6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në raportin e Auditit thuhet se, Senati Akademik i UPT-së, në korrik të vitit 2019, ka miratuar strukturën e përgjithshme të Universitetit Politeknik, duke i propozuar njëkohësisht Bordit të Administrimit edhe numrin e personelit të institucionit në të gjithë nivelet.
TIRANË- Administrator i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), Besmir Ali, është shkarkuar nga detyra, pasi një audit i Ministrisë së Arsimit ka konstatuar shkelje të rënda ligjore në veprimtarinë e tij. Ministria e Arsimit thotë se Ali ka krijuar një drejtori me organikë 6 zyrtarë, në kundërshtim me kuadrin ligjor që rregullon aktivitetin e institucioneve të arsimit të lartë, duke “krijuar apo mund të krijojë konflikte institucionale midis organeve drejtuese të UPT-së, duke krijuar pasiguri në funksionimin e shërbimeve, si dhe duke rritur mundësinë për vendimmarrje jo të ligjshme dhe të paqarta për personelin e drejtorisë”.
Në raportin e Auditit thuhet se, Senati Akademik i UPT-së, në korrik të vitit 2019, ka miratuar strukturën e përgjithshme të Universitetit Politeknik, duke i propozuar njëkohësisht Bordit të Administrimit edhe numrin e personelit të institucionit në të gjithë nivelet. Krijimi i kësaj strukture duket se ka gjetur të papërgatitur Rektorin e Universitetit Politeknik, i cili, në nëntor të vitit 2020, ka kërkuar informacion zyrtar nga Administratori Besmir Ali për procedurat e ndjekura për krijimin e kësaj Drejtorie. Grupi i Audit të Ministrisë së Arsimit thotë se Administratori nuk ka kthyer përgjigje për këtë shqetësim të Senatit Akademik.
Por përfaqësuesi ligjor i administratorit Besmir Ali ka kundërshtuar publikisht gjetjet e raportit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Avokati i administratorit e konsideron të pabazuar gjithë procesin dhe pretendon se raportimi i bërë publik nuk pasqyron realitetin e çështjes. Sipas tij, një pjesë e informacionit që po qarkullon është i pasaktë dhe i ndërtuar mbi interpretim të gabuar të situatës.
Ai thekson se në lidhje me përbërjen e organeve drejtuese të universitetit ka edhe një vendim gjykate për masë sigurimi ndaj dy anëtarëve të rinj të emëruar nga ministrja, vendim që sipas tij nuk është zbatuar. Për këtë arsye, avokati paralajmëron se do të depozitojë kallëzim penal për shkeljen e këtij vendimi. Avokati argumenton se kjo drejtori nuk përbën shkelje, pasi ka pasur rol kyç në aktivitetin financiar të universitetit.
Në reagimin e tij ai thekson se struktura në fjalë gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave të institucionit, duke pretenduar se rreth 80 për qind e të ardhurave të universitetit lidhen me aktivitetet që zhvillohen përmes saj. Për këtë arsye, sipas tij, konsiderimi i krijimit të kësaj drejtorie si shkelje ligjore është “i pajustifikuar dhe i pabazuar”.
Çështja pritet të vijojë në rrugë institucionale dhe ligjore, ndërsa reagimi i palës së administratorit paralajmëron një përplasje të re juridike rreth interpretimit të gjetjeve të auditimit dhe vendimmarrjes në strukturat drejtuese të universitetit./Dosja.al
BRUKSEL- Deputetët e Parlamentit Evropian e kanë miratuar një strategji për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilën...
FOTOLAJM/ Protesta e opozitës para Kuvendit, qytetarët u hedhin spraj efektivë të policisë ...
Protesta e PD-së, tensionohet situata jashtë Kuvendit, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë ...
TIRANË- Pak para nisjes së protestës së opozitës, uniformat blu kanë krijuar perimetrin e sigurisë përpara godin&...
TIRANË- Opozita do të zhvillojë protestën para Kuvendit, teksa në sallë do të votohet në lidhje me kërkes&eu...
foto ilustruese SPANJË- Një 48-vjeçar është ekstraduar nga Spanja, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. B...
TIRANË- Partia Demokratike do të protestojë sot para godinës së Kuvendit. Bëhet me dije se në gatishmëri janë ven...
foto ilustruese TIRANË- Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në d...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kt...
Foto ilustruse SPANJA- Policia spanjolle ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar në Valencia të Spanjës. Ai u arresta, pasi&nbs...