Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në njoftim, Administrata Tatimore rikujton gjithashtu procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore.
TIRANË- Administrata Tatimore ka njoftuar se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe nga dita e sotme platforma është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.
Në njoftim, Administrata Tatimore rikujton gjithashtu procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore.
Njoftimi:
Administrata Tatimore informon se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së sotme, 28 janar, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.
Megjithatë, për qëllime sqaruese dhe orientuese, si dhe duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura ditët e fundit, Administrata Tatimore rikujton procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore.
Për këtë qëllim, të gjithë tatimpaguesit duhet të kenë në konsideratë sa vijon:
1. Tatimpaguesit, që përdorin software për lëshimin e faturave
Rreth 139.000 tatimpaguesit, që përdorin software për lëshimin e faturave, duhet të vijojnë normalisht me lëshimin e faturave përmes tij edhe në rastet kur konstatojnë se faturat nuk janë pajisur me kodin unik (NIVF). Në momentin që platforma rikthehet në shërbim të plotë, këta tatimpagues do të vijojnë me fiskalizimin e faturave të pafiskalizuara, duke u siguruar që për çdo faturë të lëshuar të gjenerohet kodi unik përkatës (NIVF).
2. Tatimpaguesit, që nuk disponojnë software fiskalizimi
Rreth 3000 tatimpaguesit, që nuk janë të pajisur me software, por përdorin Platformën Qendrore të Faturave për lëshimin e tyre mund të pajisen me software që i përshtatet aktivitetit të tyre ose t’i drejtohen me kërkesë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse për t’u pajisur me bllokun e veçantë të faturave, në përputhje me parashikimet e nenin 30 të ligjit nr. 87/2019. Blloku i veçantë i faturave përdoret edhe në rast të një defekti apo ndërprerje të plotë të punës së zgjidhjes software-ike. Faturat e lëshuara me bllokun e veçantë duhet të raportohen pranë Administratës Tatimore, brenda afateve ligjore të përcaktuara.
3. Fiskalizimi i faturave në lidhje me zhdoganimin e mallrave
Në rastet e zhdoganimeve, afati ligjor për kryerjen e fiskalizimit është 7 ditë nga data e daljes së mallit në qarkullim të lirë. Në rast se ky afat tejkalohet si rrjedhojë e vështirësive që mund të krijohen gjatë aksesimit të Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, Drejtoritë Rajonale Tatimore do të marrin në konsideratë situatat specifike, që kanë çuar në tejkalimin e afatit, rast pas rasti.
Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të ndjekin me vëmendje udhëzimet e mësipërme, me qëllim respektimin e detyrimeve ligjore në fuqi./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Eria Ago e cila dyshohet se ka ndihmuar Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, ka kërkuar lirin&eum...
Foto ilustruse SARANDË- Policia ka publikuar pamjet, ku shoqërohet në komisariat njëri nga autorët e plagosjes në Sarandë...
Foto ilustruse SARANDË- Policia ka dhënë detaje rreth plagosjes në Sarandë. Në lidhje me këtë ngjarje janë arr...
Foto ilustruse LEZHË- Moti i keq ka përfshirë qytetin e Lezhës që prej pasdites së të mërkurës. Kjo ka b&...
Foto ilustruse ELBASAN- Policia e Elnasanit ka gjobitur me 2 milionë lekë një pikë grunbullimi të metaleve në Elbasan. Kjo pa...
Foto ilustruse SARANDA- Një zënkë e cila më pas ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse ka ndodhur në qy...
Foto Ilustruese Ndonëse sistemi i self-care filloi të bëhej funksional për bizneset, që nga pasditja e djeshme dhe sot Agjencia K...
TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e mjeteve që ndod...
FIER- Një konflikt në familje ka ndodhur në Fier, ku një ka dhunuar xhaxhanë e tij dhe kushëririn, ndërkohë...
Eurot e sekuestruara SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar grekun, Grigorios Vlachopoulos, pasi dyshohet se po tentonte të kalonte ...