Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme.
TIRANË- SPAK ka zbardhur 4 raste të trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të grupi të Inez Hajrullës i njohur ndryshe si i forti i Vlorës. Anëtarët e këtij grupi kriminal vepronin pothuajse në të gjithë Europën, përfshirë këtu Holandën, Greqinë, Turqinë dhe Italinë. SPAK akuzon grupin e Hajrullës për trafikun e 1.9 ton lëndë narkotike, e cila kishte se destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme.
Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga Flodian Plaku në bashkëpunim me biznesmenin Mendu Duka dhe persona të tjerë të paidentifikuar. Sasia e lëndës narkotike kishte destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.
Rasti tjetër ka të bëjë me sekuestrimin e 14 kilogramëve kokainë. Ajo është sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda.
Rasti i tretë ka të bëjë më policin, Rezart Kuçi, i cili në bashkëpunim me Arben Memishajn ka porositur 400 kilogramë kokainë. Kokaina e trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020, është sekuestruar nga autoritetet gjermane.
Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.
Njoftimi
Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme:
Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit F.P (me disa identitete) në bashkëpunim me M.D dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.
Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga A.Xh. në bashkëpunim me persona të tjerë.
Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit R.K., oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.
Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.
Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian./Dosja.al
Foto ilustruse ITALI- Shoferi 39-vjeçar, i cili u përfshi në aksidentit e 3 marsit, në autostradën Naro-Camastra të Si...
Foto ilustruse VLORA- SPAK përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë më shumë detaje mbi operacionin e kryer në qytetin e Vlor...
Foto ilustruse TIRANË- SPAK përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se cilët janë tetë personat ndaj të ci...
Foto ilustruse VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur minutat e fundit në qytetin e Vlorës. Një automjet tip “Benz” &eu...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në qytetin e Durrësit. Ai ishte shpallur n&eum...
Rezart Kuci VLORË- Personi që shihni në foto është punonjësi i policisë Rezart Kuci, i cili u arrestua sot në oper...
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot në zonën e Ujit të Ftohtë ...
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në zonën e Ujit të Ftohtë n&eum...
Inez Hajrulla TIRANË- Inez Hajrulla dhe miku i tij Ervis Matodashaj i shpëtuan operacionit që u zhvillua sot në V...
Inez Hajrulla VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK në Vlorë, ku u lëshuan 7 urdhër arres...