LIVE UPDATES
Aktualitet

Studimet: Disinformimi, problem në mediat në gjuhen shqipe

Studimet pohuan se ndikimi i propagandave ruse, kineze dhe iraniane mbeten të kufizuara, qoftë edhe prej mediave që ato kanë në gjuhën shqipe.

14 Korrik 2023, 20:25 Nga k.m.
Studimet: Disinformimi, problem në mediat në gjuhen shqipe
Foto ilustruese

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN Albania) dhe Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim (SCiDEV) publikuan sot dy raporte kërkimore mbi disinformimin dhe manipulimin e lajmeve në Shqipëri. Nga vëzhgimi mbi propagandën ruse, kineze dhe iraniane mbi ngjarjet në Ukrainë dhe më gjerë, doli se mediat shqiptare janë të pakujdesshme gjatë përhapjes së lajmeve të rreme, por në tërësi ato priren të përhapin lajme pro Ukrainës.

Autorët pohuan se redaksitë shqiptare nuk kane reporterë dhe redaktorë për të njoftuar vet mbi ngjarjet nderkombëtare dhe bien lehtë préh e shumëfishimit sasior të lajmeve të pasakta.

Studimet pohuan se ndikimi i propagandave ruse, kineze dhe iraniane mbeten të kufizuara, qoftë edhe prej mediave që ato kanë në gjuhën shqipe.

Ndër gjetjet kryesore të studimit të BIRN mbi disinformimin në Shqipëri u zbuluan 41 lajme të rreme mbi agresionin rus kundër Ukrainës, të cilat u ribotuan mbi 780 herë gjatë dhjetë muajve të vitit të kaluar.

Më shumë se gjysma e tyre qarkulluan në mediat e Shqipërisë, pjesa tjetër në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Lajmet e rreme merren më së shumti me numrin e viktimave, me poshtërimin e armikut dhe me zgjerimin e përmasave të luftës.

Megjithatë lajmet pro-Ukrainës ishin dy herë më shumë se sa ato pro-Ruse, ndërsa dhe ndërveprimi me to në rrjetet sociale është shumë herë më i madh në favor të Ukrainës.

Besart Likmeta, një nga autorët e rrjetit BIRN, thotë se gabimet me lajmet e rreme janë më të pakta në radio, tv dhe gazeta, dhe më së shumti në rrjete sociale dhe media online.

“Shpesh lajmet e ripublikuara nuk kanë ndonjë profil ideologjik. Mediat nuk i ripublikon ato sepse ka ndonjë qëllim për të shpërndarë disinformim rus. Mediat i ripublikojnë këto shkrime për të marrë klikime dhe për të patur më shumë vizitorë në faqen e tyre, dhe në këtë mënyrë bien pre e disinformimit, thotë Likmeta.

Shumica e mediave online nuk bëjnë kujdes me ripublikimet. Nga një kërkim i thelluar doli se mbi 380 raporte disinformuese të regjistruara si të tila, 86 prej tyre ose 22% e totalit janë shpërndarë nga mediat në gjuhën shqipe.

Këto lajme u ripublikuan 377 herë nga 156 media, pjesa dërrmuese (65%) nga media me seli në Shqipëri dhe më pak në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

"Mesatarja e lajmeve të rreme ose disinformimi në mediat e Shqipërisë është e përafërt me mesataren e vendeve të tjera në Ballkan, si dhe në mediat e vendeve të tjerë edhe më të zhvilluar. Shqipëria thjesht ka rënë pre, duke shfaqur dobësitë e medias shqiptare, e cila nuk ka struktura të forta editoriale. Redaksitë shpesh nuk kanë reporterë dhe as editorë të posaçëm për temat ndërkombëtare, por vetëm ribotojnë shkrime nga burime të tjera. Kemi vënë re se sa më shumë shtohen ripublikimet aq më shumë shtohet disinformimi”, thotë zoti Likmeta.

Propaganda e Iranit dhe Kinës përmes mediave në gjuhën shqipe ishte pjesë e një analize të detajuar prej nga doli se në shkrimet e tyre ndërkombëtare ato media ngrejnë dyshime mbi BE, dhe e tregojnë si një ekonomi me probleme, me greva dhe me kriza.

Këto media janë kritike ndaj respektimit të të drejtave njerëzore në vendet e demokracisë perëndimore dhe priren të japin ekonominë kizene dhe iraniane si ekonomi në rritje dhe me ndikim, thotë Bleriana Bino, një nga autoret e studimit, përfaqësuese e qendrës SCIDEV.

“Në dyja rastet, si në mediat shqip të Kinës edhe në ato të Iranit, sidomos në këtë të fundit, vihet re qartasi një mbulim mediatic më në favor të Rusisë sa i takon konfliktit në Ukrainë, si dhe nxjerrja më në pah e vështirësive të Bashkimit Europian, sfidave, tensioneve midis vendeve të BE-së ose BE-së dhe SHBA-ve. Ndërsa në rastin e Kinës ka më shumë shkrime me propagandë ekonomike në shqip, gërshetuar me kulturën dhe aktualitetin. Në to zmadhohet prania dhe ndikimi i Kinës në Ballkan”, thotë zonja Bino.

Sipas sondazhit mbi informimin në Shqipëri doli se publiku u beson TV-ve në masën më të madhe e më pas mediave dhe rrjeteve sociale, dhe shumë më pak radiove. Më shumë ¾ e të anketuarve pohuan se po – lajmet e rreme janë problem në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre pohuan se e ndeshin disinformimin çdo ditë dhe të paktën një herë në javë, por pak prej tyre kujdesen që të verifikojnë lajmet nga burime të tjera më të sigurta./VOA

birn

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë