Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky nënshkrim është gjithashtu një moment historik për të dy institucionet, pasi është marrëveshja e parë që NCA nënshkruan më një strukturë hetimore në Shqipëri, siç është SPAK.
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Graeme Biggar, të Mbretërisë së Bashkuar.
Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit.
Ky nënshkrim është gjithashtu një moment historik për të dy institucionet, pasi është marrëveshja e parë që NCA nënshkruan më një strukturë hetimore në Shqipëri, siç është SPAK.
NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:
Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare kundër Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Z. Graeme Biggar, të Mbretërisë së Bashkuar. Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit.
Akti i sotëm është gjithashtu një moment historik për të dy institucionet, pasi është marrëveshja e parë që NCA nënshkruan më një strukturë hetimore në Shqipëri, siç është SPAK.
Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është të institucionalizojë partneritetin e suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik. Ky bashkëpunim thellohet dhe bëhet më i qëndrueshëm përmes këtij memorandumi, i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale.
Ky memorandum parashikon një angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin midis tyre por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën besimin e tyre të thellë, se bashkëpunimi i ngushtë midis tyre do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e disa prej veprimtarive më të rëndësishme të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave.
Forcimi i marrëdhënieve të SPAK me NCA në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Bashkimi Evropian.
Në mbyllje, të dy palët, shprehën gatishmërinë e hedhjes së menjëhershme të hapave konkret në hetimin e çështjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit, duke përfshirë këtu edhe në aspekte të tjera që lidhen me strategjitë më të avancuara të hetimit financiar.
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë për vepra penale t&eum...
foto ilustruese DURRËS- Arrestohet një 28-vjeçar në Shijak ditën e sotme. Mësohet se i riu me inicialet O.K ka vjedhur...
foto ilustruese TIRANË- Përfaqësuesit e Bashkimit Europiuan kanë reaguar pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zo...
foto ilustruese POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10 të paradites në dalje të Pogradeci...
spitali i fierit FIER- Në spitalin e Fierit janë paraqitur edhe disa punonjës të tjerë të kompanisë që prodhon paji...
Armando Sulejmani DURRËS- Armando Sulejmani, ish-anëtari i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Çi...
DURRËS- Anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Më...
Para SHQIPËRI- Pas kontrolleve në 4 pika të kalimit në vend janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mosdeklarimit të para...
protesta TIRANË- Shoqëria Civile po zhcillon një protestë para parlamentit, ku kërkojnë të mos votohet projektligji p&eu...
Foto ilustruese GREQI- 27-vjeçari Ymer Haxhiaj, nga Cakrani i Fierit, është shqiptari për të cilin u raportua se kishte dhu...