Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të nisë në orën 15:00, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Të premten, më 24 prill, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.
Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të nisë në orën 15:00, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar kërkoi burgim të përjetshëm për Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq. Që të tre kanë mohuar akuzat.
Një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.
Tre të akuzuarit janë në mesin e 45 personave të përfshirë në aktakuzën e ngritur një vit pas sulmit në Banjskë, sulm që Kosova e cilëson si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të.
Teksa pritet të shpallet aktgjykimi, më 17 prill autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar një burrë, që dyshohet se ishte përfshirë në sulmin në Banjskë.
Ai u arrestua në Merdare, teksa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Stefan Radulloviq, të cilin e përshkroi si “ “edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut”.
Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.
Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.
Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiq akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash./REL
Zjarri i Bushatit i pushtuar nga tymi Në landfillin e Bushatit, tymi i dendur ngrihet pa ndërprerje nga vatra dhe përhapet në ajër...
Delegacion i partisë Fratelli d’Italia LEZHA- Një delegacion i partisë Fratelli d’Italia, e cila është edhe forca...
Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Saza...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 11 të arrestuarit gjatë protestës së Partisë Demok...
FIER- Një 68-vjeçar nga fshati Dukas i Fierit ka vënë në lëvizje policinë mesditën e sotme, pasi telefonoi duke th&e...
Foto ilustruse Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 2...
Inteligjenca Artificiale (IA) po riformëson tregjet e punës në mbarë botën, duke sjellë sfida dhe mundësi edhe për ven...
Produkti me salmonelë TIRANË- Produkti që shikoni në ekran është çokokremi i rrezikshëm me salmonelë, i...
foto ilustruese ZVICËR- Gazeta zvicerane Aargauer Zeitung ka përshkruar me detaje sesi një grup kriminal pastronte milionat ...
SERBI- Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA) - institucion kryesor i inteligjencës civile - prej kohësh ndodhet në qen...