Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu është deportuar një 43-vjeçar nga Gjermania për trafikim të lëndëve narkotike, ndërkohë që një 65-vjeçar është deportuar nga Greqia për veprën penale mashtrim.
TIRANË- Tre shqiptarë janë deportuar ditën e sotme në Shqipëri nga vendet fqinje. Mësohet se drejt vendit tonë janë deportuar një 42-vjeçar nga Italia për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të kryer në grup kriminal. Po ashtu është deportuar një 43-vjeçar nga Gjermania për trafikim të lëndëve narkotike, ndërkohë që një 65-vjeçar është deportuar nga Greqia për veprën penale mashtrim.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana Ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia, 3 shtetas të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim. Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, Gjermani dhe Greqi, me objektiv lokalizimin, vënien në pranga dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u kryen ekstradimet:
-nga Italia në Shqipëri, i shtetasit S. P., 42 vjeç. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 42-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa;
-nga Gjermania në Shqipëri, i shtetasit A. Gj., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021.
-nga Greqia në Shqipëri, i shtetasit B. K. alias Z. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Shtetasit e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen 2 persona në Elbasan dhe procedohet 1 tjetër. Policia arrestoi 38-vjeçarin me iniciale D.U pasi g...
Foto ilustruese MAMURRAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mamurras, ku dyshohet se një 17-vjeç...
Foto ilustruese IZRAEL- Disa operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria kanë mbetur t...
fqinji SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë pas mesnatës në lagjen Zogaj në Shkodër, ku një 52...
foto nga vendngjarja TIRANË- Shërbimet e komisariat të Policsë pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, u kanë...
pamje nga serat GRAMSH- Tre ambiente të përshtatura si sera ku po kultivoheshin 792 fidanë kanabisi janë zbuluar nga policia në Gr...
pamje nga qerreti QERRET- Pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të plazhit në bregdetin shqiptar. Në pritje të çeljes...
Foto ilustruese SPANJË- Një 33-vjeçari shqiptar i është bërë atentat mbrëmjen e djeshme në Marbella të ...
delin beqiri GREQI - Një 36-vjeçar shqiptar nga Bubullima e Lushnjes, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos në Greqi. 36-...
Foto ilustruese TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale....