3 Maj 2024, 13:17
Nga I.A
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar këtë të premte paradite një aksion të madh në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Kapitali.al shkruan se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë në zyrat e AKSHI-t duke sekuestruar kompjuterë dhe telefona në kuadër të një hetimi për korrupsion.
Sipas medias bëhet fjalë për tenderin laboratorëve smart në shkollat 9 vjeçare. Ky tender u vesh me dyshime të forta për parregullsi, kur në datën e parashikuar të garës AKSHI ndryshoi kriteret. Me një fond limit prej 1.66 miliardë lekësh ose 16.5 milionë euro, tenderi parashikonte pajisjen e rreth 216 shkollave në rang vendi me klasa laboratorike. Këto klasa përmbanin nga 14-19 lap top dhe pajisjet e tjera në funksion të tyre. Pra rreth 80 mijë euro kosto për çdo klasë, një çmim dukshëm i fryrë.
Pas ndryshimit të kritereve, në ditën e garës, tenderi u fitua nga kompania Albascan, një firmë e cila është ngjitur rrufeshëm duke u shndërruar në një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të AKSHI-t, edhe pse në vitin 2017 kjo kompani kishte një xhiro të papërfillshme.
Me sa duket tenderat e AKSHI-t tashmë kanë hyrë në orbitën e SPAK. Hetuesit e BKH kanë sekuestruar një sërë kompjuterash dhe materialesh në cilësinë e provës. Veç këtyre janë sekuestruar edhe telefonat e disa punonjësve, ndërkohë që një tjetër procedurë e cila po verifikohet është ajo e sistemit elektronik të burgjeve, që u përfshi nga skandali, kur në një burg të vendit ndodhi vrasje me armë zjarri dhe u konstatua se kamerat nuk punonin prej muajsh, edhe pse paratë paguheshin tek kompania private.
AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.
akshi
Aktualitet
3 Maj 2024, 12:56
M.B
Artan Gaçi
TIRANA- Bashkëshorti i ish-ministres dhe aktualisht deputetes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi, është paraqitur sot ...
Aktualitet
3 Maj 2024, 12:34
M.B
Dropull
DROPULL- Një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e...
Aktualitet
3 Maj 2024, 11:40
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një aksident ka ndodhur sot në Unazën Lindore në Tiranë ku një furgon mallrash ës...
Aktualitet
3 Maj 2024, 11:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Kanë dalë detaje të reja nga operacioni “Tempulli 3”, që Antidroga e Tiranës zhvillo...
Aktualitet
3 Maj 2024, 10:53
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Një grua e cila jetonte e vetme pranë konviktit në Lezhë është gjetur e vdekur. Mësohet se n...
Aktualitet
3 Maj 2024, 10:48
I.A
Policia
TIRANË- Një 35-vjeçar është ekstraduar sot nga Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativ&eu...
Aktualitet
3 Maj 2024, 10:30
I.A
Policia e Tiranes
TIRANË- Dy venezuelianët që kanë krijuar rrjet prostitucioni këtu në Tiranë me persona transgjino...
Aktualitet
3 Maj 2024, 10:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një rrjet prostitucioni është goditur në kryeqytet. Lidhur me këtë rast është arretuar nj&e...
Aktualitet
3 Maj 2024, 10:03
M.B
Foto ilustruese
KAPSHTICA- Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në pikën kufitare të Kapshticës. Emigrant...
Aktualitet
3 Maj 2024, 09:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtori i Seksionit Europa dhe Ballkani Perëndimor në organizatën “RSF”: Nacionalizëm në rrit...