19 Tetor 2025, 10:10
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të cilët akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me disa tendera të zhvilluar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 2069, të vitit 2025, dhe janë fokusuar mbi shtetasit: M.K., E.H., G.Xh., I.A., A.Gj., L.K., E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., dhe A.A.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave me funksione publike, kanë bashkëpunuar për të kryer shkelje të rënda ligjore në 7 procedura prokurimi me një fond total prej 525 milionë lekësh (pa TVSH). Tenderat janë zhvilluar kryesisht përmes procedurës së negociimit pa shpallje paraprake, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike.
Hetimi nisi pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili evidentoi mospërmbushje të rregullta të detyrës, përfshirë mangësi në përcaktimin e kritereve të mallrave dhe kryerje të testimeve fiktive të tregut.
Njoftimi i Prokurorisë:
Shpërdoruan detyrën në të paktën shtatë prokurime në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq 20 nëpunës publikë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 20 persona, nëpunës publikë, të gjithë të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit 2025, rezultoi se shtetasit M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprëm e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.
Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si dhe për ‘Sistem i monitorimit me kamera për hidrovoret’.
Të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë.
Hetimi i procedurave provoi se janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se kanë kryer veprime që nuk janë të justifikuara në lidhje me mangësitë për përcaktimin e kritereve të mallrave që kërkohen, por mbi të gjitha krijohet bindja se testimi i tregut është kryer në mënyrë fiktive.
Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet, krim i parashikuar përkatësisht nga neni 248-25 i Kodit Penal./ Dosja.al
prokuroria e tiranes ministria e bujqesise tendera
Aktualitet
19 Tetor 2025, 10:02
E.d
Ilir Beqaj
TIRANË- Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ka publikuar një letër, në të cilën ka akuzua...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 09:48
M.L
Foto ilustuese
ELBASAN- Audioja nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ku është regjistruar një përplasje mes avo...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 08:34
E.d
TIRANË- Avokati Jordan Daci ka reaguar pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, i cili kërcënoi prokurorin në seancë gjyqë...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 08:20
E.d
Foto ilustruse
MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriu do të votojë sot për të zgjedhur 80 kryetarë dhe këshilltarë komuna...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 07:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrues...
Aktualitet
18 Tetor 2025, 22:08
I.A
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka reaguar pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami. Avokati u arrestua këtë të shtun&e...
Aktualitet
18 Tetor 2025, 21:51
I.A
TIRANË- Një avokat është arrestuar këtë të shtunë, pasi ka kërcënuar një prokuror gjatë një s...
Aktualitet
18 Tetor 2025, 21:28
I.A
Enea Karakaçi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar disa kontrolle në zyrën dhe banesën e administratorit të OSH...
Aktualitet
18 Tetor 2025, 21:07
I.A
GREQI- 42 kg kanabis janë kapur nga policia greke në kufi me Shqipërinë. Mediat greke shkruajnë se oficerët e policisë t&eu...
Aktualitet
18 Tetor 2025, 20:00
I.A
Parate e sekuestruara
KROACI- Një shqiptar është arrestuar në Koraci pasi u kap me shuma masive parash. Mediat kroate shkruajnë se...