LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Të marr peng, të fus në bagazh’/ Refik Halili dhe Sinan Idrizi dhunojnë gazetarët e Piranjave! Policia dhe Prokuroria ‘kyçin gojën’! Dy sanitare të Air Albania ende pa rroga e siguracione

Sepse historia duhet nisur që nga fillimi, tek dy zonja të cilat kanë punuar si sanitare në kompaninë Air Albania, ku një nga aksionerët kryesorë të kompanisë është biznesmeni, Sinan Idrizi. Ato u pushuan nga puna, por kjo nuk do të ishte e keqja e tyre më e madhe pasi më pas do të zbulonin se kompania ku kishin punuar nuk u kishte kaluar siguracionet, duke i djegur nga përfitimi i asistencës, një të drejtë që ta jep shteti.

19 Shtator 2025, 21:53 Nga E. D
‘Të marr peng, të fus në bagazh’/ Refik Halili dhe
foto nga emisioni

TIRANË- Në historitë me mafiozë dhe banda gangsterësh, rrëmbimi dhe futja e më të dobëtit në bagazhin e makinës, është një praktikë mëse normale që ilustron veprimtarinë e tyre, ndërkohë që pas këtij momenti jeta e të rrëmbyerit nuk është më ajo e mëparshmja, gjithmonë nëse shpëton gjallë.

Por sa mizor dhe njëkohësisht i mbrojtur nga shteti duhet të jesh, qoftë dhe për të artikuluar diçka të tillë? Këtë do t u’a sqarojmë në një moment të dytë...

Sepse historia duhet nisur që nga fillimi, tek dy zonja të cilat kanë punuar si sanitare në kompaninë Air Albania, ku një nga aksionerët kryesorë të kompanisë është biznesmeni, Sinan Idrizi. Ato u pushuan nga puna, por kjo nuk do të ishte e keqja e tyre më e madhe pasi më pas do të zbulonin se kompania ku kishin punuar nuk u kishte kaluar siguracionet, duke i djegur nga përfitimi i asistencës, një të drejtë që ta jep shteti. Ndërsa Vjollcës, kompania e fluturimeve pa avionë, i kishte dhe dy paga për ti dhënë. Ndërkohë që vetë kompania po kalon periudhë të vështirë, pasi është në prag të falimentimit, gjë që me sa duket e ka detyruar pronarin të sillet në këtë formë me ish-vartëset e tij.

Pasi provuan çdo rrugë komunikimi për të gjetur zgjidhje në zyrat e kompanisë, dy zonjat iu drejtuan institucioneve të këtij vendi, por fatkeqësisht nuk morën asnjë zgjidhje, duke mbetur të vetme në një betejë me kompaninë dhe biznesmenin Idrizi, që nuk i dëgjoi kurrë.

Për tu treguar transparentë, ne kemi shkuar disa herë në zyrat e kompanisë Air Albania, pa e gjetur asnjëherë zotin Idrizi, prandaj i vetmi vend ku mund ta takonim, ishte stadiumi, në një moment kur ndeshja ende nuk kishte filluar. Nisja e bisedës ishte e gjitha me tone të qeta, me zotin Idrizi që kërkonte ta shtynte me çdo kusht takimin tonë, deri në një moment kur kolegu i tij, president i Tiranës, Refik Halili, pati një shpërthim të çuditshëm, kundër dy sanitareve, me të cilat nuk kishte asnjë lidhje.

Ndërkohë që pas këtij momenti dhe pas një sinjali të tipit mafioz të zotit Halili, ndaj ushtarëve të tij, situata degradoi në kaos me përplasje, shtyrje dhe kërcënime. Ndërsa pas transmetimit të asaj që kishte ndodhur, klubi i Flamurtarit dhe më pas zoti Idrizi, në një intervistë për një media lokale, do ta kthenin situatën në qesharake, me akuza për armë të kamufluara, pistoleta dhe grup kriminal të kamufluar si gazetarë. Një skenar që do ta kishin zili dhe regjisorët e Hollivudit. Por kjo nuk e ndryshon aspak atë që ndodhi dhe të vërtetën që zoti Idrizi, Refik Halili dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm nuk u ndjen në asnjë moment të rrezikuar nga ne, që kishim shkuar aty vetëm për të kërkuar një zgjidhje, për dy zonjat, të cilat kishin muaj që shkonin në zyrat e kompanisë Air Albania për të drejtën e tyre./Piranjat.al

refik halili sinan idrizi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit