LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarja ndërron jetë në spital në Greqi, familja kërkon drejtësi: U shtrua për ndërhyrje në zemër, i bënë 7 operacione pa lejen tonë, na thanë ‘mori infeksion dhe vdiq’

Familjarët kërkojnë nga shteti shqiptar dhe ai grek që të zbardhet ngjarja e rëndë, pasi sipas tyre motra nuk vuante nga asnjë sëmundje. Fatime Leka ishte nënë e 4 fëmijëve.

26 Dhjetor 2022, 20:56 Nga F.M
Shqiptarja ndërron jetë në spital në Greqi, familja
Familja Leka

TIRANË- Një 38-vjeçare ka humbur jetë në rrethana misterioze në Greqi “Agios Luka” në qershor të këtij viti. Viktima është Fatime Leka, e cila ka pasur disa shqetësimë nga zemra. Familjarët kanë dhënë firmën për të bërë ndërhyrjen në zemër dhe sipas mjekëve, siç tregon vëllai për FaxNews, operacioni do të ishte i thjeshtë dhe s’do kishte pasoja për jetën. Familjarët pretendojnë se ka pasur disa ndërhyrje të tjera, pa dijeninë e tyre dhe se ata janë lajmëruar vetëm pasi janë kryer ndërhyrjet. Familjarët kërkojnë nga shteti shqiptar dhe ai grek që të zbardhet ngjarja e rëndë, pasi sipas tyre motra nuk vuante nga asnjë sëmundje. Fatime Leka ishte nënë e 4 fëmijëve.

Vëllai: Kjo vuante nga zemra por nuk ishte aq rëndë që të shkonte puna deri në vdekje, doktori që e kishte mbajtur nën kontroll për 4 vite tha se duhej të bënte ndërhyrje. Brenda 6 ditësh e cuam në spitalin privat ku ai punonte. Ishte mjeku Niku Papadopulos. Brenda një jave mbyllëm takimin. Më pas e futën në operacion, zgjati deri në 13 orë. Pastaj dolën dhe thanë se operacioni nuk ka shkuar mirë. E futën në 6 të mëngjesit dhe nuk doli më nga ajo sallë. Ka qëndruar brenda 2 muaj në spital. Pastaj nuk i punonin organet, nuk na sqarojnë. Na thonin se kishin kaseta, do na i jepnin, tani na e mohojnë, nuk na japin asnjë njoftim. Unë si vëlla kërkoj nga ambasada shqiptare në Selanik , nga shteti shqiptar të zbardhet cështja, kërkoj ndërhyrje nga ambasada, qeveria greke, të futen në spital. Të di se nga cfarë më vdiq motra, kemi hapur cështje edhe këtu. Të na japin provat. Nuk na kanë dhënë asgjë, kartelën e dosjen e kemi të korrigjuar. Nuk e dimë kush e ka bërë. Shkaku u vdekjes na thonin se ka marr virus nga spitali, një mikrob aty. Ajo nuk ka pasur asnjë lloj sëmundje. Kjo u bë për arterien kryesore të zemrës. Pas operimit cdo organ doli jashtë funksioni. Shteti grek, ambasada shqiptare në Greqi dhe qeveria shqiptare të zbardhin ngjarjen.

Motra e saj thotë se ajo ka bërë 7 operacione dhe të kenë kamerat se cfarë ka ndodhur në të vërtetë.  Ajo tregon se nuk e lejonin që ta vizitonin shpesh. Familjarët dyshojnë për mjekim të pakujdesshëm dhe fshehje të së vërtetës.

Motra: Tani do presim përgjigjen e ekspertizës. Hapat duhet ti ndjek shteti se ne nuk kemi marrë fakte ti vërtetojmë. Kemi mungesë dokumentash nga spitali. Prova për kirurgun që ka bërë operacionin nuk kemi. Nuk kemi asnjë informacion për mjekun. Spitali thotë nuk mbajmë përgjegjësi për mjekun, ne nuk mund ta pranojmë këtë. Nuk ia kemi çuar motrën në shpi mjekut që ta operojë, është paguar spitali për shërbimin dhe spitali e ka zgjedhur mjekun. Kanë bërë ndërhyrje në mushkri por ne nuk e dim kush e ka bërë. Motrës i kanë dalë organet jashtë funskionit, ku ishin mjekët kur ndodhi kjo? Nuk komunikuan në asnjë moment që motra rrezikonte jetën. Nuk na kanë dhënë asnjë dokument, na thanë që atë ditë nuk ka pasur as pamje filmike. U kryen 7 operacione dhe nuk ka asnjë pamje asnjë disk. Duam të shohim kamerat se kush doktor është futur në sallë atë ditë.andrea baka është doktori që e mori përsipër po atë ditë ska qenë në spital. Ditën që motra do operohej ka ardhur një fugon me studentë dhe nuk e di nëse e ka bërë një mjëk kirurg operacionin apo e bënë studentët. Ky është gabim i pafalshëm. Nëse ajo kishte probleme të na i japin ato problemet që kishte dhe të thonë që ky ishte fati i saj dhe nuk ja doli dot, por ata po mundohen të fshehin çdo gjë, këtu ka diçka që nuk shkon. Nuk na kanë lënë as ta takojmë për dy muaj. Njëherë që e ka takuar vllai i ka bërë shenj nga doktori që nënkuptohet se nuk bëhet më. Doktorët nuk e dinin që ajo dinte greqisht. Pasi i ka bërë shenjë vllait që po ndjente vdekjen, i ka bërë shenj që donte të shkruante pasi nuk mund të fliste se ishte operuar dhe në fyt, por nuk mundi të shkruante nga gjendja e rënduar. Ne kemi hapur çështjen në Greqi por avokati i parë dha dorëheqje ditën që do merrnin kamerat e spitalit dhe atë ditë u dorëhoq pa asnjë arsye. Tani kemi një tjetër avokat. Kemi bërë kallëzim në Greqi dhe Shqipëri. Gojarisht na kanë thënë që mori një virus në spital ndërsa më vonë na shkruajtën që ndaluan së punuari disa organe të trupit të saj. Operacioni saj zgjaste 3 orë por zgjati 13 orë dhe pas 24 orësh u fut prap në operacion dhe kjo nuk duket normale. Kërkojmë të zbardhet ngjarja, të hapen kamerat dhe të jepet llogari për çfarë ka ndodhur. Autopsia është bërë në datën 7 dhjetor pasi u zhvarros trupi u morën mostrat.

fatime leka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet