9 Gusht 2024, 14:06
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autoritetet e shërbimit veterinar në zonat kufitare të Shqipërisë me Greqinë njoftuan masa të posaçme për të parandaluar hyrjen e murtajës së bagëtive të imta që ka prekur vendin fqinj.
Shërbimi veterinar shqiptar është në terren në Qarkun e Gjirokastrës me 7 grupe kontrolli i tha Zërit të Amerikës Krenar Veliu, në shërbimin veterinar rajonal.
“Po monitorohen fermat e mëdha të bagëtive të imta dhe sidomos transporti i bagëtive, po kryhen kontrolle për raste të dyshuara dhe deri tani nuk është evidentuar në Shqipëri asnjë rast me murtajën e bagëtive të imta”, tha zoti Veliu.
Ai tha se murtaja e bagëtive të imta (deleve dhe dhive) që është shfaqur në Greqi, së fundmi, është një sëmundje që nuk transmetohet nga bagëtitë tek njerëzit, por dëmton rëndë ekonominë blegtorale.
Sëmundja ka aftësi përhapëse të mëdha dhe bagëtitë e prekura duhet të asgjësohen, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve, tha zoti Veliu.
Sipas burimeve zyrtare grupe monitorimi janë ngritur edhe shërbimet veterinare rajonale në disa qarqe të tjera të vendit si atë të Korçës, Beratit dhe Elbasanit.
Shërbimi veterinar shqiptar po bën përpjekje të ndërgjegjësojë barinjtë sidomos në zonat kufitare me Greqinë për rrezikshmërinë e lartë të sëmundjes për ekonomitë e tyre.
Më parë në disa zona kufitare janë kryer transporte të paligjshme të bagëtive nga Greqia në Shqipëri dhe nëse ky fenomen vazhdon në brezin kufitar, mund të sjellë, sipas veterinerëve, transferimin e sëmundjes edhe në Shqipëri.
Rasti i parë i murtajës së deleve dhe dhive u regjistrua në 11 korrik në Greqinë qëndrore dhe disa mijë bageti të prekura janë asgjësuar nga autoritetet veterinare në disa zona të Greqisë.
Sipas udhëzimit të Bashkimit Europian, kafshët që rezultojnë të prekura duhet të theren.
Ministri grek i Bujqësisë, Kostas Tsiaras vendosi këto ditë si në masë parandalimi për të frenuar përhapjen e sëmundjes ndalimin e transportit të dhive dhe deleve në të gjithë Greqinë.
Sëmundja e murtajës së deleve dhe dhive ka qenë endemike për shumë vite në shumë vende të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë ku zbatohen programe vaksinimi për ta kontrolluar atë.
Në Evropë, të dhënat zyrtare i referohen rasteve në Gjeorgji në vitin 2016 dhe në Bullgari 2018 ndërsa këtë verë murtaja e bagëtive të imta u shfaq në Rumani dhe më pas edhe në Greqi./VOA
greqi bagetite e imeta murtaje
Aktualitet
9 Gusht 2024, 13:29
r.ll
drejtoret e 5D dhe veliaj
TIRANË- Kompania "5D", e cila ndodhët në sekuestro nga SPAK rezulton se ka lëshuar edhe fatura fiktive. P&eum...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 13:17
S.B
Fabian Dodaj
FRANCË- Një rast shantazhi i përsëritur është zbuluar nga Krimi Kibernetik. Mësohet se Fabian Dodaj 34...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 13:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsi...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 12:42
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 61-vjeçari B.S është...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 12:14
S.B
pamje nga ngjarja
SARANDË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 28-vjeçari L.S shiste ...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:47
S.B
Antonela, Mariela dhe Klea
TIRANË- E reja e cila u dhunua brutalisht ditën e martë në një lokal të Tiranës ka reagu...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:38
r.ll
foto ilustruese
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në zonën D në minierën e Bulqizës. I plagosur ka mbetur një 33-vje...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:19
r.ll
azili ne tirane
TIRANË- Policia vuri në pranga kryeinfermieren dhe një infermiere në azilin privat në Tiranë ku një i mo...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:10
r.ll
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy persona të cilët akuzohen për pastrim të parave që vi...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:00
r.ll
zjarri
TIRANË- Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi preu pemë në Zall Bastar dhe më pas i vuri zjarrin pyll...