LIVE UPDATES
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Kthehen në vendlindje një numër i lartë i shtetasve kosovarë

Ministria, në një përgjigje të enjten, megjithatë nuk tregoi numrin e saktë të kosovarëve të kthyer nga rajoni. Ajo tha se institucionet e Kosovës janë duke u marrë me kërkesat për kthim në bashkërendim me autoritetet e vendeve përkatëse dhe me partnerët ndërkombëtarë.

12 Mars 2026, 19:25 Nga E.d
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Kthehen në vendlindje një
Foto ilustruse

KOSOVA- Një numër i “konsiderueshëm” i shtetasve të Kosovë janë kthyer në vendlindje nga Lindja e Mesme, por qindra të tjerë vazhdojnë të mbeten në rajonin e përfshirë nga luftimet e ditëve të fundit mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, tha për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Ministria, në një përgjigje të enjten, megjithatë nuk tregoi numrin e saktë të kosovarëve të kthyer nga rajoni. Ajo tha se institucionet e Kosovës janë duke u marrë me kërkesat për kthim në bashkërendim me autoritetet e vendeve përkatëse dhe me partnerët ndërkombëtarë.

"Sipas informacioneve më të fundit të pranuara nga misionet tona diplomatike, aktualisht vlerësohet se rreth 600 shtetas të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në këto zona”, thuhet në përgjigje.

Ajo tha se procesi i evakuimit të shtetasve nga Izraeli pritet të përmbyllet deri në fund të këtij muaji.

Sipas ministrisë, Ambasada e Kosovës në Riad është duke punuar që të mundësojë kalimin e qytetarëve nga Katari, Kuvajti, Bahrejni dhe Iraku në Arabinë Saudite, duke lehtësuar procesin e pajisjes me viza saudite.

"Kjo bëhet me qëllim që qytetarët të mund të shfrytëzojnë fluturimet komerciale drejt Kosovës nga aeroportet në Jeddah, Dammam dhe Riad. Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar ka mbuluar transportin rrugor të qytetarëve nga Katari dhe Iraku, në mënyrë që ata të vazhdojnë më tej udhëtimin drejt Kosovës. Në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë kanë rifilluar fluturimet komerciale, dhe ambasada jonë atje është duke asistuar qytetarët për të organizuar kthimin e tyre drejt Kosovës", shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i nisën bombardimet kundër Iranit më 28 shkurt, duke sulmuar caqet e ushtrisë dhe të regjimit klerik.

Pas bombardimeve të mëdha fillestare, që vranë edhe liderin suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, Teherani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe disa vendeve në Lindjen e Mesme që strehojnë baza ushtarake amerikane, përfshirë Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Ndërkohë, të enjten, Ambasada e Kosovës në Zagreb njoftoi se në Prishtinë nga Riadi kanë arritur edhe disa shtetas të Bosnje e Hercegovinës, por nuk ka bërë të ditur numrin e tyre.

Sipas njoftimit, kërkesa ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës.

Përmes Aeroportit të Prishtinë janë kthyer edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Shërbimi i Maqedonisë së Veriut i Radios Evropa e Lirë raportoi se një grup prej 153 pasagjerësh është evakuuar të mërkurën, derisa autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar edhe kthime të tjera.

Ministri i Jashtëm, Timcho Mucunski informoi të hënën se është duke u zhvilluar një proces i koordinuar i evakuimit të qytetarëve maqedonas nga disa vende në Lindjen e Mesme, i cili pritet të finalizohet deri në fund të kësaj jave.

Në mesin e pasagjerëve që janë evakuar që nga 8 marsi, sipas raportimit, janë edhe 13 shtetas nga Kosova./REL

iran kosova shba

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë