LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha katolike, sot mesha ortodokse

• Festohen sot Krishtlindjet. • Kjo është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. • Ajo kremtohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. • Pas Pashkëve, festa e Krishtlindjeve është festa më e rëndësishme për të krishterët. • Për besimtarët katolikë, festimet dhe mesha nisin mbrëmjen e 24 Dhjetorit, ndërsa mesha dhe festimet për besimtarët ortodoksë kremtohet paraditen e sotme. • Në Tiranë mesha e krishtilindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit. • Mesha drejtohej nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj. • Mesha e besimtarëve ortodoks u mbajt mëngjesin e sotëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. •Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kishat ortodokse në Durrës mbushen me besimtarë, luten për paqen shpirtërore

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
Durrës

DURRËS- Në kishat ortodokse, ungjillore dhe katolike në Durrës, besimtarët e krishteë janë mbledhur për të kremtuar lindjen e Jezu Krishtit. Mësohet se mesha e lindjes së Krishtit u shërbye në kishën ortodokse të Shën Astit dhe Shën Pavlit në qytetin bregdetar, si dhe në kishën katolike të Shën Domenikut. Të pranishëm në ceremonitë ishin besimtarë të të gjitha moshave të cilët u lutën për paqen shpirtërore. 

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

3 VITE ME PARE

Qindra besimtarë në katedralen Shën Nikolla në Lezhë, luten për paqe dhe harmoni

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
besimtarët në Lezhë

LEZHË- Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë lutja për paqe dhe harmoni janë kryefjala e kremtimit të krishtlindjeve. Mësohet se qindra besimtarë të krishterë morën pjesë në Meshën e Krishtlindjes e mbajtur në mesnatë në Katedralen Shën Nikolla në Lezhë. Katolikët u luten për paqe, harmoni dhe për më shumë mirëqenie.

Mesha u drejtua nga Imzot Otavio Vittale ipeshkëv i Lezhës, i cili theksoi se besimi i çdo të krishteri në birin e hyut Jezu Krishti ka një rëndësi të veçantë. 

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
besimtarët

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

3 VITE ME PARE

TRADITAT- Si festohen Krishtlindjet në mbarë botën?

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
Pema e krishtlindjeve

TIRANË- Stina e festave ka ardhur, me këmbanat që bien dhe bora që shkëlqen në rrugë. Mes byrekut, këndimit të këngëve dhe blerjes së dhuratave, mund të jetë e vështirë të bëni një pauzë dhe të kujtoni se cilat janë traditat që keni ndjekur prej vitesh. Skynews ka bërë një përmbledhje të traditave specifike që kryhen në disa shtete.

Polonia - Thyerja e bukës

Në prag të Krishtlindjeve, familjet mblidhen për të ndarë bukën. Kjo traditë filloi me një vaferë të thjeshtë të bardhë, të pjekur nga mielli dhe uji dhe është projektuar me një shfaqje të imazheve të Krishtlindjeve.

Tradicionalisht, çdo person rreth tryezës thyen një copë teksa i urojnë njëri-tjetrit Gëzuar Krishtlindjet.

Islanda - Dhënia e librave

I njohur gjithashtu si "Jolabokaflod" që përkthehet në "libri i Krishtlindjeve" është një traditë islandeze e dhënies së librave të rinj në prag të Krishtlindjeve dhe leximit të tyre me familjen dhe miqtë.

Pasi të keni marrë një libër për t'u zhytur, sigurohuni që të rehatoheni në shtrat ose pranë oxhakut, me një çokollatë të nxehtë për natën.

Meksikë - Nata e Radishes

Një ngjarje vjetore e cila mbahet më 23 dhjetor dhe njihet si Noche de los Rabanos në Oaxaca City.

Rrepkat kanë luajtur gjithmonë një rol integral në kuzhinën e Krishtlindjeve të Oaxaca-s, si një përbërës thelbësor dhe një garniturë dekorative. Konkursi vjetor i gdhendjes së rrepkës daton në 1897 dhe u bë pjesë e tregut të Krishtlindjeve të atij viti. Tradita vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Japoni - Pulë e skuqur në Kentaki

Në Japoni, familjet mblidhen rreth tryezës së darkës për të ngrënë një kovë me pulë të skuqur për të përkujtuar sezonin festiv.

Disa thonë se menaxheri i parë sipërmarrës i KFC-së në Japoni, me emrin Takeshi Okawara, tha një gënjeshtër të bardhë në vitin 1970 dhe tregtoi pulën e skuqur si një ushqim tradicional amerikan të Krishtlindjeve për të inkurajuar shitjet në atë kohë.

Sipërmarrja e Okawara-s vendosi traditën e Krishtlindjeve në Japoni.

Austri - Krampus

Çdo vit, fëmijët në Austri bëhen gati që Shën Nikolla t'i vizitojë dhe sipas traditës, nëse fëmijët janë sjellë mirë, ai do t'i shpërblejë. Nëse fëmijët kanë qenë të këqij, ata do të duhet të përballen me Krampus.

Mbretëria e Bashkuar - Pudingu i Krishtlindjeve

I prezantuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në shekullin e 14-të, shumë britanikë vazhdojnë të mbajnë traditën e vendosjes së një monedhe argjendi në puding që thuhet se sjell fat të mirë.

Pudingu është bërë tradicionalisht me rrush të thatë, rrush pa fara, kumbulla të thata, verëra dhe erëza dhe është një preferuar i të gjitha kohërave në Britani.

3 VITE ME PARE

Krishtlindjet dhe zakonet e saj

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
Krishtlindjet

TIRANË- Një nga festat më të mëdha, të krishtera janë Krishtlindjet. Festimi i tyre, edhe për arsye komerciale, është bërë gjithnjë e më i zgjatur vitet e fundit, por kjo festë e veçantë nuk e ka humbur aspak shkëlqimin e saj. Por sa mirë i njohim Krishtlindjet?

Më poshtë do rendisim disa fakte që ndoshta nuk janë të njohura.

Kur filloi festimi i Krishtlindjeve?

Ndoshta shumë besojnë se Lindja e Krishtit festohej gjithmonë më 25 dhjetor. Por kjo nuk është kështu, sepse data specifike u vendos përgjithësisht në kishë në mesin e shekullit të IV-të. Festa mendohet se është themeluar në vitin 336 në Romë dhe është përhapur me shpejtësi në Kishat e Lindjes dhe të Perëndimit. Deri atëherë, Lindja e Krishtit kremtohej së bashku me Pagëzimin e Tij më 6 janar (Teofani). Kisha armene nuk e pranoi këtë ndryshim të veçantë dhe mbajti traditën e vjetër, ndërsa Kisha e Jerusalemit e mbajti traditën e vjetër deri në kohën e Justinianit (527-565). Vendosja e datës së re lidhet me kremtimin nga paganët romakë të festës së lindjes së Helios të pathyeshëm.

Historia e pemës së Krishtlindjes

Pema e Krishtlindjes, zakonisht një pemë bredhi, zbukurohet me drita dhe zbukurime si pjesë e festës së Krishtlindjes. Pema është gjithmonë me gjelbërim. Përdorimi i një peme të tillë, me një kurorë, si simbol të jetës së përjetshëm ishte një zakon i lashtë i kinezëve, egjiptianëve dhe hebrenjve. Në fakt, paganët kishin edhe pemë si objekt adhurimi. Skandinavët në Vitin e Ri dekoruan shtëpinë dhe hambarin me gjelbërim të përhershëm për të mbajtur larg djallin, ndërsa në kohën e Krishtlindjeve ngrinin një pemë për zogjtë. Një zakon tjetër që ekzistonte në Gjermani ishte vendosja e një peme të Krishtlindjeve në hyrje ose brenda shtëpisë gjatë festimeve të solsticit dimëror.

Pema moderne e Krishtlindjes e ka origjinën në Gjermani. Në një dramë popullore mesjetare për Adamin dhe Evën, një bredh i zbukuruar me mollë (pema e Parajsës) që simbolizonte Kopshtin e Edenit, dominonte skenën. Fillimisht i varnin biskota të holla që simbolizonin mikpritësin, bukën pa maja të kungimit katolik, simbol i krishterë i shpëtimit. Më vonë biskotat u zëvendësuan nga ato në forma të ndryshme dhe shpesh shtoheshin qirinj që simbolizonin Krishtin. 

Në të njëjtën dhomë me pemën, gjatë sezonit të Krishtlindjeve ndodhej një strukturë trekëndore prej druri me rafte, mbi të cilat vendoseshin figurina të Krishtlindjeve, degë, qirinj dhe një yll, e ashtuquajtura "piramida e Krishtlindjeve".

Në shekullin e 16-të, "pema e parajsës" dhe "piramida e Krishtlindjeve" "u bashkuan" dhe kështu doli pema e Krishtlindjes. 

Krishtlindjet

Shkurtesën Xmas në vend të fjalës Krishtlindje e njohin edhe ata që nuk dinë anglisht. Por edhe shumë nga ata që dinë anglisht rrjedhshëm nuk janë të vetëdijshëm se X e Krishtlindjeve nuk është X (ish) angleze, por X greke! 

Fjala Krishtlindje ekziston në fjalorin anglez para shekullit të 12-të. Fjala Xmas sipas Merriam Webster daton në vitin 1721. Sipas Wikipedia, shfaqja e parë e fjalës Xmas është në "Historia e Kolegjit të St Edmund, Old Hall", e Bernard Ward, botuar fillimisht në 1755. Versioni "Xtemmas" u shfaq për herë të parë në vitin 1551 ndërsa lloji “Xpes masse” u shfaq rreth vitit 1100.

Historia e gjelit të Krishtlindjes

Gjeli i detit, zakonisht i mbushur në furrë, lidhet me festën e Krishtlindjeve. Dhe “gjeli i Krishtlindjeve” është një zakon europian. Evropianët mësuan për këtë vetëm në 1524, pasi ai "erdhi" nga Meksika . Të parët që rritën gjelat ishin të pasurit, pasi ata mbanin ferma të veçanta për gjelat në pronat e tyre, të cilat ishin një pjatë e shkëlqyer për bankete dhe festime. 

Megjithatë, shumë njerëz në të kaluarën hanin një pulë ose gjel për Krishtlindje dhe mbi të gjitha një derr të cilin e therin në mënyrë rituale.

Këngët

Këngët me përmbajtje fetare lidhen me festa të caktuara të krishtera.

Këngët e çdo feste marrin, në varësi të përmbajtjes së saj, një formë të ndryshme. Në përgjithësi, në fillim ata shpallin ose përshkruajnë ngjarjen që po kremton Kisha. Kjo pasohet, kryesisht në këngët e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, nga urimet dhe lavdërimet për shtëpinë dhe banorët e saj, në varësi të profesionit të të zotit të shtëpisë apo të anëtarëve të familjes. 

Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë!

3 VITE ME PARE

Krishtlindja shton fluksin e hyrje-daljeve në dogana, radhë të gjata në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
Pika kufitare

KUKËS- Radhë të gjata janë krijuar pranë pikës kufitare të Kapështisës dhe Qafë Thanës për shkak të festave të fundvitit. Për datën 24 dhjetor, në pikën kufitare të Kapshticës, kanë hyrë 6576 shtetas dhe kanë dalë 2707.

Ndërsa, në pikën Qafë Thanë, kanë hyrë 3069 shtetas dhe kanë dalë 3045.

Sot kremtohen Krishtëlindjet nga besimtarët e krishterë. Kjo festë ka bërë që shumë emigrantë që ndodhen jashtë vendit, t'i bashkohen tryezat e të afërmve që kanë në Shqipëri.

3 VITE ME PARE

VIDEO - Krishtlindjet në Fier, besimtarët festojnë në kishën e Shën Gjergjit

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
Mesha

FIER- Qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm kane marrë pjesë në meshën e organizuar me rastin e lindjes së Krishtit në kishën e Shën Gjergjit që ndodhet pranë qëndrës së qytetit.

Teksa ndiznin qirinjë dhe kryenin lutjet e tyre pranë ikonave, urimet e tyre kanë qënë për më shumë dashuri, paqe, mirësi, lumturi mes njeri-tjeteit dhe për mbarë shqiptarët jo vetëm brenda vendit por më cdo skaj të botës.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

3 VITE ME PARE

Papa Françesku në festë me karrige me rrota: Lutem për fëmijët e vrarë nga luftërat. Mos i harroni të varfrit

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
Mesha

ITALI- Papa Françesku gjatë predikimit të tij në meshën e Krishtlindjeve ka ftuar besimtarët të mos i harrojnë të varfrit. Papa Françesku mbërriti në meshë me karrige me rrota, ndërsa rreth 7 mijë besimtarë ishin të pranishëm në festën e Shën Pjetrit.

“Edhe këtë Krishtlindje shihet një njerëzim i pangopur nga paratë, fuqia dhe kënaqësia nuk bën vend, siç ishte për Jezusin, për më të vegjlit, për kaq shumë fëmijë të varfër, të harruar. Unë mendoj mbi të gjitha për fëmijët e shkatërruar nga luftërat, varfëria. Por Jezusi vjen pikërisht aty”, ka thënë Papa në predikimin e tij në natën e Krishtlindjes. 

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

3 VITE ME PARE

Krishtlindjet/ Mbahet mesha në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", besimtarët luten për më shumë paqe e mirësi

Krishtlindje/ Kremtohet lindja e Krishtit, mbrëmë u mbajt mesha
Mesha

TIRANË- Sot besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen. Këtë mëngjes është mbajtur mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen "Ngjallja e Krishtit". Meshën e mbajti kryepeshkopi Anastas Janullatos. Mbrëmë në Katedralen e 'Shën Palit' kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë.

Në Tiranë mesha e krishtilindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit dhe vazhdoi deri pas mesnate.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

lindja e krishtit festa e krishtelindjeve krishtlindje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës