Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tonin Neçaj sqaron gjithashtu se Roberti nuk ishte vrojtues në zonën ku po i rrezikohej jeta dy fëmijëve, por që kishte ndërhyrë pasi kishte parë që fëmijët ishin në rrezik.
LEZHË- Tonin Neçaj, babai i Robert Neçajt, vrojtuesit të plazhit në zonën Rana e Hedhun në Shëngjin, që shpëtoi motër e vëlla nga mbytja ka falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë djalit të tij. Në një postim të gjatë në Facebook, Tonin Neçaj shkruan se tashmë djali i tij e ka lënë spitalin ku ishte shtruar, pasi ndodhej në gjendje delicate. Ai piu shumë ujë në tentativë për të shpëtuar dy fëmijët nga Kosova dhe kishte probleme me frymëmarrjen. Tonin Neçaj sqaron gjithashtu se Roberti nuk ishte vrojtues në zonën ku po i rrezikohej jeta dy fëmijëve, por që kishte ndërhyrë pasi kishte parë që fëmijët ishin në rrezik.
Postimi:
Për të gjithë Ju,njerëzit e mi të dashur pjestarë të kësaj faqeje,
FALENDERIME PA FUND!
Pardje familja jonë u gjend përpara një momenti të papritur dhe shumë të vështirë.
Ju falenderojmë shumë për mesazhet tuaja, me të cilat na forcuat për ta përballuar këtë tronditje!Faleminderit për vlerësimin që i keni bërë rastit të djalit tonë,Robertit,në sensin e humanizmit dhe dhimbjes njerëzore!
Falë humanizmit dhe ndjenjës së korrektësisë në punë, Roberti u bë pre e ngjarjes së pardjeshme.
Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve të dy të rinjve,vëlla e motër adoleshentë.
Ndihemi shumë të lumtur që më në fund shpëtoi edhe jeta e Robertit, falë përgatitjes së tij profesionale dhe kujdesit të organeve shëndetësore të spitalit të Lezhës.
Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti
nuk ka qënë vrojtues në atë zonë.
Ora ka qënë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv /President i Federatës së Vrojtuese të plazhit për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin.
Dy adoleshentë kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë,në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun.
Djalin e kapi epilepsia(sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet.
Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira!
Ata fillojnë të kërkojnë ndihmë.
Por, si një ditë me pak reshje shiu,në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.
Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar,ndonëse e parashikonte rrezikun.
Por ” i mbyturi të mbyt”.
I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit .
Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë.
Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg.
Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!
Faleminderit me përultësi të gjithëve!
Familja.
18.08.2022
Robert Neçaj shpëtoi nga mbytja vëlla e motër. Fëmijët po laheshin në det në Shëngjin dhe në një moment rrezikuan të mbyteshin, pasi i morën dallgët. Edhe pse nuk ishte vroijtues në atë zonë, Robert Neçaj u fut në ujë dhe i shpëtoi, por vuri në rrezik veten. I riu përfundoi në spital me probleme shëndetësore. Robert Neçaj është zëvendësPresident i Federates se Vrojtuesve te Plazhit dhe ka shpetuar njerez nga mbytja disa here.
Foto Ilustruese TIRANË- Një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në...
Spitali i Gjirokastres GJIROKASTËR- Një 40-vjeçare është plagosur ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet...
Foto Ilustruese VLORË- Një 8-vjeçare është përplasur nga makinë në Orikum. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:...
Xhoi dhe Xhanelo Tarja SARANDË- Autorësinë e vrasjes së Klodian Bakiajt, ngjarje e ndodhur në Sarandë dy ditë më pa...
Ledjon Brakaj MALTË- Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga Policia pas daljes nga Gjykata. Mediat malteze kanë publikuar foton e 36-vje...
Xhanelo Tarja dhe vendi ku u vra Klodian Bakiaj SARANDË- Xhanelo dhe Xhoi Tarja, përkatësisht 24 dhe 18 vjeç, vëllezërit q&...
Xhanelo Tarja SARANDË- Xhanelo dhe Xhoi Tarja, përkatësisht 24 dhe 18 vjeç, banues në Laç janë lënë në...
Dy personat e vrare 7 vite me pare ne Greqi MALTË- Është arrestuar në Maltë 36-vjeçari shqiptar Ledjon Brakaj i cili, dysho...
Skafi VLORË- Dy mjete lundruese janë bllokuar në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit pasi nuk u janë gjetur dokumetacionet përkatë...
Foto Ilustruese LEZHË- Agustin Markvukaj, i arrestuar më 10 mars 2022 në Lezhë është ekstraduar drejt Italisë....