20 Mars 2026, 21:04
Nga E.d
Foto ilustruse
Kjo është vila në të cilën 2 javë denoncuam një call center mashtrues, bashkë me kolegët e emisionit Le Iene. Objektin e kishim mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, duke dokumentuar hyrje-daljet e operatorëve dhe konsulentëve që mashtronin shtetasit e huaj me investime në bursë.
Të bindur se çdo gjë e kishim të dokumentuar, kërkuam ndërhyrjen e policisë, e cila pas shoqërimit deri aty, papritur u tërhoq, duke na lënë vetëm. Dhe sot situata është kjo. Mashtruesit e kanë mbyllur aktivitetin e tyre, me gjasë duke e hapur në një tjetër ambient aty rrotull.
Për ata që na ndjekin për herë të parë, ka disa muaj që bashkë me kolegët italianë, po ndjekim mashtruesit e punësuar në këto aktivitete që zhvasin shtetasit e huaj nëpërmjet të ashtuquajturit “trading online”.
Një javë më parë, me një hartë të detajuar disa call center-a të cilët operonin në qendër të Tiranës, kërkuam të mësojmë më shumë rreth këtij biznesi të paligjshëm, por fatkeqësisht, ose ishin të boshatisura, ose për shkak të mungesës së bashkëpunimit me autoritetet, nuk arritëm t’i kapim në kohë.
Po çfarë është një call center mashtrues dhe si funksionon?
Por me kalimin e viteve, dhe me rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kësaj forme mashtrimi, drejtuesit e call centerave ndërruan strategji:
Dhe këtu bëhet fjalë për klientët që kanë lënë shumë prej disa qindra mijëra euro.
Një fazë e cila është bërë e mundur nga zhurma mediatike e dy muajve të fundit, sidomos në Itali nga emisionet e një pas njëshme të kolegëve të Le Iene, ndaj veprimtarive të këtyre keqbërësve dhe rezultati është ky.
Gjatë kësaj kohe kemi mbledhur informacione, kemi ndjekur pista të ndryshme dhe kemi verifikuar disa adresa në kryeqytet, të cilat shërbejnë si zyrë nga ku dhjetëra operatorë e nisin ditën duke mashtruar të huajt.
Por nga vjen gjithë kjo siguri për këta persona, saqë edhe pse bëjnë diçka për të cilën rrezikojnë, sërish pranojnë të përfshihen?
Duke patur parasysh se si operojnë, duhet ta besojmë, sepse ata janë shumë të qetë, në çdo veprim që bëjnë....
Egla është një 25-vjeçare e cila pasi ka punuar për disa muaj në këtë call center, ka vendosur të tërhiqet, duke pranuar të ndajë me ne çdo detaj të asaj që ndodh në ato ambiente.
Gjithçka e kalkuluar dhe me një organizim perfekt. Viktima peshkohet nga linja që propozon fitimin e shpejtë, duke lënë numrin e telefonit. Numri më pas i vihet në dispozicion call center-ave dhe operatorët bëjnë telefonatën e parë.
Tani dëgjoni pak se çfarë flitet në mbledhjet e këtyre grupeve mashtruesish; kuvjedhja e klientëve është në rend të ditës:
"Na jepet kurajo, siguri, motivim. Na thonë të punojmë mirë se do kemi numra klientësh të freskët."
Në fakt për të gjetur numrat e duhur, që kanë potencial për të “investuar” ka disa mënyra. Ajo e linjave që peshkojnë është njëra, por mënyra më e thjeshtë është blerja e listës së numrave. Dhe për këtë mashtruesit i kanë gjetur burimet.
I riu përballë nesh, që na ka ndihmuar gjatë këtyre ditëve, është njëjti që na ka dorëzuar hartën e disa call center-ave në qendër të Tiranës. Harta iu dha kolegëve italianë të Le Iene, të cilët e dorëzuan në polici, duke kërkuar bashkëpunimin e kësaj të fundit.
Pas kësaj kërkese për bashkëpunim me policinë, rezultati dihet...
Kjo zhvendosje me urgjencë ka ardhur sepse dikush tjetër përveç nesh e kishte hartën. nDikush që i mbron dhe ndihmon për të mos humbur aspak kohë që të hapin call center-in e radhës.
Kemi të bëjmë me akuza tepër të forta, ndaj atyre që paguhen për të ruajtur, dhe për të luftuar shkelësit e ligjit, por disa fakte na bëjnë të dyshojmë se këto fjalë kanë shumë të vërteta brenda, për më tepër kur shohim se sa me lehtësi kemi arritur t’i zbulojmë call center-at, edhe pse zhvendosen në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që policia mbyll sytë.
Prandaj, sonte dhe një herë publikisht, i bëjmë thirrje policisë së shtetit:
A do t’i kapni këto keqbërës apo do të vazhdoni të konsideroheni bashkëpunëtorë të tyre?/Piranjat.al
call center policia mashtrim
Aktualitet
20 Mars 2026, 20:50
E.d
Foto ilustruse
Në vitin 2025 rastet e zjarreve kanë shënuar një tjetër rritje duke e bërë gjithmonë e më sfidu...
Aktualitet
20 Mars 2026, 20:28
E.d
Foto ilustruse
PERU- Autoritetet peruane kanë arrestuar një shqiptar në Peru, që kontrollonte trafikun e kokainës drejt Evrop...
Aktualitet
20 Mars 2026, 20:03
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Dy kushërinjtë shqiptarë të cilët u ekstraduan ditën e sotme kanë mbërritur në Itali. At...
Aktualitet
20 Mars 2026, 19:32
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Dy kushërinjtë Andon Sina, 52 vjeç dhe Niko Sina, 49 vjeç janë ekstraduar ditën e sotme ...
Aktualitet
20 Mars 2026, 18:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar ditën e sotme nga Shqipëria drejt Italisë. Dy kushërinjtë ish...
Aktualitet
20 Mars 2026, 18:08
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italaine ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë të moshës 27 dhe 38 vjeç, me banim në P...
Aktualitet
20 Mars 2026, 17:37
E.d
Foto ilustruse
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka bërë thirrje për masa të shpejta për të ulur përdori...
Aktualitet
20 Mars 2026, 17:18
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në...
Aktualitet
20 Mars 2026, 17:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reguar pas veprimt të SHBA-së e cila sekuest...
Aktualitet
20 Mars 2026, 16:40
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Autoritetet britanike kanë arrestuar dy shqiptarë në Angli, pasi akuzohen për trafik kokaine në shkall&...