi dhe qëndrimi i tij për vazhdimin e negociatave nuk ishte menjëherë i qartë. Këto deklarata vijnë pasi Irani, duke përmendur sulmet amerikane ndaj vendit dhe ato që i cilësoi si shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të arritur së voni, refuzoi të takohej me negociatorët amerikanë sipas planit më 28 qershor.

“Për shembull, një nga arsyet është të verifikojmë nëse kemi qasje në fondet e zhbllokuara. Nëse nuk kemi qasje, atëherë ky kusht nuk është përmbushur”, tha Mehdi Fazaeili nga zyra e udhëheqësit suprem të Iranit. Detaje të tjera nuk ishin menjëherë të disponueshme.

Seanca e ardhshme, më 30 qershor, ishte planifikuar fillimisht të mbahej në Zvicër për të diskutuar programin bërthamor të Iranit. Megjithatë, Axios raportoi se përshkallëzimi i fundit i sulmeve nga të dyja palët bëri që bisedimet të zhvendoseshin në Katar, dhe tani ato do të përqendrohen mbi Ngushticën e Hormuzit.

Irani, i cili pretendon sovranitet mbi këtë rrugë ujore strategjike, ka qëlluar ndaj anijeve tregtare në ngushticë, duke bërë që forcat amerikane të godasin radarë bregdetarë dhe objekte ushtarake iraniane në përpjekje për të mbrojtur lundrimin.

Gjatë rundeve të mëparshme të negociatave, Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord të krijonin një linjë komunikimi ndërmjet ushtrisë amerikane dhe Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për të koordinuar trafikun e anijeve dhe çështje të tjera. Megjithatë, sipas Axios, kjo linjë nuk ishte ende funksionale.

Më 24 qershor, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte deklaruar se bisedime të mëtejshme në nivel teknik mund të zhvilloheshin më 29 ose 30 qershor, dhe se ato me gjasë do të mbaheshin në Zvicër.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij iranian, Masud Pezeshkian, në fillim të qershorit nënshkruan një memorandum të përkohshëm mirëkuptimi me 14 pika, i cili u jep palëve 60 ditë kohë për të negociuar një marrëveshje përfundimtare që synon t’i japë fund luftës që filloi më 28 shkurt. Katari, së bashku me Pakistanin, ka shërbyer si ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit në rundin aktual të negociatave./REL

shba iran

Sondazh

Poll

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...