LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u thye greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë kontratën e shfrytëzimit me kompaninë turke…?!

Puna nëntokë, për shkak të vështirësisë dhe rreziqeve që mbart, kërkon trajtime specifike jo vetëm për kushtet në punë, por edhe për kujdesin shëndetësor, kontrollet e vazhdueshme që duhet të kryejnë minatorët. Por kompania “Tete Albania”, që shfrytëzon galerinë, nuk u mundëson asnjë kontroll mjekësor punonjësve.

17 Dhjetor 2025, 21:45 Nga DOSJA
Si u thye greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë
Foto nga emisioni

Puna nëntokë, për shkak të vështirësisë dhe rreziqeve që mbart, kërkon trajtime specifike jo vetëm për kushtet në punë, por edhe për kujdesin shëndetësor, kontrollet e vazhdueshme që duhet të kryejnë minatorët. Por kompania “Tete Albania”, që shfrytëzon galerinë, nuk u mundëson asnjë kontroll mjekësor punonjësve.

‘Duam kontrolle mjekësore, ne punojmë nëntokë. Kodi i punës e ka që punëtorët e nëntokës do të shkojnë dy herë në vit nga kompania të kontrollohen për mushkëritë, punojmë në tym’, u shpreh minatori Albert Bushprendi.

‘Kontrollet shëndetësore i bëjmë vetë me lekët tona. Të futesh në minierë 2 km nën tokë e për çfarë? Që të pasurohet dikush me djersën dhe mundin tonë’, u shpreh Lekë Gjergji, zjarrmëtar.

Nga 76 minatorë që e nisën grevën, 61 prej tyre vijuan. Pjesa tjetër u rikthye në punë duke firmosur një kontratë me kushte shumë më të dëmshme ndaj tyre sesa ishte më parë.

‘Ata janë njerëz me shumë përvojë që janë sot në grevë, janë një aset jo vetëm për atë minierë, por janë një aset kombëtar. Në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, pra që ka nevojë ulëritëse për punëtorë, të trajtosh kështu punëtorët dhe punëtorët me përvojë është e tmerrshme. Nuk duhet lejuar që ata minatorë të thyhen. Pse? Sepse janë në të drejtën e tyre kushtetuese ligjore’, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

“Inside Story” bashkëbisedoi me protestuesit në fundin e muajit nëntor, në ditët kur greva ishte në pikën kulmore. Ditët në vijim, greva erdhi drejt venitjes, edhe pse nuk u shua totalisht.

Kjo grevë nxori në sipërfaqe jo vetëm trajtimin çnjerëzor të punonjësve, por edhe zhvatjen e pasurisë së shqiptarëve.

Ajo që bie në sy që në krye të historisë është fakti se kontrata e shfrytëzimit mes shtetit dhe kompanisë turke “Tete Albania” mbahet e fshehtë. Ne i jemi drejtuar institucioneve të linjës, por kontrata që duhej të ishte publike nuk gjendet askund. Në këto kushte, detyrimet e kompanisë ndaj shtetit shqiptar apo investimet që duhen kryer mbeten të panjohura. Pasqyrat financiare janë të fshehura dhe në periudhat e mëparshme është deklaruar vazhdimisht humbje. Por çfarë e mban kompaninë turke në Shqipëri, kur aktiviteti është vazhdimisht me humbje?

‘Pyetja që kam unë është: është bërë ndonjëherë ndonjë analizë, veçanërisht nga AKBN, për pjesën e investimit dhe zhvillimit të këtyre vendburimeve natyrore që ne kemi lëshuar me kontratë? Jo’, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

‘Pra, ti nuk mund të trajtosh një minierë në shekullin e 21 sikur po punon në shekullin e 19. Ku ndryshon miniera e shekullit të 19 me shekullin e 21? Nga investimet, pra ti bën investimet plotësuese, ato që duhen për të rritur standardin. Ky është problemi më i madh që kemi’, u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko./ Top Channel

kompania “tete albania”

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë