1 Qershor 2024, 14:14
Nga S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Arrestohen katër të rinj në flagrancë në Tiranë. Mësohet se këta persona siguronin lëndë narkotike të llojit kanabis, e ndanin në doza dhe më pas e shisnin në lagjet e Kombinatit.
Pas arrestimin është sekuestruar edhe lënda narkotike që posedonin. Katër të arrestuarit akuzohen për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Green".
Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Këta shtetas janë konstatuar në rrugën "Fabrika e Qelqit", dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.
kombinat kanabis
Aktualitet
1 Qershor 2024, 13:58
N.F
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi. Në reagim Dhuma e Avoka...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 12:48
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Arrestohet nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare 37-vjeçari i shpallur n...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 12:37
N.F
Marshimi
TIRANË- Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur në qendër të Tiranës kundër projektligjit p&e...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 12:38
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Katër persona procedohen penalisht në gjendje të lirë në Shkodër. Mësohet se T. F 52 ...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 11:49
N.F
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Gjykata e Tiranës gjatë seancës së sotme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 11:35
N.F
Tritan Kalo dhe gruaja e tij
TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka njoftuar ditën e sotme lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 11:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Protestuesi i arrestuar, Sokol Bushkolaj është liruar nga qelia. Bushkolaj u arrestua për hedhje molotovi ...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 11:10
N.F
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi që pas futjes në intubim mbetet e njëjt&...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 10:23
N.F
AMP
VLORË- Një punonjës policie është vënë në pranga ditën e sotme nga AMP. Sipas njoftimit të policis&eu...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 10:15
N.F
Takimi
TIRANË- Shoqata Patriotike "Çamëria" dhe Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit firmos&eum...