Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Starmer e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Belfast, pas bisedimeve me udhëheqësit e Irlandës së Veriut, ku rregullat tregtare pas Brexit-it kanë mbizotëruar politikën për vite me radhë. Kryeministri Starmer tha se qeveria e tij fillimisht do të duhet të zbatojë ndryshimet sipas marrëveshjes aktuale për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
ANGLI- Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u zotua të hënën se do të sigurojë një marrëveshje të përmirësuar me Bashkimin Evropian për rregullat e tregtisë pas daljes nga blloku evropian. Ai tha se do të rinovojë "marrëveshjen e gabuar" të nënshkruar nga ish-kryeministri Boris Johnson.
Starmer e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Belfast, pas bisedimeve me udhëheqësit e Irlandës së Veriut, ku rregullat tregtare pas Brexit-it kanë mbizotëruar politikën për vite me radhë. Kryeministri Starmer tha se qeveria e tij fillimisht do të duhet të zbatojë ndryshimet sipas marrëveshjes aktuale për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
"Ne mund të sigurojmë një marrëveshje më të mirë se marrëveshja e dështuar që ish Kryeministri Boris Johnson e nënshkroi dhe ne do të punojmë për këtë", tha për shtypin Kryeministri Starmer, i cili siguroi fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën javën e kaluar.
"Ne, megjithatë, nuk do të jemi në gjendje të kemi një marrëdhënie më të mirë nëse nuk demonstrojmë përkushtim ndaj marrëdhënieve dhe marrëveshjeve që tashmë janë arritur", shtoi ai.
Laburistët e kanë përjashtuar mundësinë e ribashkimit me tregun e përbashkët të BE-së ose bashkimin doganor, por kanë thënë se është e mundur të hiqen disa pengesa tregtare me bllokun 27-vendesh, nga i cili Britania u largua në vitin 2020.
Partia më e madhe pro-britanike në Irlandën e Veriut i dha fund bojkotit të asamblesë pas ndryshimeve në rregullat e tregëtisë të siguruara nga ish-kryeministri Rishi Sunak në muajin shkurt. Kjo parti, megjithatë, që atëherë ka bërë thirrje për më shumë ndryshime.
I pyetur për mundësinë e mbajtjes së një referendumi për bashkimin e Irlandës pasi partia nacionaliste irlandeze 'Sinn Fein' u bë partia më e madhe e Irlandës së Veriut në parlamentin britanik, Kryeministri Starmer tha se ai do të "vepronte në përputhje me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë", marrëveshjen e paqes të vitit 1998 që i dha fund tre dekadave të dhunës sektare.
Sipas marrëveshjes, vendimi për mbajtjen e një referendumi i takon qeverisë britanike nëse ministrit për Irlandën e Veriut "i duket e mundshme" se shumica do të favorizonte ndërprerjen e lidhjeve me Londrën. Kryeministri Starmer, i cili vizitoi Edinburgun të dielën, do të vazhdojë një turne paszgjedhor në katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar me një vizitë në Cardiff të hënën në mbrëmje./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Stuhia tropikale "Beryl" po përfshin Teksasin me erëra të forta dhe shi të dendur, ...
pamje nga spitali UKRAINË- Një sulm me raketa ruse ka shkatërruar pjesërisht një spital për fëmijë në Kiev di...
Aeroporti ANGLI- Më shumë se 10.000 pasagjerë të linjave ajrore u përballën me anulime fluturimesh në dy aeroportet m&eu...
Parada BOSNJË- Me rastin e 82-vjetorit të Betejës së Kozarës, kadetët e Ushtrisë Serbe parakaluan nëpër Prijed...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien me...
Foto ilustruese KOSOVË- Lista është e gjatë: fëmijët pa përkujdes prindëror, fëmijët me aftësi t&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet në Kosovë thanë sot se armët e paligjshme mbetën sfidë për sigurinë dhe ja...
pamje nga ngjarja SHBA- Rreth 102 persona u qëlluan, 17 prej tyre për vdekje, në të gjithë Çikagon nga mesnata e 4 kor...
Vëllezërit Bytyqi KOSOVË- Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që t’i përfundojë hetimet e ...
joe biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u tha demokratëve të Kongresit në një letër të hënën se ai do t...