LIVE UPDATES
Aktualitet

Të miturit 5 dhe 7 vjeç rrezikojnë t’u bjerë tavani në kokë, flenë në tokë. Babai me probleme të shëndetit mendor apel për ndihmë

Ai i është drejtuar Fiksit për ndihmë dhe ajo që kërkon është të sigurojë një strehë të ngrohtë e sigurtë për fëmijët e tij. Të ardhurat që merr nga kempi janë shumë të pakta për të siguruar gjithë nevojat e familjes dhe ai shpjegon se ndonjëherë është ndihmuar nga bashkia me ndihma.

1 Mars 2024, 22:39 Nga h.k
Të miturit 5 dhe 7 vjeç rrezikojnë t’u bjerë tavani
Foto ilustruese

MAT-Familjes Ceka nga fshatin Zenisht i Bashkisë Mat e përbërë prej 4 vetash jeton në kushte ekstreme varfërie. Dy fëmijët e mitur të familjes 7 dhe 5 vjeç çdo natë flenë në tokë midis lagështirës, suvave të rëna të mureve dhe tavanit prej kallamishteje .

Kushtet e shtëpisë janë të pabanueshme, por familja Ceka gjithsesi jeton në të edhe pse në ditët me shi çfarë bie jashtë hyn brenda.

32 vjeçari tregon mes lotësh vuajtjet dhe varfërinë e skajshme në të cilën ai dhe familja e tij jetojnë. Vetë është invalid pasi në moshë të vogël ka kaluar temperaturë dhe kjo gjë ë ka shkaktuar prapambetje mendore, ku dhe merr një kemp prej 10305 lekësh. Z. Ceka nuk është i aftë për punë si pasojë e problemit shëndetësorë që ai ka, ndërsa bashkëshortja e tij duhet të kujdeset për dy fëmijët e saj, për vajzën 5 vjeç dhe djalin 7 vjeç. Dimri është edhe më i vështire për t’u kaluar në kushtet që është familja, por ngrohen sado pak me sobën e drurit. Për sigurimin e druve i ndihmojnë komshinjtë ose siç shprehet kryefamiljari pret pemët frutore për të ngrohur të miturit.

Ai i është drejtuar Fiksit për ndihmë dhe ajo që kërkon është të sigurojë një strehë të ngrohtë e sigurtë për fëmijët e tij. Të ardhurat që merr nga kempi janë shumë të pakta për të siguruar gjithë nevojat e familjes dhe ai shpjegon se ndonjëherë është ndihmuar nga bashkia me ndihma.

Jetesa për familjen nuk ka qenë e lehtë. Fillimisht ata kanë jetuar tek shtëpia e motrës së Z. Ceka dhe më pas tek vëllai, por që mundësia nuk ishte më. Kështu familja u shpërngul në shtëpinë përdhese të prindërve të Gentianit e cila është gati e pabanueshme.

Fiks Fare iu drejtua drejtorisë së Shërbimit Social pranë Bashkisë së Matit për të mësuar nëse kishte hapësira për ndihmë ndaj familjes Ceka.

Në përgjigjen e tij ky institucion sqaron se rasti i familjes së Z. Gentian Ceka njihet nga punonjësit e Njësisë Admimnistrative Lis  dhe e heq përgjegjësinë nga vetja, duke shpjeguar se kjo familje ka marrë të gjitha ndihmat nga bashkia, aq sa i lejon ligji.

Sipas tyre kryefamiljari merr një pagesë prej 10305 lekësh si pagesë për aftësinë e kufizuar dhe një kompensim prej 1288 lekësh për rimbursimin e energjisë elektrike.Gjithashtu bashkëshortja dhe dy fëmijët janë trajtuar me ndihmë ekonomike nga fondi 6% i bashkisë nga muaji mars deri në shtator në shumën 3703 lekë.Kjo ndihme ekonomike u është ndërprerë sepse znj. Dafina nuk është paraqitur për të riaplikuar

Bashkia pranon se kjo familje është vizituar në banesë nga zyra e Ndihmës Ekonomike në Njësinë Administrative Lis ,madje u janë bërë edhe vlerësime për gjendjen social- ekonomike në të cilën jetojnë.

Për sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje për strehimin e tyre, edhe pse e kanë verifikuar  gjendjen në të cilën jeton kjo familje,si dhe sëmundjes së  kryefamiljari, Shërbimi Social i Bashkisë së Matit, thotë se vetë kryefamiljari apo personat e tjerë madhore nuk janë paraqitur për të aplikuar për banesë sociale./ Marre Top Channel 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet