LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Më herët, edhe hotel “Plaza” aty pranë kishte shtrenjtuan parkimet. Minimumi i pagesës është 300 lekë për një orë (nga 200 lekë më parë) dhe 400 lekë për 1-2 orë. Deri në Për 5-6 orë qëndrim duhen 800 lekë (nga 600 lekë më parë) dhe për 7-8 orë kushton 1000 lekë (nga 900 lekë më parë).

22 Qershor 2026, 07:42 Nga E.d
Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët
Foto ilustruse

Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zvogëlohet, me ndërtimet e shumta dhe mbylljen e parkimeve të Bashkisë, kosto për të lënë makinën si pranë apartamentit ku banon ashtu dhe kur shkon në punë, sa vjen e po shtohet.

Muajt e fundit, parkimet e mëdha private në qendër të kryeqytetit kanë shtrenjtuar tarifat me 60-70%, sidomos për qëndrimet afatgjata, ndërsa parkimi i Bashkisë është gjithmonë plot dhe nuk arrin të përballojë kërkesën, duke krijuar radhë dhe trafik në rrugë. Në të njëjtën linjë, edhe parkimet ditore apo mujore nëpër lagje po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Në “Toptani Shopping Center”, minimumi i pagesës për parkim është 300 lekë (deri në 2 orë). Për 5-7 orë, pagesa është 1000 lekë, ndërsa më herët tarifa për 6-8 orë qëndrim ishte 600 lekë dhe mbi 8 orë ishte 800 lekë. (tashmë 7-10 orë kushton 1400 lekë).

Burime zyrtare nga kompania Gener 2, që menaxhon qendrën Toptani dhe parkimin poshtë saj thanë për “Monitor” se “Toptani është subjekt privat dhe tarifat e parkingut si dhe qiratë janë vendosur në përputhje me kushtet e tregut.

Parkimet janë në funksion të vizitorëve brenda qendrës. Me rritjen e numrit të tyre është bërë e nevojshme të kemi më shumë vende të lira dhe qarkullim të makinave, pa bllokuar kapacitetet tona”.

Më herët, edhe hotel “Plaza” aty pranë kishte shtrenjtuan parkimet. Minimumi i pagesës është 300 lekë për një orë (nga 200 lekë më parë) dhe 400 lekë për 1-2 orë. Deri në Për 5-6 orë qëndrim duhen 800 lekë (nga 600 lekë më parë) dhe për 7-8 orë kushton 1000 lekë (nga 900 lekë më parë).

Edhe nëpër qytet, parkimi për 1 orë po bëhet 300 lekë në shumë vende, nga 200 lekë më parë. Për 24 orë, pakimi tashmë kushton mesatarisht 600-800 lekë edhe nëpër lagje.

Edhe parkimet mujore janë shtrenjtuar, në të paktën 10 mijë lekë në muaj, ndërsa në zonat më qendrore, kushton 15-20 mijë lekë në muaj. Më herët, ato i gjeje dhe me 8-10 mijë lekë në muaj.

Shpesh, problem nuk është vetëm kosto e parkimit, por edhe gjetja e tij. Në zonën pranë Liqenit të Tiranës, dy parkime të mëdha të Bashkisë, me kosto shumë më të lira se në qendër, janë mbyllur për tu rrethuar në pritje të ndërtimit të kullave, duke e bërë pothuajse të pamundur për ata që duan të dalin në ajër të pastër të vijnë deri te Diga me automjet.

Edhe parkimi i Bashkisë te ish Terminali i Autobusëve është mbyllur me kohë. Të njëjtin fat pritet të ketë dhe parkimi te Stadiumi “Selman Stërmasi”, pasi do të jepet si projekt i investimit që zhvillon pronat shtetëore me privatin, ai te Parku i delegacioneve dhe te Pallati i Sportit Asllan Rusi.

Reduktimi i hapësirave për parkim, i shoqëruar me shtimin e ndërtesave dhe të mjeteve në qarkullim, automatikisht ka çuar jo vetëm në shtrenjtimin e tarifave, por edhe të dhimbjes së kokës së atyre që nuk arrijnë të gjejnë një vend për automjetetet e tyre.

Shpenzimet për parkim në kryqytet, të paktën 15 milionë euro në vit

Me zhvillimin e vrullshëm urban të kryeqytetit, të pashoqëruar me menaxhimin e hapësirave dhe përmirësimin e dukshëm të transportit publik, shpenzimet e banorëve për parkimet publike, apo dhe ato private pritet të rriten me shpejtësi, sidomos në kryeqytet.

Vetëm në parkimet e Bashkisë, shpenzimet e qytetarëve janë 650-700 milionë lekë në vit, sipas të dhënave nga buxheti afatmesëm i Bashkisë Tiranë 2025-2027, apo rreth 7 milionë euro.

“Arena S&P”, në pronësi të Grupit FINMAN (Alb-Star), që menaxhon parkimet nëntokësore në zonën e stadiumit “Air Albania” deklaroi të ardhura prej 226 milionë eurosh në vitin 2024 (rreth 2.3 mln euro).

Për parkingje të tjera të mëdha në kryeqytet, që operojnë në hotele apo qendra tregtare, është e vështirë të gjenden të dhëna të detajuara, pasi ato funksionojnë nën emrin e shoqërisë mëmë, si “Gener 2” te Qendra Toptani, apo “The Plaza Tirana”.

Nisur nga të dhënat e “Arena S&P”, që ka madhësi të ngjashme, të ardhurat vjetore të dy operatorëve të tjerë luhaten në rreth 2-3 milionë euro.

Në total, vetëm nga parkimet e Bashkisë dhe në tre parkimet më të mëdha private me pagesë, shpenzimet e qytetarëve llogariten në rreth 15 milionë euro. Kjo është shuma minimale, teksa mbetet i pallogaritshëm shpenzimi në pakimet nëpër lagje.

Një sondazh i Monitor rreth një vit më parë, për trafikin dhe parkimet gjeti se gati 84% e të anketuarve hasnin gjithmonë probleme për të gjetur parkim.

“Janë hequr mbi 30.000 vende parkimi dhe nuk është shtuar asnjë parking i ri, ka mbetur në fazën fillestare, ndërkohë që nevojat rriten. Rrugët nuk janë përmirësuar dhe për të shkuar në një vend ka vetëm një rrugë”, thoshte një komentues.

Krahas vështirësive, parkimi ka një kosto gjithnjë e më të lartë. 46% e të anketuarve thanë se shpenzimi mujor për parkim luhatet midis 5-10 mijë lekë në muaj dhe 17% nga 10-20 mijë lekë.

Si rrjedhojë nëse do të mbash sot një makinë në Tiranë dhe ta përdorësh për të shkuar në punë, sidomos familjet më fëmijë që e kanë të domosdoshme ti shoqërojnë ata në shkollë, kosto vetëm për parkim mund të arrijë dhe në 30-40 mijë lekë në muaj, e përafërt kjo me pagën minimale neto.

Ndërkohë, transporti publik lë shumë për të dëshiruar, sidomos gjatë muajve të verës, ku kondicionerët në pjesën më të madhe janë jashtë funksioni, duke e bërë për shumëkënd të domosdoshëm përdorimin e automjetit privat. 

Të blesh një parkim, aq sa dikur blije një shtëpi

Sot, nëse do të blesh një shtepi të re është e domosdoshme të mendosh dhe për parkingun, që është shtrenjtuar dukshëm, për shkak të shtimit të kërkesës. Çmimet për blerjen e posteve në parkim të nëndheshëm në komplekset rezidenciale nisin nga 13 mijë euro dhe arrijnë deri në 60 – 80 mijë euro, kur dikur me 60-80 mijë euro mund të blije një apartament.

Në zonat periferike si Kinostudio apo afër Rrugës Bardhyl, çmimet variojnë nga 15,000 deri në 25,000 euro për një post parkimi standard në ndërtimet e reja. Në Unazën e Vogël dhe zonat pak më afër qendrës, çmimet shkojnë nga 20,000 deri në 30,000 euro, sipas ndërtuesve.

Ndërsa në zonat qendrore si ish-Blloku, Komuna e Parisit, Stadiumi ‘Selman Stërmasi’ dhe rruga e ‘Kosovarëve’, çmimet rriten ndjeshëm, duke arritur nga 25,000 deri në 35,000 euro, me raste të rralla që kalojnë edhe 50,000 – 80,000 euro për vende me akses të kufizuar ose në godina luksoze.

Numri i makinave për banorë në Tiranë, e kalon mesataren e BE-së

Ndërsa parkimet po pakësohen, makinat sa vijnë e po shtohen. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, në Tiranë ka gjithsej të regjistruara 367 mijë automjeve deri në fund të muajit maj, ose 34% e totalit të autoveturave në vend (gjithsej 1.08 milionë automjete).

Në Tiranë (vetëm qyteti) tashmë ka 611 makina për 1000 banorë, ose më shumë se një në dy banorë ka një automjet. Në këto nivele, Tirana e ka kaluar mesataren e Bashkimit prej rreth 590 automjeteve për 1000 banorë (për vitin 2024, të dhënat e fundit të disponueshme, sipas Eurostat) dhe 30% më e lartë se mesatarja e vendit deri në 31 maj 2026, që sipas të dhënave të INSTAT për popullsisë dhe DPSHTRR ka arritur në 464 makina për 1000 banorë.

Krahas banorëve të Tiranës, në kryeqytet vijnë çdo ditë dhe një fluks i lartë automjetesh që rëndojnë trafikun dhe shtojnë kërkesën për parkime.

Ankohen dhe turistët

Problemet me parkimin në Tiranë po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe në përvojat që turistët ndajnë në rrjetet sociale dhe forumet ndërkombëtare. Në diskutime të publikuara në Reddit, vizitorë që kanë përshkuar Shqipërinë me makinë vlerësojnë peizazhet, mikpritjen dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por veçojnë kryeqytetin si një nga pikat më problematike për parkimin.

Një turist që udhëtoi nga Thethi deri në Ksamil shkruan se Tirana ofron një përvojë urbane interesante, por se “gjetja e parkimit ishte një sfidë”.

Një tjetër vizitor, i cili eksploroi vendin me makinë me qira, këshillon turistët që automjetin ta marrin vetëm kur largohen nga Tirana, pasi trafiku dhe parkimi në kryeqytet mund të bëhen problematikë. Vështirësitë nuk kufizohen vetëm te mungesa e vendeve të lira.

Disa turistë raportojnë gjithashtu situata ku u është kërkuar pagesë për parkim në rrugë nga persona privatë, duke krijuar konfuzion mbi rregullat dhe hapësirat e autorizuara. Komentet sugjerojnë se ndërsa Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, kapaciteti i qytetit për të menaxhuar parkimin dhe lëvizshmërinë po vihet në provë./Monitor

parking 15 mln tiranë

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...