LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat, por duhet të paguaj 400 mijë lekë konsum uji!

Ai shton se faturimet kanë vijuar dhe aktualisht detyrimet i kanë shkuar në 392 mijë lekë të rinj, ose rreth 4 mijë euro.

30 Korrik 2025, 20:48 Nga M.B
Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat, por duhet
Foto nga emisioni

LEZHA- Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Kol Ndoj, nga Lezha, i cili thotë se ka një banesë në lagjen “Skëndërbej”.

“E kam blerë në vitet ’90 po s’kam jetuar asnjë ditë të vetme. Erdhi gruaja e pa shtëpinë dhe s’donte të jetonte në këtë banesë, për arsyet e veta. Më pas kemi emigruar në Itali dhe shtëpinë e kemi kyçur. Kam shkuar disa herë për ta parë. Disa vite më parë kam tentuar që ta restaurojë, bëra suvatime dhe lyerje. Unë asnjëherë s’kam pasur ujë të pijshëm lidhje në rrjet. S’kam pasur as drita” thotë Ndoj.

Më tej shton se ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe ka mësuar se atij i shkonte fatura aforfe e konsumit të ujit.

“Shkova te Ujësjellësi i Lezhës dhe më thanë se ke për të paguar. Disa vite më parë kisha rreth 2 milionë e pak. U kërkova që të anulonin faturimet pasi s’kisha lidhje. Më thanë po s’pagove ato që ke, nuk t’a heqim. U kërkova që mos të faturonin më, s’pranuan” thotë qytetari.

Ai shton se faturimet kanë vijuar dhe aktualisht detyrimet i kanë shkuar në 392 mijë lekë të rinj, ose rreth 4 mijë euro.

“Janë shumë për një shtëpi që s’ka pasur asnjëherë ujë. Shkova disa ditë më parë dhe pas shumë peripecish me anuluan faturimet e mëvonshme. Po s’më hoqën detyrimet. Shtëpia s’ka pasur asnjëherë ujë dhe drita. Dritat i kam shkëputur dhe ujin s’ma heqin” shton ai.

Por nëse në qytete të tjera nuk paguan 2 deri në 3 muaj ta heqin ujin, në Lezhë vijohet të faturohet. Jo vetëm që faturohet, por punonjësit as nuk verifikojnë nëse ka apo jo ujë të pijshëm.

Fiksi interesohet te Ujësjellës Kanalizime në Lezhë. Punonjësit e Faturimeve thonë se për këtë problem duhet që Fiksi të flasë me inxhinierët. Gazetarët shkojnë te zyra e inxhinierëve dhe një inxhiniere thotë se e di problemin e Kolës dhe se para disa ditësh është anuluar. E pyesin se, shtëpia e Kolës s’ka pasur asnjëherë ujë të pijshëm, ndërsa ajo përgjgijet se e di, por këtë gjë duhet t’a bënin faturimet se ata kanë faturistët që shkojnë dhe i verifikojnë.

Gazetarët e pyesin nëse faturistët kanë shkuar ndonjëherë te banesa e Kol Ndojit. Na thotë se përgjegjësia është e tyre, por atje nuk kanë shkuar se “është lagje e komunitetit Rom”. Ajo thotë se faji është i qytetarit, ndërsa gazetarët i bëjnë me dije se qytetari ka shkuar edhe herë të tjera te UKL dhe i kanë thënë se s’mund t’ia heqim se ka detyrime. “Tani ia hoqëm. Kush ka faj le ta mbajë” pohon ajo.

Pas disa minutash, në zyrë paraqitet edhe një inxhinier tjetër. Ai thotë një variant të ndryshëm nga inxhinierja e parë, ndërsa shton se “s’mund t’ia heqim detyrimet”. Fiksi kërkon të dije nëse kanë shkuar faturistët dhe përse nuk iu ndërpre uji kur është debitor. Ai përgjigjet se kanë shkuar faturistët muaj për muaj (ndryshe nga inxhinierja e parë), ndërsa për ndërprerjen e ujit thotë se “në Lezhë është ndryshe vijon furnizimi edhe kur s’paguan, pasi do t’i marrim një ditë ato lekë”./ Top Channel

lezha

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Korrik 2025, 18:12

Tirana është e ardhmja e Milanos

foto ilustruese TIRANË- “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë pjesa tjetër e Evropës”, t...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës