LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali/ 6 mijë euro një diplomë Bachelor, 16 mijë paund viza angleze! Kapet në përgjime sekseri, i arrestuar para dy vitesh për mashtrim

Në bisedat me bashkëpunëtorët e Fiksit Bregasi kërkon që të bëjë bashkëpunëtorë, kështu nëse një diplomë për të kushton 3500 euro, duhet të marrin 5500 euro që të përfitojnë nga 1000 euro.

11 Janar 2023, 20:57 Nga DOSJA
Skandali/ 6 mijë euro një diplomë Bachelor, 16 mijë paund
Kronika e Fiks Fare

TIRANË- Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për mashtrim në vitin 2020, ku në emër të një shoqate arriti të mashtronte disa persona dhe të përfitonte rreth 12 milionë lekë, vazhdon të bëjë të njëjtën gjë. Kësaj radhe, skema është ajo e marrjes së diplomave kundrejt parave në Universitete Shtetërore. Diplomë pa u paraqitur asnjëherë në universitet dhe pa bërë as edhe një orë mësim. 6.5 mijë euro për Bachelor dhe 5.5 mijë euro për Masterin. Por sekseri premton gjithashtu se nxjerr edhe viza angleze kundrejt pagesës që varion nga 12 mijë paund deri në 16 mijë paund. Për atë, është e rëndësishme t’i jepen disa dokumente dhe para paradhënie, kështu sipas tij çdokush që i bën këto mund të marrë një degë që do. Bregasi erdhi në Fiks Fare si denoncim i një qytetareje e cila kishte bërë një takim më parë me të dhe i ishte premtuar diplomë. Gjithashtu, ai i kishte kërkuar denoncueses edhe klientë të tjerë për të siguruar diplomën kundrejt pagesës pa kryer as edhe një ditë mësim.

Fiksi solli me zë dhe figurë takimet e Bregasit me denoncuesen dhe bashkëpunëtorë të emisionit. Ai tregon se diplomën e merr në shtet, mjafton që t’i thonë degën dhe t’i paguajnë paratë. Në bisedat me bashkëpunëtorët e Fiksit Bregasi kërkon që të bëjë bashkëpunëtorë, kështu nëse një diplomë për të kushton 3500 euro, duhet të marrin 5500 euro që të përfitojnë nga 1000 euro. Sipas tij, duhen disa dokumente dhe paratë të paguhen në fillim, pastaj për 3 muaj del diploma. Madje, ai këmbëngul se diploma mund të verifikohet në sekretari dhe të kuptohet që nuk është e rreme.

Por në asnjë moment, në të gjitha bisedat edhe pse gazetarët këmbëngulin për një përgjigje se me kë bashkëpunon për të bërë diplomat ai nuk tregon, madje thotë se nuk thuhen këto gjëra, dhe duhet të jenë shumë sekrete. Në takimin e dytë me bashkëpunëtoren e Fiksit ai kërkon që kjo e fundit të gjejë sa më shumë njerëz që të blejnë diploma dhe se nuk kanë përse takojnë zotërinë, por vetëm vajzën.

Në bisedë e sipër, sekseri shtron edhe pyetjen nëse dikush ka nevojë për vizë angleze edhe ato ai i ofron. “Personi mua më kërkon 8 mijë paund për një vizë, sesa marrim ne pastaj sipër kësaj shume ndahet mes nesh, se 12 , se 14 apo 16 janë tonat“, shprehet ai. Për vizën lihet një kapar që përkon me shifrën e 3.5 mijë paund.

Për të gjithë të interesuarit, si për diplomë apo edhe për vizë, garancia e vetme është një deklaratë me shkrim dore ku thuhet se ‘unë filani dhashë kaq para’.

Marrë nga Top Channel

enver bregasi fiks fare

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen