24 Tetor 2024, 19:05
Nga M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë lëndore pas arrestimit të 5 zyrtarëve të Bashkisë Rrogozhinë për abuzim me fondet e rindërtimit. Kjo vjen pas dyshimeve se të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë dhe funksionarë të lartë që hetohen nga SPAK. Për këtë arsye çështjen ia ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme, duke e konsideruar atë si rast që përfshin korrupsion të nivelit të lartë. Zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 353 milion lekësh, duke përfshirë në dokumentacionin e përfitimit të fondeve nga rindërtimi dhe kasolle kafshësh apo shtëpi të padëmtuara.
3 nga 5 zyrtarët e arrestuar, në fund të shtatorit, ndodhen në paraburgim, ndërsa dy zyrtare janë në masa më të lehta sigurie, për shkak të rrethanave të veçanta. Akuzat ndaj tyre përfshijnë "shpërdorim detyre" dhe "falsifikim me mashtrim" në të paktën 78 raste, ku dyshohet se janë manipuluar dosjet e rindërtimit për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e destinuara për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019. Përveç zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që përfituan nga kjo skemë mashtrimi.
Njoftimi i fundit të shtatorit:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.471.090 lekë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).
Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.
Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
spak prokuroria e durresit
Aktualitet
24 Tetor 2024, 17:33
M.B
Magazina
KORÇA- Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Kor&cc...
Aktualitet
23 Tetor 2024, 18:59
I.A
KOSOVË- Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetarja e k&...
Aktualitet
24 Tetor 2024, 16:47
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Gjyqtarja Silvia Albano, një nga gjashtë gjyqtaret e Gjykatës së Romës që vendosi pë...
Aktualitet
24 Tetor 2024, 16:30
M.B
Emigrantët në Shëngjin
LEZHA- E përjavshmja më e madhe franceze, me prirje të qendrës së majtë, Le Nouvel Obs ...
Aktualitet
24 Tetor 2024, 15:55
M.B
Anija
PORTO ROMANO- Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e konteinerëve “Kathrin” u ankorua në fs...
Aktualitet
24 Tetor 2024, 15:45
E. D
fotot ilustruese
CËRRIK- Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Cërrik. Mësohet se i moshuar është dëmtuar as...
Aktualitet
24 Tetor 2024, 15:37
E. D
fotot ilustruese
FIER- Një 57-vjeçar ka pësuar arrest ardiak duke drejtuar biçikletën, e për pasojë ka hum...
Aktualitet
24 Tetor 2024, 15:20
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një magazinë me lëndë narkotike është zbuluar në Korçë. Gjithashtu jan&eu...
Aktualitet
24 Tetor 2024, 15:13
E. D
foto ilustruese
ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar kanë rënë në pranagt e poliicsë Italiane, pasi u kapën me rreth...
Aktualitet
24 Tetor 2024, 15:01
E. D
fotot ilustruese
FIEER- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se i riu shishte doza kanabisi n&...