11 Maj 2024, 13:57
Nga r.ll
trafikuesi
TIRANË- Policia ka vënë pranga një 30-vjeçar, cili siguronte mijëra euro nga trafikimi i refugjatëve. Kundrejt pagesave monetare, a iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.
Arrestimi i tij u bë pas denoncimit me zë dhe figurë nga emisioni investigativ "Piranjat". Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Piranjat”, ju bëjmë me dije se:
DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizoi punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit të përmendur në video.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
trafiku i refugjatëve
Aktualitet
11 Maj 2024, 13:45
r.ll
pamje nga ceremonia
TIRANË- Ditën e sotme është përvjetori i 33-të i daljes së numrit të parë të gazet&eu...
Aktualitet
11 Maj 2024, 13:38
E. D
foto nga vendngjarja
SHKODËR- Një 40-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident në shkodër është proceduar ditë...
Aktualitet
11 Maj 2024, 13:38
r.ll
policia e elbasanit
ELBASAN- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi mbrëmjen e së premtes ka përplasur me mak...
Aktualitet
11 Maj 2024, 13:28
E. D
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Dy shqiptrë kanë rënë në pranagt e policisë spanjolle si pasojë e kultivimit të ...
Aktualitet
11 Maj 2024, 13:24
r.ll
foto ilustruese
SHËNGJIN- Një tjetër aksident në vendin e punës raportohet se ka ndodhur në Shëngjin. Një punë...
Aktualitet
11 Maj 2024, 12:15
r.ll
Foto ilustruese
DELVINË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Delvinë- Kardhiq. Një grup...
Aktualitet
11 Maj 2024, 11:53
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një qendër masazhesh e përshatur për prostitucion është zbuluar në Tiranë. Pas finaliz...
Aktualitet
11 Maj 2024, 11:47
r.ll
BLESH- Tregtarët po protestojnë sërish sot duke kundërshtuar largimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km la...
Aktualitet
11 Maj 2024, 11:17
E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy vëllezër shqiptar kanë rënë në pranagt e policisë italiane. Bëhet me dije se policia...
Aktualitet
11 Maj 2024, 10:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Bëhet me dije se 18-vje&...