Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Diario21 shkruan se raportet e fundit inteligjente dhe hetimet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve (OFAC) kanë konfirmuar se mafia shqiptare ka krijuar një lidhje të pathyeshme me fraksionin e udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada, kreu i Kartelit të Sinaloas.

EUROPË- Specialistët e sigurisë publike, kanë ngritur së fundimi alarmin se grupet kriminale shqiptare nuk janë më thjesht vëzhgues në Amerikën Latine, por lojtarë kyç që kontrollojnë operacione komplekse financiare në bashkëpunim me kartelat më të fuqishme vendase.
Gazeta meksikane, Diario21 shkruan se raportet e fundit inteligjente dhe hetimet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve (OFAC) kanë konfirmuar se mafia shqiptare ka krijuar një lidhje të pathyeshme me fraksionin e udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada, kreu i Kartelit të Sinaloas.
Sipas Diario21, në qendër të këtyre operacioneve qëndrojnë vëllezërit Hysa Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz, të cilët akuzohen se kanë ndërtuar një rrjet të gjerë biznesesh për të pastruar paratë e drogës.
Në artikull Diario21 shkruan se këto mafia fokusohen te logjistika: Sigurimi i rrugëve të kokainës nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt porteve evropiane (Rotterdam dhe Antwerp). Sisteme të sofistikuara të pastrimit të parave që kombinojnë kriptomonedhat me bizneset tradicionale.
Pas arrestimit të Juan Carlos Montero Mestre (alias ‘Lobo Menor’), lideri i bandës ekuadoriane ‘Los Lobos’, ekspertët e sigurisë po ngrenë alarmin për një prani shumë më të heshtur, por më të rrezikshme të mafiave.
Specialisti i sigurisë publike, Víctor Manuel Sánchez Valdés thotë se grupet kriminale shqiptare nuk janë më thjesht vëzhgues në Amerikën Latine, por lojtarë kyç që kontrollojnë operacione komplekse financiare në bashkëpunim me kartelat më të fuqishme vendase.
Aleanca me Kartelin e Sinaloas
Raportet e fundit inteligjente dhe hetimet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve (OFAC) konfirmojnë se mafia shqiptare ka krijuar një lidhje të pathyeshme me fraksionin e udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada, kreu i Kartelit të Sinaloas.
Në qendër të këtyre operacioneve qëndrojnë vëllezërit Hysa (Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz), të cilët akuzohen se kanë ndërtuar një rrjet të gjerë biznesesh për të pastruar paratë e drogës.
Menaxhimi i kazinove në shtetet Sonora, Baja California dhe Quintana Roo. Përdorimi i hoteleve dhe restoranteve luksoze për të kamufluar transfertat milionëshe. El Universal, paratë e fituara nga trafiku i kokainës transferohen drejt Shqipërisë për tu investuar në pasuri të paluajtshme dhe turizëm bregdetar.
Sánchez Valdés shpjegon se suksesi i shqiptarëve në Meksikë vjen nga struktura e tyre unike. Ata operojnë përmes ‘Fiseve’ (fis)-grupe familjare me besnikëri ekstreme ku infiltrimi nga policia është pothuajse i pamundur. Ndryshe nga bandat vendase që shpesh përfshihen në përplasje të përgjakshme publike, shqiptarët në Meksikë mbajnë një profil të ulët.
Ata fokusohen te logjistika: Sigurimi i rrugëve të kokainës nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt porteve evropiane (Rotterdam dhe Antwerp). Sisteme të sofistikuara të pastrimit të parave që kombinojnë kriptomonedhat me bizneset tradicionale.
Në intervistën e tij për Imagen Radio, akademiku konfirmoi se mafiet e huaja, ku shqiptarët zënë një vend specifik për shkak të fuqisë financiare, janë të pranishme në 30 nga 32 shtetet e Meksikës. Ata nuk operojnë të izoluar, por përdorin kartelat vendase (si CJNG dhe Sinaloa) si ‘mburojë’ dhe partnerë logjistikë.
Ndërsa Meksika vazhdon të jetë epiqendra e luftës kundër drogës, përfshirja e ‘fiseve’ shqiptare tregon se krimi i organizuar është kthyer në një korporatë globale, ku kufijtë mes Ballkanit dhe Amerikës Latine janë zhdukur plotësisht./Dosja.al
IRAN- Për vite të tëra, Irani ka deklaruar se kishte kufizuar rrezen e veprimit të raketave të tij balistike në 2.000 kilometra....
KLINË- Një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës, njoftuan Prokuroria Themelore në Pejë dhe Polici...
Një auditim i thelluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton mangësi serioze në mënyrën se si institucionet shqiptare po mbr...
Korporata japoneze e gomave Toyo ka filluar ndërtimin e një qendre kërkimore dhe zhvillimore prej 29 milionë eurosh në Serbi, në...
ITALI- Guardia di Finanza ka publikua bilancin 2025 lidhur me luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë 2025 janë kryer 1,351 he...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja (vëllai i Rrumit t&eu...
ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, pasi dyshohet si pjesë e një grupi grabitësish, që kishin kryer v...
POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Pogradec, ku janë përfshirë një autom...
Përgjatë tetë viteve të fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë të vendit ka...
KUKËS- Një vatër zjarri ka përfshirë këtë të shtunë masivin pyjor të zonës së quajtur “...