11 Maj 2026, 12:01
Nga E. D

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Sipas SPAK, Hajdari rezulton të ketë qenë i dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë. Për këtë arsye, institucioni i akuzës ka vënë në dijeni KQZ-në për verifikime të mëtejshme ligjore mbi statusin e tij. Ndërkohë, çështja pritet të shqyrtohet nga KQZ, e cila do të vlerësojë nëse rasti përbën shkelje të ligjit për dekriminalizimin dhe nëse ndikon në mandatin e kryebashkiakut.
Njoftimi i plotë:
I nderuar z.Celibashi, Në përgjigje të shkresës suaj nr. 980 Prot prot, datë 27.04.2026, ardhur dhe protokolluar me datë 29.04.2026, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje shtetasin Kreshnik Riza Hajdari, ju informojmë se: Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr.80, datë 03.05.2023, për veprën penale të parashikuar nga neni 190/2, i K.Penal, në ngarkim të shtetasit Kreshnik Riza Hajdari.
Pas përfundimit të hetimeve në lidhje me procedimin penal Nr.80, viti 2023, është vendosur dërgimi në gjyq, me kërkesë për gjykim më datë 18.12.2023, në ngarkim të të pandehurit Kreshnik Hajdari, për veprën penale të parashikuar nga neni 190/2, i K.Penal.
Me vendimin Nr.06, datë 25.01.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur : Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Hajdari për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", parashikuar nga neni 190/2, të K.Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim. Në zbatim të nenit 406/1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kreshnik Hajdari i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 01 shkurt 2024 ka nxjerrë urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.06, datë 25.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili ka marrë formë të prerë, po në këtë gjykatë me datë 05.07.2024. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, DREJTUESI I PROKURORISË Klodjan Braho./Dosja.al

prokuroria e posaçme kqz
Aktualitet
11 Maj 2026, 11:38
E. D
BULQIZË- Një ngjarje pazakontë ka ndodhur në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Asllan Keta” n&eum...
Aktualitet
11 Maj 2026, 11:25
E. D
SELANIK- Një tentativë grabitjeje në një minimarket në Selanik ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pa...
Aktualitet
11 Maj 2026, 11:19
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së dielës përplasi makinën te s...
Aktualitet
11 Maj 2026, 11:10
E. D
Ilir Rusi
TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi deklaroi, se reforma në drejtësi ka sjellë shu...
Aktualitet
11 Maj 2026, 10:56
E. D
Erjon Bani
TIRANË- Kryetari i GJKKO, Erjon Bani deklaroi se besimi tek drejtësia nuk ndërtohet vetëm më vendime, por ed...
Aktualitet
11 Maj 2026, 10:50
E. D
TIRANË- Kryetari i GJKKO, Erjon Bani deklaroi, se sallat e reja të gjykimit ofrojnë kushte më të mira për të pandehuri...
Aktualitet
11 Maj 2026, 10:43
E. D
Erjon Bani
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka inauguruar ditën e sotme ambientet e reja. Kryetari në detyrë, Erjon Bani tha gjat&eum...
Aktualitet
11 Maj 2026, 10:40
E. D
Irena Gjoka
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga s...
Aktualitet
11 Maj 2026, 10:29
E. D
pamjet
VLORË- Tregtarët e tregut të madh të fruta-perimeve në qytetin e Vlorës kanë protestuar paraditen e kësaj t...
Aktualitet
11 Maj 2026, 10:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia pesë protestuesit, të cilët u ndaluan pas protestës së opoz...