Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave të Eurostat dhe matjeve të brendshme nga INSTAT, Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë (shiko grafikun e mëposhtëm). Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2022 ndërsa për Europën vitit 2023.
TIRANË- Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me Rajonin dhe Bashkimin Europian. Sipas të dhënave të Eurostat dhe matjeve të brendshme nga INSTAT, Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë (shiko grafikun e mëposhtëm). Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2022 ndërsa për Europën vitit 2023.
Sipas përcaktimeve të Eurostat “rreziku për të qenë i varfër” klasifikon ato persona që janë thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim. Pas Shqipërisë, Rumania dhe Bullgaria janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 32 dhe 30 % secila të ndjekura nga Spanja me 26.5% dhe Greqia me 25.6%.
Në krahun tjetër, Kroacia ka nivelin më të ulët të popullsisë që jeton në varfëri në Europë. Në vitin 2023 vetëm 12% e popullsisë kroate ishte në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Sllovenia me 13.7%, Finlanda me 15.8% dhe Polonia me 16.3%.
Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, d.m.th. jetonin në familje që përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social. Shifra ka rënë paksa në krahasim me vitin 2022 (95.3 milionë, 22% e popullsisë).
Në Shqipëri, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 Lekë që ishte në vitin 2021, sipas INSTAT. Në vitin 2022 janë vlerësuar rreth 576.316 individë në vendin tonë jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër.
Duke filluar nga viti 2021, treguesi i privimit material, intensiteti i ulët në punësim dhe rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) është modifikuar nga ana metodologjike duke u bazuar në objektivin e ri të Bashkimit Europian “Europa 2030’’.
Sipas objektivit të vendosur nga Bashkimi Europian për mbrojtjen e të drejtave sociale popullsia që është në rrezik për të qenë e varfër ose në përjashtim social në Europë duhet të reduktohet me të paktën 15 milion deri në vitin 2030 dhe prej tyre të paktën 5 milionë duhet të jenë fëmijë.
Marre nga Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të dep&eum...
fotot ilustruese DURRËS- Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se i moshuari ka...
Ura KUKËS- Punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Drini i Zi në Kukës kanë hyrë në faz&e...
GREQI- Një shqiptar dhe një rus kanë rënë në prangat e policsë greke. Bëhet me diej se shqiptari dhe rusi kanë pl...
foto ilustruese LEZHË- Një turist i cili kishte ardhur nga Milano ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Lezhës. B&...
Nicolas Del Rio ITALIA- 48-vjeçari argjentinas, Nicolas Del Rio, një kamionist, është zhdukur pa gjurmë në Itali nd&eu...
Foto ilustruese VLORA- Policia Kufitare e Vlorës ka nisur monitorimin e vijës bregdetare edhe me jet ski. Bëhet me dije se 18 jet ski (...
Foto nga vendi i ngjarjes SHIJAK- Prej natës së shkuar në fshatin Pjezë të Shijakut dyshohet se i është vënë z...
Foto nga vendi i ngjarjes FIER- Disa vatra të mëdha zjarri janë shfaqur këtë sot pranë ish-fushës së mbetjeve ...
Andi Bejtja TIRANË- Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar emisionet sportive në televizionet shqiptare, për të ftuarit që marrin ...