Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lala u shpreh se shoqërimi i një agjenti të AMP-së me një person me një profil kriminal, si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi.
TIRANË- Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka deklaruar se atentati, i cili ndodhi mesditën e djeshme ishte një nga më të mrëorganizuarit viteve të fundit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lala u shpreh se shoqërimi i një agjenti të AMP-së me një person me një profil kriminal, si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi. Ajo tha se Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në atentat, u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator.
Lala tha se në atë periudhë, Kryeministri Rama kishte shkarkuar nga detyra Florian Sulejmanin. Sipas saj kjo erdhi pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë. Lala tha se gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur, rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë. Në fund, Lala deklaroi se nëse AMP nuk pastrohet, nuk ka sesi të pastrohen as radhët e Policisë së Shtetit nga oficerë të lidhur me krimin apo të përfshirë në korrupsion.
Shkrimi i Klodiana Lala
Prapaskenat e rekrutimit të Muçi Shaljanit në AMP dhe detyra për drejtorin Merkaj! Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin mafioz që u shënua mesditën e së martës te rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit. Ai ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, një ish bos krimi, i besuar i Emiljano Shullazit, që mbeti viktimë në atentat. Ngjarja është një më të organizuarat të ndodhura vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shënjestrës Gilmando Dani, por edhe të vendit ku u zgjodh të ekzekutohej; pak metra nga dera e Aeroportit të vetëm në vend. Shaljani e Dani kishin udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës dhe në kthim po ashtu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Shoqërimi i një agjenti të AMP-së me nje person me një profil të tillë kriminal si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi. Muçi Shaljani alias Sheqeri u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator. Në atë kohë nga AMP-ja, kryeministri kishte “shkarkuar” Florian Sulejmanin (dorëheqja e Sulejmanit ishte formale). Rama e fshiu me një të rënë të lapsit Sulejmanin pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë. Drejtimin e struktures që është varësi direkte e Ministrit të Brendshëm, e mori zv.drejtori Artjol Saliasi.
Pa e paragjykuar mënyrën sesi Saliasi e drejtoi AMP-në si i komanduar, rezulton se Shaljani u rekrutua pa asnjë procedurë dhe kontrata do ti përfundonte në fund të këtij muaji. Madje, Shaljani mundi të siguronte dhe certefikatën e sigurisë (një nga institucionet e përfshirë për pajisjen me certifikatë sigurie është dhe AKSIK roli i të cilit duhet hetuar). Për të shkuar me tej, Shaljani kalon filtrat në një kohë që në mes të Tiranës ka zaptuar edhe hapesirat publike me hotelin e tij, ama askush se sheh ta shembe. Gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë (një dreq e di se cfarë përfaqësjnë). Eduart Merkaj, një zyrtar karriere ne polici, u emërua në krye të AMP-së dhe i njohur me problemet brenda strukturës kërkoi jo më larg se dy ditë më parë verifikimin e të gjithë punonjësve. Mes tyre dhe të Muci Shaljanit. Një procedurë, që në fakt do të duhet të kishte ndodhur kohë më parë, por me çduket askush se ka patur prioritet pastrimin e Agjencisë nga agjentët e lidhur me krimin apo të korruptuar. Është ende herët për të vlerësuar se cdo të ndodhë me procedurën e celur nga Merkaj për verefikimin e punonjësve të AMP-së, por edhe në nderin e tij si një nga zyrtarët me jetëgjatë në polici, që të pastrojë Agjencinë nga eksponentët problematikë. Sepse nëse AMP nuk pastrohet, ska sesi as të pastrohen radhët e Policisë së Shtetit nga oficerë të lidhur me krimin apo të përfshirë në korrupsion./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshm...
foto ilustruese KOSOVË- Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit në një mesatare prej...
foto ilustruese ELBASAN- Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra shefin e Seksionit të Trafiqeve, pas denoncimit të transmetuar në...
foto ilustruese ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italaine, sapo ai mbërriti nga Tirana në Ae...
foto ilustruese TIRANË- “Në Shënjestër” ka sjellë sot historinë e tre vajzave dhe grave që rezultojnë ...
foto ilustruese MEMALIAJ- Një bombol gazi ka shpërthyer mbëmjen e sotme në një banesë në Memaliaj. Bëhet me d...
Bleona Mata TIRANË- Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në sh&eu...
foto ilustruese TIRANË- Të shumta janë rastet e vajzave dhe grave të zhdukura në Shqipëri, ngjarje që shpesh kanë ...
Pamje nga vendngjarja TIRANA- Policia ka larguar me karotrec automjetin luksoz me të cilin udhëtonin Gilmando Dani (krahu i djathë i Emiljan...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme n&eu...