13 Nëntor 2025, 09:47
Nga E.d
Foto ilustruse
VLORË- Policia ka arrestuar dy persona në Vlorë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi shisnin kokainë në zonën e Himarës. Policia gjeti dhe sekuestrioi 46 doza me kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë.
Dy të arrestuarit, 46-vjeçar të dy banues në Elbasan, janë shoqëruar drejt ambienteve të policisë.
Njoftimi i policisë
DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “wave”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga dy shtetas që shisnin kokainë në zonën e Himarës. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “wave”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
E. U. 46 vjeç, dhe S. M., 46 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me të cilin lëviznin këta shtetas, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia himarë kokainë
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 09:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë. I arrestuari është Ndriçim Koka, 37 v...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 09:07
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Polia ka arrestuar një 48-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 08:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me pengmarrjen e 27-vjeçarit, disa ditë më parë. Të a...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 08:42
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka...
Aktualitet
13 Nëntor 2025, 07:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me o...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 22:04
E. D
James Rubin
HAGË- Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka sjellë prova dhe fakte, dëshmi konkret...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 22:01
E. D
foto ilustruese
HAGË- Akoma më të rënda janë dyshimet se dëshmitarët janë udhëzuar me saktësi se si duhe...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 21:58
E. D
foto ilustruese
HAGË- Situata u bë edhe më alarmante kur gjatë një procesi gjyqësor, në sallë u lexua nga kryeprok...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 21:54
E. D
foto ilustruese
HAGË- Gjyqi me dëshmitarë anonimë në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhe...
Aktualitet
12 Nëntor 2025, 21:51
E. D
foto ilustruese
HAGË- Në raportet përfundimtare, Prokuroria e Tribunalit të Hagës dhe më pas Prokuroria Speciale në Hag...