LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal në Durrës, drogë dhe prostitucion në pallatin pak metra larg shkollës

Banorët e zonës përreth tregojnë se janë ankuar dhe në polici për këtë pallat në të cilin sipas tyre, nuk ka jetuar askush ndonjëherë por prej disa kohësh është plot me banorë e vizitorë të shumtë.

24 Tetor 2024, 20:52 Nga M.B
Skandal në Durrës, drogë dhe prostitucion në pallatin pak
Foto nga emisioni

DURRËS- Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe i pabanuar, që ndodhet në  rrugën “Aleksandër Gogo” në Durrës është kthyer në një vend të rrezikshëm dhe shqetësim për banoret e kësaj zone pasi është kthyer në një strehëz për përdoruesit e drogës dhe ushtrimit të prostitucionit, por mesa duket për autoritetet të tilla vende janë të padukshme dhe asnjë masë nuk merret ndërsa qytetarët duhet të përballen çdo ditë, jo vetëm me infeksionet e mundshme, por edhe me rrezikun që sjellin frekuentuesit e këtyre vendeve.

Banorët e zonës përreth tregojnë se janë ankuar dhe në polici për këtë pallat në të cilin sipas tyre, nuk ka jetuar askush ndonjëherë por prej disa kohësh është plot me banorë e vizitorë të shumtë. Ata thonë se përveç mbeturinave, një shqetësim  shumë i madh është se këta persona të paindetifikuar konsumojnë lëndë narkotike,  dhe janë kthyer në rrezik për lagjen, sepse vjedhin dhe  kanë djegur katin e dytë të këtij pallati të pabanuar.

Disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Eftali Koço”, të cilat ndodhen vetëm 10 minuta larg nga pallatit tregojnë se kanë frikë kur kalojnë pranë pallatit të braktisur.

Kamera e Fiks Fare u fut Brenda ambienteve të këtij pallati, ku ndotja ishte shumë e madhe. Grupi i xhirimit të Fiks Fare gjen brenda disa përdorues të lëndëve narkotike, të cilët fillojnë të bërtasin dhe kërkojnë që gazetarët të largohen.

Njëri prej tyre pranon të flas me gazetaren e Fiksit duke treguar se ishte përdorues i drogës prej shumë vitesh. ”Kam vite që konsumoj drogë, policia e di se çfarë bëjmë, asnjëherë nuk na kanë ndihmuar. Më kanë arrestuar, më mbajnë 2-3 muaj, pastaj më nxjerrin sërish jashtë. Nuk duhet të arrestohem unë, por shitësi i lëndëve narkotike”.

Gjatë kësaj kohe që po bisedonim me me të, persona të tjerë vijnë nga jashtë, të cilët duken që janë në një gjendje të rënduar.  Njëri nga përdoruesit fillon dhe bërtet nga dhoma tjetër duke kërkuar qe ne të dalim jashtë.

“Kam kërkuar ndihmë që të reabilitohem, por asnjëherë nuk kam arritur që të pastrohem krejtësisht, pasi institucionet nuk na ndihmojnë”, reagon një djalë tjetër. AI mban në dorë një shishe uji të cilën tregon se e kishte përshtatur  për te konsumuar ‘KRAK’. Sipas tij, kjo është një formë ndryshe e marrjes së kokainës nëpërmjet djegies me bidon, ose me llullë.

“Kam që në vitet ’90-’93 që jam përdorues i krakut. Nuk e kam problem. E dinë të gjithë që e konsumoj. Nuk dëmtoj askënd, përveç vetes. Nuk mund të heq dorë”, tregon ai.

Një prej përdoruesve na tregon se në një nga dhomat e këtij pallatit të braktisur ndodhet dhe një zonjë, Ana, përdoruese droge, por që ushtron prostitucion.

Ana: Policët janë klientët e mi

Kamera e Fiks Fare shkon në vendin që Ana e kishte përshtatur si banesë për veten . Tek dera na pret “ANA”, sipas saj emri i punës. Një grua 31 vjeçare, nënë e tre fëmijëve minorenë.

Ana tregon se është vetëstrehuar aty, pasi është e vetme dhe askush nuk ka mundësi ta ndihmojë “Fëmijët i kam lënë në jetimore sepse nuk dua t’i rris këtu. E kam rregulluar ambientin me gjëra që kam gjetur në mbeturina. Më kanë ndihmuar dhe përdoruesit që të rregulloj dhomën. Më kanë përdhunuar disa herë, kam vuajtur shumë në jetë dhe jam në këtë gjendje për shkak të familjes.”

Tregon se i gjen vetë klientët dhe se nuk ka tutor. Klientët e saj janë policë, deputetë.

Kur e pyesim nëse e ka kapur ndonjëherë policia qesh dhe thotë: “Policët?! Nuk më kanë bezdisur, madje disa prej tyre i kam klientë. Ata e dinë që unë jam strehuar këtu”.

Policia e Durrësit: E njohim atë bazë, kemi ndërhyrë disa herë.

Fiks fare kërkoi pranë drejtorisë së policisë vendore të Durrësit nëse kanë informacion për kthimin e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në rrugën Aleksandër Goga në një strehë për përdoruesit e drogës

Në përgjigjen e saj, Drejtoria e policisë vendore Durrës tregon se ky është një objekt i njohur për ta, madje policia ka kryer kontrolle te vazhdueshme në atë pallat që nga maji deri në gusht të vitit 2024. Në përgjigjen e policisë thuhet se gjatë kësaj periudhe kanë arrestuar dy persona të cilët strehoheshin në pallatin e braktisur, pasi kishin thyer urdhrin e arrestit në shtëpi, janë shoqëruar dy herë disa përdorues të lëndëve narkotike, persona të cilët procedohen në gjendje të lirë nga Prokuroria dhe është kapur një shpërndarës i lëndëve narkotike.

Edhe pse policia ka kryer kontrolle periodike, askush nuk ka mundur që të mbyllë këtë strehëz për përdoruesit dhe as t’i largoje prej atij vendi që është kthyer në rrezik për banorët e lagjes./ Top Channel

durres

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë