17 Mars 2026, 12:14
Nga I.A

TIRANË- Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë çmimi i naftës është shtrenjtuar me 6 lekë, duke arritur në nivelin e 199 lekë për litër. Prej gati 2 javë nga nisja e luftës në lindjen e Mesme, sot në tregun e pakicës është shënuar niveli më i lartë për çmimin e shitjes. Krahasuar me nivelin e çmimit para nisjes së luftës, rritja është 24 lekë për litër apo 14% më shumë.
Nga 193 lekë për litër që arriti çmimi i naftës ditën e mërkurë (më 11 Mars) sot në tregun e pakicës nafta po tregtohet me çmim 199 lekë për litër.
Sipas vëzhgimit të Monitor ndryshimi i çmimi është reflektuar në disa pika në Tiranë, përfshirë pikën e karburantit me pakicë të kompanisë “Elda” në zonën e Bërryli si dhe në pikën e karburantit të “Bolv Oil” pranë pazarit të Ri. Punonjësit e pikave të tregtimit me pakicë pohuan se ndryshimi i çmimit është reflektuar prej mëngjesit të sotëm.
Ndërsa çmimi i mëparshëm prej 193 lekë për litër arriti ditën e mërkurë më 11 Mars, ku nga 198 lekë, çmimi i shitjes së naftës me pakicë u ul në nivelin e 195 lekë për litër.
Pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme çmimi i naftës në tregun e pakicës ka ndryshuar disa herë. Më parë nafta me pakicë tregtohet 175 lekë për litër.
Nga Shoqata e Hidrokarbureve sqarohet se nafta është një produkt që tregtohet në bursat e huaja, dhe çmimi i pakicës reflekton ndryshimet e tregjeve të huaja.
Në bursat e huaja çmimi i naftës “brent crude” ka arritur 103 USD për fuçi. Çmimi i naftës ka arritur në nivelet që ishte para dhënies së deklaratës së presidentit Donald Trump për përshpejtim të mbylljes së luftës në Lindjen e Mesme.
Para nisjes së konfliktit nafta në bursat e huaja tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.
Sakaq në vend ka ngritur një task force monitorimi për të ndjekur zhvillimet në treg pas rritjes së çmimeve të naftës.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha institucionet do të analizojnë të dhënat mbi çmimet e karburanteve që hyjnë në vend përmes administratës doganore dhe platformës ndërkombëtare të tregtimit të karburanteve./Monitor.al
cmimi i naftes
Aktualitet
17 Mars 2026, 11:19
I.A
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Mësohet se ...
Aktualitet
17 Mars 2026, 10:50
I.A
Foto nga ngjarja
TIRANË- Një arsenal armësh është kapur ditën e sotme teksa po transportohej në Tiranë. Më...
Aktualitet
17 Mars 2026, 10:44
I.A
Durim Bami
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim shtatë të pandehurit e dosjes së botës...
Aktualitet
17 Mars 2026, 10:11
D.S
Oltjon Klosi
LEZHË- Hetimet për shpërthimin e makinës së Oltjon Klosit më 10 mars në Tiranë kanë marr&eu...
Aktualitet
17 Mars 2026, 09:23
D.S
Lezhë
LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen, ku një efektivi të policisë iu vendos tritoli në automjei...
Aktualitet
17 Mars 2026, 09:19
D.S
Autoriteti i Konkurrencës pritet të hapë hetim për tregun e sigurimeve në vend. Duke iu përgjigjur insistimit të zëven...
Aktualitet
17 Mars 2026, 08:51
D.S
SHKODËR- Policia Kufitare ka goditur dy raste të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të mosdeklarimit të të holla...
Aktualitet
17 Mars 2026, 08:29
D.S
Foto nga vendngjarja
FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Fier- Vlorë. Mësoh...
Aktualitet
17 Mars 2026, 07:37
D.S
Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europ...
Aktualitet
17 Mars 2026, 07:35
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.&n...