9 Mars 2025, 10:46
Nga A.Ll

BERAT - Policia e Beratit, në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, ka arrestuar 24-vjeçarin Mateos Lamaj për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Dy ditë më parë, në kuadër të të njëjtit operacion policia arrestoi 2 persona dhe procedoi në gjendje të lirë 4 të tjerë për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën 24-vjeçarit të arrestuar, lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet hetimore në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, që u zhvillua ditën e premte, ku u arrestuan 2 shtetas dhe u proceduan 4 të tjerë, për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara. Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u vu në pranga dhe një 24-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike në qytetin e Beratit.
Sekuestrohen dhjetra doza kanabis, një sasi kanabisi në formë boçeje, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme nën drejtimin e Prokurorisë Berat, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 24 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën shtetasit L. M, lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
berat droga
Aktualitet
9 Mars 2025, 10:15
I.A
KOSOVË- Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues:...
Aktualitet
9 Mars 2025, 09:20
I.A
Albert Kaca
LEZHË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 30 vite burg Albert Kacën në Lezhë, pasi përplasi për vdekje ish-k...
Aktualitet
9 Mars 2025, 08:35
I.A
Rritja e kostove po i shtyn turistët gjetiu
Kroacia, një vend i njohur për vijën bregdetare dhe qytetet historike, po bëhet tepë...
Aktualitet
9 Mars 2025, 08:28
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Raporti “Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” rekomandon se qytetet e Ballkanit Perëndimor duhet ...
Aktualitet
9 Mars 2025, 08:21
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Duke nisur nga 1 prilli, qytetarët e Kosovës pritet t’i marrin me rritje faturat për energjinë elek...
Aktualitet
9 Mars 2025, 08:19
I.A
TIRANË- Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizi...
Aktualitet
9 Mars 2025, 08:17
I.A
Tirane
TIRANË- Në muajin shkurt 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, çmimet e apartamenteve u r...
Aktualitet
9 Mars 2025, 07:18
I.A
TIRANË - Territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngro...
Aktualitet
8 Mars 2025, 22:06
M.B
SHQIPËRI- Në Shkodër, shoqata e gruas "Hapa të lehtë" organozoi në ditën e 8 Marsit, takimin "T'pa thanat- histori njer&eum...
Aktualitet
8 Mars 2025, 21:00
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rregullorja e re e botuar në Fletoren Zyrtare shton kompetencat e Policisë së Shtetit dhe detajon me thollë...