LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarë të vetëpunësuar si mësues anglishteje, tregu aziatik ka kërkesa të larta për kurse online individuale (MUNDËSIA)

Mësimi i anglishtes online është sot trendi më i ri në tregun e punës ku kërkesat më të mëdha vijnë nga vendet aziatike.

30 Tetor 2022, 15:54 Nga k.m.
Shqiptarë të vetëpunësuar si mësues anglishteje, tregu
Foto ilustruese

TIRANË- Romina është 26 vjeç dhe prej disa vitesh punon me turne në një prej dyqaneve ku shiten atlete në kryeqytet. Ajo bashkë me 3 shoqet e saj punojnë në një rrjet dyqanesh me të njëjtin pronar, por të trija vajzat punojnë si mësuese anglishte online, për të rritur të ardhurat mujore.

Mësimi i anglishtes online është sot trendi më i ri në tregun e punës ku kërkesat më të mëdha vijnë nga vendet aziatike.

“Në fillim nisi punën Greisi, shoqja jonë e cila kishte rënë në kontakt me një kompani online që kërkonte të punësonte mësues anglishteje. Në bazë të orëve të punës që përzgjedh në ditë, pagesa mujore mund të shkojë deri në 400-500 dollarë”, thotë Romina për Gazetasi.al.

Vajza tregon se krahas punës si shitëse në dyqan, kurset online të anglishtes ka mundësi ti kryejë në çdo orë të ditës. Sipas instruksioneve që japin kompanitë që rekrutojnë mësues, kjo formë pune online të lejon të futesh në linjë me studentët kurdoherë.

“Ne paguhemi 3 dollarë në orë dhe mësimi zgjat 25 minuta. Në përgjithësi, është studenti që përzgjedh mësuesit, ti mund të jesh në linjë dhe ata të zgjedhin vetë. Nëse unë jap maksimumin tim në kurs dhe ata ndjehen të kënaqur, të kërkojnë vetë. Ka në çdo lloj orari, nga mëngjesi në darkë dhe në mesnatë”, thotë Romina.

Vajzat thonë se studentët janë më së shumti nga Japonia dhe Kina. Ditët më të ngarkuara janë ato në fundjavë ku dhe kërkesat për mësim online janë më të mëdha.

“Në përgjithësi studentët janë japonezë, të sjellshëm dhe plot respekt. Mosha e tyre varion nga fëmijë deri në 70-vjeç.

Nëse bën 3 orë në ditë rregullisht me 6 klasa nxënësish, paguhesh 9 dollarë në ditë dhe në muaj mund të përfitosh 300 dollarë, ndërkohë që në dyqan paguhem 1 mijë lek dita e punës për 8 orë pune dhe larg shtëpisë”, tregon vajza e cila sot në muaj përfiton një pagë afro 60 mijë lek, falë dypunësimit, në dyqan dhe si mësuese e anglishtes online.

Edhe vajzat e tjera, shoqet e Rominës, prej muajsh kanë nisur të punojnë nga shtëpia. Greisi dhe Bora dalëngadalë kanë lënë punën si shitëse dhe i janë përkushtuar kurseve individuale online të anglishtes.

“Unë e pashë se puna online më jepte më shumë të ardhura ndaj e lashë pas disa vitesh që punoja në dyqan. Prej 5 muajsh i jam përkushtuar punës online nga shtëpia dhe jam e kënaqur me të ardhurat që fitoj. Kompania që më ka punësuar është e kënaqur me mua dhe paguhem rregullisht çdo muaj. Mendoj se për ne vajzat që nuk kemi mbaruar studimet e larta dhe nuk kemi profesion, tregu virtual i punës na ka ofruar shumë mundësi të reja”, thotë Bora.

Për t’u rekrutuar nga kompanitë e huaja që ofrojnë kurse anglishteje online, nuk duhen njohuri të shkëlqyera anglishteje. Pas një testi që kryhet online ku duhet të kesh minimum njohuritë bazë, shumica e aplikantëve e kanë fituar vendin e punës.

Vajzat tregojnë se sfida qëndron në kërkesat që kanë studentët për ty.

“Nëse anglishtja juaj është e mirë dhe nëse keni aftësi të mira komunikimi, studentët të kërkojnë vetë, sapo ti hyn me profilin tënd të krijuar nga kompania, në klasë. Zakonisht fundjavave ka kërkesa pafund dhe unë psh dje kam qëndruar në klasë prej orës 11.30 deri në orën 17.30. Dita ime e punës dje ishte 18 dollarë për 6 orë mësim që zhvillova”, thotë Romina për Gazetasi.al./ Marrë nga Gazetasi.al

puna online ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet