LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria thyen embargon e OKB-së ndaj Libisë, çfarë dihet dhe pikëpyetjet e mëdha mbi anijen me naftë kontrabandë në Durrës

Duket shumë e çuditshme në fakt që një anije me dimensione kaq të mëdha si “Queen Majed” të tentojë të fusë sasi kolosale nafte kontrabandë në mes të ditës në një port të super vëzhguar siç është Porto Romano.

15 Shtator 2022, 12:51 Nga DOSJA
Shqipëria thyen embargon e OKB-së ndaj Libisë, çfarë
Anija

TIRANË- U bënë tre ditë tashmë që kur policia kapi një anije me më shumë se 2 200 ton naftë kontrabandë në Durrës. Deri më tani nuk ka asnjë sqarim tjetër nga autoritetet e vendit përveç një njoftimi policie, i cili jepte vetëm faktin, por asgjë mbi porositësin dhe agjencinë doganore që do të kryente procedurat në port për këtë anije.

Në dëshminë e tij të dhënë në polici, kapiteni anijes shprehet i çuditur nga fakti se është arrestuar dhe madje akuzuar për kontrabandë. Ai thotë se ishin nisur normalisht nga Bengazi i Libisë pasi një kompani shqiptare kishte porositur sasinë prej 2 275 ton naftë.

Në deklaratën e tij, kapiteni Zuhair Alkwafi shprehet madje se kjo nuk ishte hera e parë që sillnin naftë nga Libia në Durrës duke konfirmuar edhe ardhjen me të njëjtin itinerar të paktën edhe dy herë gjatë kësaj vere.

Duke mos përmendur emër, kapiteni i anijes tha se ndërkohë që po prisnin që të futeshin në port, kompania që kishte porositur naftën nuk pranoi mallin dhe ata u detyruan që të qendronin aty për disa orë deri në momentin kur u arrestuan me akuzën e kontrabandës.

Në deklaratën e kapitenit të anijes nuk ka asgjë të çuditshme, përveç faktit se ai nuk cek detaje nga embargoja që OKB ka vendosur ndaj naftës së Libisë. Megjithatë, as ai dhe as vartësit e tij nuk akuzohen për momentin për thyerje të embargos, por për kontrabandë naftë.

Duket shumë e çuditshme në fakt që një anije me dimensione kaq të mëdha si “Queen Majed” të tentojë të fusë sasi kolosale nafte kontrabandë në mes të ditës në një port të super vëzhguar siç është Porto Romano.

Rrjedhimisht, duket se autoritetet nuk i thonë të gjitha mbi këtë operacion të çuditshëm ku një kompani shqiptare, porosity 2 275 ton naftë në Libi dhe më pas bëhet “pishman” në momentin kur anija ka arritur në port. Duhet të jetë një arsye e fortë që ka detyruar kompaninë shqiptare të kthejë mbrapsht ngarkesën, e cila në total bashkë me taksat vlerësohet të kapë një vlerë rreth 4.2 milion dollar.

Pyetja e parë të cilës autoritetet shqiptare duhet t’i japin përgjigje është ajo që ka të bëjë me porositësin e kësaj sasie të madhe nafte, e cila më pas rezultoi se ishte kontrabandë. Po ashtu, nuk dihet ende se cila do të ishte agjencia doganore që do të kryente procedurat për ankorimin e anijes deri në shkarkimin e saj në depozitat e naftës në Porto Romano. Deri më tani, policia ka kapur edhe sasi të tjera nafte kontrabandë duke arrestuar edhe një numër të madh personash, por çuditërisht në rastin e anijes “Queen Majed” janë arrestuar vetëm libianët dhe sirianët që shërbenin në anije dhe askush nga ata që e kanë porositur të marrë detin nga Libia në Durrës.

Në mes të korrikut të këtij viti OKB zgjati embargon e naftës nga Libia duke synuar pengimin e financimit të konfliktit atje përmes parave që burojnë nga pasuritë nëntokësore të këtij shteti. Megjithatë, duket se ky vendim i OKB-së nuk ka trembur aspak porositësit shqiptarë të kësaj sasie të madhe nafte, të cilët pavarësisht kësaj kanë porositur të paktën tre herë një anije si “Queen Majed” nga Libia në Durrës.

Nga e gjithë kjo histori duket se çfarë ka ndodhur ka ndodhur brenda disa orësh në portin e Durrësit ku porositësi apo porositësit që mbahen sekret nga policia kanë refuzuar marrjen e mallit në momentet e fundit. Shkaku i këtij refuzimi nuk dihet ende.

Çfarë deklaroi kapiteni i anijes

Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë kompania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform te gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë.

Ne fuksionojmë në këtë mënyrë: kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marë dhe e transportojmë drejt vendit pritës.

Kompania pritëse paguan vetem pasi ka marë ngarkesën dhe e ka magazinuar. Në këtë rast, kompania pritëse nuk e pranoi ngarkesën.

Arsyen nuk e di. Në këto kushte ne duhet të ktheheshim sërish në bazë në pritje të porosive të tjera dhe orientimit që do mernim nga pronarët.

Por papritur erdhi kapiteneria, rojet bregdetare etj dhe më pas edhe policia. Na arrestuan pa asnjë arsye.

Ne jemi të pafajshëm sepse keshtu fuksionon transpoti i hidrokarbureve. Ne kemi erdhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe skemi pasur asnjë problem. Këtë radhë nuk e di pse nuk e peanuan ngarkesën që kishin porositur.

Neve para se të vinim në shqipëri kemi lajmëruar 48 orë përpara komoaninë dhe kapitenerinë shqiptare konform të gjitha rregullave.

Nëse do bënim kontrabandë do ta lajmëronim kapitenerinë?! Ne erdhëm në Durrës dhe ishim në pritje të dorëzonim mallin.

Papritur na mori pronari i komoanisë dhe na tha se do prisni pasi kampania shqiptare kishte kërkuar ulje cnimi.

Skishin rënë dakord për cnimin edhe pse paraprakisht kompanitë ishin dakordësuar. Naftën e ngarkuam në portin e Bengazit në libi. Atje furnizohemi gjithmonë.

Marrë nga Abcnews.al

nafte kontrabande nga libia

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë