20 Gusht 2022, 15:50
Nga e.k
Dy personat e vrare 7 vite me pare ne Greqi
MALTË- Është arrestuar në Maltë 36-vjeçari shqiptar Ledjon Brakaj i cili, dyshohet se ka vrarë dy persona dhe u ka vënë flakën trupave të tyre pasi u ka grabitur 780 mijë euro në Greqi.
Por në Gjykatë avokatët mbrojtës thonë se policia ka arrestuar njeriun e gabuar, me argumentin se emri i klientit të tyre nuk përputhet me atë në urdhër-arrestin. 36-vjeçari Ledjon Brakaj, u arrestua në Maltë pasi autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti europian në mars. Kjo shkaktoi një alarm në Sistemin e Informacionit Shengen, i cili nga ana tjetër çoi në gjurmimin e të kërkuarit në Maltë.
Brakaj u shoqërua në gjykatë pasditen e së shtunës, teksa autoritetet nisën procedurat për ekstradimin e tij në Greqi, për t’u përballur me akuzat penale.
Vrasja e dyfishte në 2015
Brakaj akuzohet në lidhje me një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2015 në ishullin grek Aegina, ngjarje e cila tronditi komunitetin e qetë të ishullit. Irini Marmarino, e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj.
Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin. Nga autopsia doli në përfundimin se autorët i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende po merrnin frymë, u vunë flakën. Nga hetimet rezultoi se Marmarino kishte tërhequr pak kohë më parë kursimet e saj të jetës, që arrinin në rreth 800 mijë euro, raportojnë mediat greke.
Mbrojtja e Brakajt
Duke u paraqitur në një gjykatë malteze të shtunën, avokatët mbrojtës të Brakajt hodhën dyshime nëse klienti i tyre ishte në të vërtetë i kërkuari. Urdhër-arresti evropian i referohej emrave të ndryshëm, thanë ata. Avokatët mbrojtës vunë re gjithashtu se ndërsa oficerët e policisë i kishin hequr shenjat e gishtave Brakajt, ata nuk i kishin paraqitur ato gjurmë në gjykatë si provë.
Megjithëse mbrojtja kundërshtoi çështjen e identitetit, gjykata, e kryesuar nga magjistrati Noel Bartolo, deklaroi se çështja do të vazhdonte. Brakaj nuk ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht dhe ka heshtur gjatë gjithë seancës.
ledjon brakaj
Aktualitet
20 Gusht 2022, 15:38
F.M
Skafi
VLORË- Dy mjete lundruese janë bllokuar në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit pasi nuk u janë gjetur dokumetacionet përkatë...
Aktualitet
20 Gusht 2022, 15:28
F.M
Foto Ilustruese
LEZHË- Agustin Markvukaj, i arrestuar më 10 mars 2022 në Lezhë është ekstraduar drejt Italisë....
Aktualitet
20 Gusht 2022, 14:46
A.B
Robert Ndreca
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me Robert Necaj, heroin që shpët...
Aktualitet
20 Gusht 2022, 14:36
F.M
Kanabisi i sekuestruar
SHKODËR- 2 vëllezër të identifikuar si Samet Dehati, 34-vjeç dhe Izmir Dehati, 26-vjeç kan&eu...
Aktualitet
20 Gusht 2022, 14:36
A.B
Madrit Ulqinaku
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ejden Dino i arrestuar dy ...
Aktualitet
20 Gusht 2022, 14:17
F.M
Foto Ilustruese
SARANDË- Një 5-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Sarandës pa frymëmarrje dhe i pavetëdijshë...
Aktualitet
20 Gusht 2022, 14:03
e.k
Bashkia Durrës
DURRËS- Banorët e zonës së ish-kënetes në Durrës kanë protestuar ditën e sotme para Bashki...
Aktualitet
20 Gusht 2022, 14:03
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vend. Tetë makina janë përplasur njëra me tjetr&eu...
Aktualitet
20 Gusht 2022, 13:54
e.k
Thertorja e bllokuar
GJIROKASTËR- Këtë të shtunë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar një thertore të p...
Aktualitet
20 Gusht 2022, 13:45
Makina e Shpati Lenës e Hakim Xhezos
VLORË- Nuredin Dumani ka zbuluar vetëm 1% të vrasjeve me pagesë që ndodhin në Shqip...