16 Dhjetor 2025, 16:34
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka nisur hetimin për 15 administratorë lavazhesh në Tiranë. Kjo pasi ata keqmenaxhonin shkarkimin e ujërave të toksikuar nga solucionet e pastrimit, duke i derdhur ato në rrugë dhe në hapësira publike. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Ndërkohë gjatë këtij operacioni në pranga ka rënë edhe një 24-vjeçar. I riu administrator u kap, pasi u konstantua se po vazhdonte punimet për ndërtimin e një biznesi në zonën “Don Bosko”, punime të cilat ishin ndërprerë më parë. Kjo për shkak se ishte evidentuar se kryheshin pa leje. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Njoftimi i policisë
Gjatë verifikimeve të kryera me objektiv parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër mjedisit, që gjithashtu rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 konstatuan se 15 lavazhe në territorin në juridiksion të këtij komisariati keqmenaxhonin shkarkimin e ujërave të toksikuar nga solucionet e pastrimit, duke i derdhur ato në rrugë dhe në hapësira publike.
Për këtë paligjshmëri, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 15 administratorët e këtyre subjekteve, konkretisht shtetasit: G. C., S. P., P. K., A. T., N. S., A. M., A. D., S. F., Sh. R., A. D., M. H., B. Sh. K. Xh., O. H dhe A. Xh., për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Më tej, gjatë patrullimeve me këtë fokus, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar se vazhdonin punime për ndërtimin e një objekti (për biznes) në zonën “Don Bosko”, punime të cilat ishin ndërprerë më parë, për shkak se ishte evidentuar se kryheshin pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, admnistratori i aktivitetit, shtetasi B. Ll., 24 vjeç, i cili ishte proceduar më parë, për të njëjtën vepër dhe për të njëjtin rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
15 administratorë tiranë ujëra të toksikuar
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 16:22
M.L
FIER- Një pamje jo e zakonshme nga Roskoveci ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur komente në rrjet. Qyteti nën drejtimin e kryebashkia...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 15:58
M.L
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Arsid Kurtajn dhe Orest Kurtajn, të cilët ak...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 15:40
M.L
Ergys Agasi
TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur dyshime mbi dekonspirimin e operacionit të SPAK ndaj tenderave të AKSH-it. Me anë t&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 15:09
E.d
Foto ilustruese
SHKODËR- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshë...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 14:54
E.d
Foto ilustruese
FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë. Ai u arrestua nga autoritetet franceze, pasi u kap duke trans...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 14:21
E.d
Foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Ata u arrestuan nga autoritetet italiane, pasi gjatë kontrollit t&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 14:14
Elton Qyno
Mirilinda Karçanaj
Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiran...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:49
E.d
Foto ilustruese
EKUADOR- Një shqiptar është shafqur në dosjet e bujshme të drogës në Ekuador. Bëhet fjalë p&eu...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:59
I.A
Ferdinand Dervishi
TIRANË- Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar aksionin e sotshëm të Prokurorisë së Posaçme n&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:32
D.S
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar me një njoftim zyrtar rreth plagosjes me armë zjarri të Fabion Kuçi, 33-vjeç...