17 Shtator 2024, 11:58
Nga S.B
pamje nga lënda narkotike
DIVJAKË- Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Divjakë. Mësohet se S.K 19 vjeç, shiste doza kanabisi në lagjet e qytetit.
Për pasojë janë sekuestruar dhjetëra doza kanabisi të cilat u gjetën në automjetin dhe shtëpinë e të riut. Në gjendje të lirë është proceduar edhe pasagjeri A. Z 18 vjeç, pasi iu gjetën faqe për organizimin e lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Vijon megaoperacioni “Tempulli”.
Shiste doza kanabisi në qytetin e Divjakës, kapet në flagrancë ndërkohë që drejtonte automjetin dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Sekuestrohen dozat e kanabisit që u gjetën në automjet dhe në banesën e tij.
Procedohet penalisht pasagjeri në automjet, për organizim të lojërave të fatit, me celular.
Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, nga kontrollet e vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ka goditur një tjetër rast.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në fshatin Gërmenj i Madh, Divjakë, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike kanabis të gatshme për shitje. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 18 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtonte shtetasi S. K., pasi gjatë këqyrjes së aparatit të tij celular, iu gjetën faqe për organizimin e lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
divjake kanabis
Aktualitet
17 Shtator 2024, 11:28
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak janë gjetur dhe asgjësuar 1388 bi...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 10:56
M.B
Ilir Proda
TIRANA- SPAK ka sekuestruar telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, i cili njëkohësisht &...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 10:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj një oficereje të policisë gjyqësore, e cila i mori një shum&e...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 10:23
M.B
Të dyshuarit
FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy vëllezërve në Roskovec, Gramos dhe Lavdimir Kurtaj...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 10:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zbardhur lista e 13 kandidatëve që do të garojnë për detyrën e drejtorit të...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 09:34
r.ll
pamje nga operacioni
ITALI- Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar së fundmi një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 09:23
M.B
Haredin Fejzulla
SPANJA- 58-vjeçari shqiptar, Haredin Fejzulla, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg, është arrestuar nga P...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 09:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ndalimi i importit të mishit të derrit nga Brazili, për shkak të përafrimit të legjislacionit shqipta...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 08:33
r.ll
kika, at nikolla xhufka, behxhet pacolli
TIRANË- At Nikolla Xhufka ka reaguar pas publikimit të disa videove nga emisioni investigativ "Piranjat"...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. Në...