Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS. Mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.
Policia thekson se këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo me institucionet shtetërore. Policia këshillon qytetarët që të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur dhe të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara.
Njoftimi:
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”
Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS, e ngjashme me atë të “Postës Shqiptare”, për të cilën është depozituar kallëzim edhe nga vetë institucioni(Posta Shqiptare), pranë strukturave për Hetimin e Krimive Kibernetike në Policinë e Shtetit.
Mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.
Këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo me institucionet shtetërore.
Qytetarët këshillohen:
* Të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur
* Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara
* Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë
Rekomandohet:
* Përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al
* Fshirja e menjëhershme e mesazheve të tilla
* Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve
Email: [email protected]
Tel: +355 69 415 5552
www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik
Policia e Shtetit vijon punën për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, duke mbetur e angazhuar për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka njoftuar se njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po paj...
Sibela Abedini dhe Altin Çoku Është dënuar me 6 vite burgim Altin Çoku, Tik-Tokseri i Kamzës që shtyu drejt vetë...
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari-Lila. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis...
Evis Berberi TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e ish- kreut të ARRSH, Evis Berberi dhe të pandehurve të tjerë për ...
Foto ilustruse Një situatë e pazakontë është duke ndodhur në sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku brenda një ko...
One Albania TIRANË- Abonentët e kompanisë telefonike One Albania kanë shprehur pakënaqësit e tyre në lidhje me rrit...
Foto ilustruse KRUJË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 59-vjeçar, banues në Lezhë. Ai është arrestuar ...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, zhvilloi mesditën e sotme një takim me drejtuesin e SPAK, Klodian...
Foto Ilustruese TIRANË- Një krahasim i thjeshtë i çmimeve të naftës ndër vite nxjerr në pah një rritje t&eum...
GJIROKASTËR- Një zjarr ka rënë sot në një apartament në lagjen "Kodra e Shtufit", Gjirokastër, si pasoj&eum...