LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ta shkul zemrën…"/Pas denoncimit në polici nga e bija, babait i erren sytë për hakmarrje

Djali i familjes, tani 19 vjeç thotë se e ka parë të atin vetëm 3 herë. Edhe në ato raste, Skënderi ishte i dhunshëm.

4 Mars 2025, 21:14 Nga r.ll
"Ta shkul zemrën…"/Pas denoncimit në polici nga e
foto ilustruese

DURRËS- Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje denoncoi të atin Skënder Kurti për abuzim seksual me të, ndërsa jetonin të dy në Itali, në pritje për ardhjen e nënës dhe vëllait.

Kur ishte 14-15 vjeç, vajza iu drejtua organeve kompetente dhe për të u kujdes shërbimi social në Itali, ndërsa babai vuajti 7 vjet burgim. Mamaja dhe vëllai i vogël e marrin vesh ngjarjen pas disa javësh nga një komshi në Itali pasi motra nuk po përgjigjej në telefon. Djali i familjes, tani 19 vjeç thotë se e ka parë të atin vetëm 3 herë. Edhe në ato raste, Skënderi ishte i dhunshëm.

“Babai im ka jetuar në emigrim gjithë këtë kohë dhe mamaja ime ka qenë duke e pritur. Plus që kur vinte, mbaj mend që dhunonte mamanë, e çonte tek dhoma me zor në sytë e mi e të motrës. Pra ka qenë një tip i dhunshëm. Erdhën dajat, pati fol edhe me dajat dhe zgjidhën çdo gjë. Në vitin 2016 u bë pajtimi mes familjeve. Ai do të ikte të nesërmen në Itali. Doli atë natë me motrën, kur na merr motra të nesërmen që ishte në Milano, pa ditur asgjë as unë e as mamaja. Nuk bëmë ankesë, se baba. Pas 2-3 muajsh që iku motra filluam 1 javë që nuk e dëgjonim motrën fare, 2 javë që nuk e nxirrte në telefon fare. 1-2 muaj pa folur fare, u bëmë merak të gjithë se çfarë po ndodh, pse nuk po hap telefonin. Na vjen një komshi tek porta e na thotë, a e keni marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Motra ime kishte përfunduar në asistencë dhe babai në burg. Babai ka hyrë në burg për gjëra të turpshme ndaj motrës dhe denoncime të rreme që donte të fuste dhe motrën në mes”, tregon për emisionin “Stop” djali i familjes Xhemal Kurti.

“Stop” ndalet në vitin 2015 ku vajza denoncoi babain e saj pranë autoriteteve italiane për dhunë psikologjike dhe seksuale.

“Unë kam ardhur në Itali në vitin 2013 dhe në vitin 2015 kam bërë denoncimin për, ai që ka qenë im atë. Është person që nuk ia vlen fjala babë, ose at, askurgjë. Ai ka qenë një person shumë i dhunshëm. Ai dhe miqtë e tij e kishte traditë, o ku dreqin ta di unë, e puthte gocën në buzë, ai e ka bërë këtë gjë tek unë. Kjo ka qenë dhe një prej arsyeve që unë e kam denoncuar dhe më vonë të iki. Buzët e buta, të forta…janë ca gjëra që as unë nuk kam qejf t’i kujtoj. Sepse sot e kësaj dite jam nënë vetë dhe nuk dua të kujtoj këtë pjesë të jetës, që jam munduar ta fshi”, tha vajza.

Pas dënimit, Skënderi u deportua në Shqipëri, ku filloi përndjekjen dhe dhunën ndaj familjarëve.

“Edhe ditën e takimit mos kujto, deri në vdekje, është hera e fundit…. Jo më blloko, po bë ça të duash se do të bllokoj unë ty! Është hera e fundit, që po të them: unë, kur të takoj ty siç më ke godit unë do të godas. Në çdo lloj momenti të jetës time, vdekjen unë e du po jo vetëm, vetëm me ty! Këtë e di fort mirë, t’u plas si dinamit në bark, aq fort të du se prapë nuk e ndërro rrugën! Plaç ti megjithë ta, megjithë vëllain tat, megjithë nënën tate! Ditën që do vish afër meje do shofësh do ta tregoj unë, kush jam se do ta shkul zemrën, siç ma shkule! E poshtër! O mashtruese! Femër e qelbët, që ke filluar tu i fut gishtat në p*dh që 12 vjeçe..! Mendoje moj shk**dhatë*, moj b*çe, mendoje moj qelbësirë, se kam për ta gri mishin..!”, i ka shkruar ai vajzës së tij.

Në vitin 2024 djali i Skënderit, Xhemal Kurti shkon te gjyshja nga babai, ku sulmohet nga i ati dhe detyrohet t’i gjuajë me një tullë për t’u mbrojtur. Për këtë arsye, i riu u la në qeli për 3 muaj dhe gjykata e dënoi me 1.5 vjet burg.

“Erdha në Shkurt për pushime, ndenja dy ditë tek gjyshërit nga ana e mamasë. Dhe vendosa që të shkoja tek shtëpia e gjyshes, thashë ta takoj se është turp, ka ardhur nipi dhe nuk e ka takuar. Shkova një ditë ka qenë data 12-13 Shkurt, nuk e mbaj mend. Kishte ndodhur një vdekje, nuk ishin në shtëpi. Marr gjyshen në telefon më thanë që nuk jemi në shtëpi, u thashë që do kaloj këto ditë. Duke kaluar tek shtëpia tek dy djemtë e mi të tezes shikoj ‘ish-babain’. Atë ditë u rastisëm në rrugë, ishim me makinë në cep të rrugës, i thashë kushëriri të hapë rrugën që të kalojë zotëria. Ne u bllokuam komplet, nuk iknim dot as para e as mbrapa se mund edhe të kishim ikur. Del zotëria hap portën dhe unë ul xhamin e makinës, se isha pasagjer në vendin e parë. Më shikon mua, më ofendon dhe më godet. Nisi të më shante nga mamaja. Dalin kushërinjtë nga makina për ta qetësuar, ai merr një levë hekuri. Unë nga frika mora një tullë të vogël aty e godita dhe ika me vrap. Për këtë unë u dënova dhe bëra 3 muaj burg. Në fillim i bënë letrat për vrasje e organizuar nga një polic. Nuk më kanë lënë të kontaktoj as me mamanë e as me motrën në ato momente. Më arrestuan në orën 4:00 të mëngjesit, e pashë veten në komisariatin e Durrësit për 72 orë. Unë jetoj me një gjyshe nga ana e mamasë, 80 vjeçe me sëmundje toke, që as atë nuk po ma lënë të qetë. Dhe gjyshi pas këtij konflikti, shkaku im vdiq, pas një muaji, sa dola nga burgu vdiq sepse po dëgjonte debatet”, tregon më tej djali.

I endur një vit në Shqipëri mes katër rrugëve i riu thotë se me ndihmën e një shoku nisi punë, por i ati vazhdon ta përndjekë edhe atje.

“Kam një vit rrugëve, nuk di ku të jetoj dhe çfarë të bëj. Kam ndenjur 7 muaj mbyllur brenda në shtëpi, pas 7 muajve kontaktoj me një shok që sot jeton në Angli. I thashë që nuk kam mënyrë jetese dhe të lutem fol pak me babain tënd që të më marrë pak në punë. Kam një muaj që kam filluar punë me siguracione e me të gjitha. Por, as në punë nuk më lë të qetë, madje më ka çuar dhe një të botës së krimit. Kam qenë duke ngrënë bukë, ma ka hedhur tasin e bukës, unë nuk kam parë ndonjëherë kështu. Më ka bërë dhe shumë gjëra të tjera brenda në burg që nuk mund t’i flas këtu”, tregon më tej Xhemal Kurt.

Përndjekjen e Skënder Kurtit ndaj të birit e konfirmon dhe vetë pronari i biznesit ku punon Xhemali. Ai tregon se ndodhet në një situatë të vështirë, ku Skënder Kurti nuk po i lë të qetë.

“Babai i tij ka kërcënuar dhe prindërit e mi, u ka thënë që të mos e marrin në punë ose do ta vras. Unë kam bërë një kallëzim penal për shpifje sepse ka thënë që unë pi lëndë dhe shes lëndë narkotike, madje i jap dhe Xhemalit lëndë narkotike. Unë do të shkoj të bëj kallëzim penal për zotërinë Skënder Kurti për përndjekje. Më përndjek si nga makina që jam me familjen ose me Xhemalin me makinë, si mbi shtëpinë time”, thotë qytetari.

Gazetari i “Stop” takoi babain agresor dhe Skënder Kurti shpreh hapur hakmarrjen, përndjekjen dhe inskenimin që i ka bërë djalit të tij, vetëm për t’u hakmarrë për denoncimin që i bëri vajza e tij në vitin 2015 në Itali për ngacmim seksual.

Skënder Kurti: Ec, se do të pështyj në surrat! M’i the tre-katër herë, do t’i fus duart në fyt..

Gazetari: Dëgjo këtu…! Çfarë do bësh ti?

Skënder Kurti: Ata i kërkuan 7 vite burg, le të më japin 7 vite jetë! Ik ti me ata, më jep 7 vite jetë edhe i fus unë në burg!

Gazetari: O zotëri! Hajde dëgjoje këtu, se çfarë i thua vajzës dhe nuk është normale për një baba! Ja, çfarë i thua vajzës!

Skënder Kurti: Çdo lloj pisllëku i kam thënë, se e ka meritu. Më ka fut në burg. Pse më ka fut në burg?

Djali: Çfarë do nga unë?

Skënder Kurti: Po ti çfarë do nga unë?

Djali: Po kam ardh me taku gjyshen time, tu i pru ushqime, tu pru ushqime.

Skënder Kurti: Ku? Kujt reee…,ti mu ushqime..,punoj unë.

Djali: Më ke gjujt i pari, më ke thënë këlysh ku*ve. Ke marrë levë hekri, o gënjeshtar 50 vjec. Turp e marre, që gënjen!

Skënder Kurti: A prapë fillove me këtë ti?! Këtu, këtu do të rrish, deri sa të thotë shteti..!

Gazetari: O Skënder, se nuk e le ti këtu tani…!

Skënder Kurti: Me atë s’kam punë! Kaq! Mbarova!

Djali: Se i ke fëmijë, gjynaf…!

Skënder Kurti: Ore, robt, ku ti kenë fëmijët, ore! Ma kanë pru këtu, ore! Po këtu ore, ma kanë pru! Po kam qenë ore. I thashë, me shpirt i dhashë një shansin e fundit, tërhiq denoncimin.

Gazetari: Po hakmerresh për të gjitha këto..?

Skënder Kurti: Do të hakmerrem unë…Pse të më fusësh në burg…?!/Tvklan

skender kurti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës